Krymenistër,tash për tash flej dath
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Mos e kap tigrin për bishti,por nëse e ke kap tash mos e lësho! (Proverb angolas)
Nje kundërshtar politik i Kryeministrit Thaci,para disa ditësh,pak para se të futeshim ne nje debat televiziv, më tha dicka që rrallë kush mund të besoj, se nga goja e këtij përsoni mund të dali një pohim i tillë.
Nuk ka kush, për momentin që e zëvëndëson Thacin në Kosovë. Kam pasur biseda por edhe kërkesa për propozim të ndonjë përsoni nga ana ime, edhe nga disa ndërkombëtarë me ndikim në Kosovë, që të japi ndonjë emër konkret ,por më besoni se as unë, nuk kam as ide, por as solucion adekuat, për të propozuar dikend, që në këto rrëthana dhe kushte. në të cilat. po kalon Kosova , do të mund të kryente punë tha pos tjerash ky lider politik.
Dha, edhe emra të përsonaliteteve ndekrombëtare, me të cilët,(sipas tij) ka kontakte të shpeshta, dhe shtoi, se tash për tash, në këto rrethana, në të cilat po kalon Kosova,(e që janë kontribut i Thacit) por edhe po ballafaqohet edhe rajoni, Hashim Thaci, është lidershipi, i cili, po e luan lojën më së miri.
E kam kundërshtarë të ashpër politik, dhe me shumë veprime të tia nuk pajtohem , por nuk ka dilemë se vetëm falë këtyre shkathtësive , ai ka arritur të faktorizohet, dhe të na mund të gjithë neve tha ky oponent i liderit të PDK-së dhe Kryeministrit aktual duke shtuar se mbrapa vehte ,Thaci ka edhe nje pjesë të faktorëve ndërkombëtar me ndikim.
Pse e tha këtë konstatim, të cilin nuk e elaboroi më gjatë , e që me siguri është mendim i tij përsonal, por duke u bazuar në rolin dhe ndikimin e gjithë liderëve në subjektet politike kosovare, atëherë mund të themi, se ky mesazh ka edhe qëllimin por edhe prapavijën e caktuar.
Ska dilemë se Kryeministri Thaci, deri tash, pa vështërsi (te gjitha protestat i ka përmbyll pa turbulenca të mëdha) po i tejkalon gjitha pengesat me të cilat po ballafaqohet, e që vështirë mund të gjindet dikush tjetër në Kosovë, në këto rrethana aktuale, me të cilat po ballafaqohet vendi ,që do do ti tejkalonte!
Duke u nisur nga gjendja e rëndë ekonomike me të cilën po ballafaqohet popullata,pastaj situata e krijuar veqanarisht kohëve të fundit , në arsim, shëndetësi,e në sektorë tjerë, kur nuk iu përmbushën premtimet për rritje të paralajmëruar pagash , por edhe fërkimet , arrestimet, eleminimet politike, .... janë vetëm disa mini fakte që tregojnë se, kryeministri Thacindoshta me qëllim po e mban situatën e tensionuar për të mbijetuar, e për të mbetur sa më gjatë në politikë e për të pas pushtet apsolut.
Ndoshta , është edhe ndonjë skenar që për momentin sipas tij dhe këshilltarëve të tij është ilaqi më i mirë për të eleminuar edhe kundërshtarët politik, por edhe për tu faktorizuar ,se ai është NJËSHI në Kosovë, që si lider i një subjekti më të madhë në vend, të bindë edhe gjithë faktorët relevant vendor, por edhe ata ndërkombëtarë, për fuqinë me të cilën disponon,( që të kenë kujdesë) e që mund të ndërlidhet edhe me konstatimin e kundërshtarit të tij politik i cili (deklarativisht) e pranoi sic e ceka më lartë !
Nëse kësaj , ia shtojmë edhe faktin se para disa ditësh , Kryeministri Thaci, për 1oo ditë të Qevrisjes 2 , ka arritur të kompletoj një kabinetë qeveritarë, me zëvendës Kryeministra, Ministra, e zevendesministra, me nje numër mbi 6o sish, e që (me përjashtime të rralla) sikur shefi tu thoshte , jo vetëm që (mos) veproni kështu apo ashtu, por edhe të kërkonte, që ata të futeshin në grevë, është një bindje dhe një opinion, se ata pa hezitim, do të përfillnin nje gjë të tillë, dhe do të bënin gara, se cili, do të fillonte i pari, dhe do ti hynte në hatër më shumë Shefit.
Pra, realisht mund te themi se , Kryministri Thaqi, me veprimet e tija dhe politikën që instaloi, që nga koha kur mori timonin e Qeversë , pos që dalë nga dalë ,arriti ta pastrojë partinë e tij nga të padëgjueshmit, ndërkohë ,ofroi afër veti përsonalitete dhe figura që kujdestarojnë ditë e natë, vetëm për të qenë afër tij, dhe për të përfituar edhe ata dicka në këtë hallakamë, pastaj Parlamentin e armatosi me antarë të Shik-ut e me disa anonimus përsona, si dhe e veqanta dhe specialitet i posaqëm i tij, është se ka arritur që të krijoj shtrirje edhe në subjektet tjera politike me njerëz që janë në shërbim të tij .
Kur e them këtë të fundit, po e ilustroj me nje fakt:.
Vetëm disa ditë, para se të fillonte fushta parazgjedhore e dhjetorit të vitit të kaluar, për zgjedhjet e përgjthshme, në një takim rasti me Kryemisnistrin, kur e pyeta se si i ka punët dhe disponimin para zgjedhjeve të përgjthshme, pos shume qëndrimeve tjera optimiste ,më pat dhënë emra përsonash të cilët, sipas tij, janë njerëz te tij në subjektet tjera politike, të cilët pa problem punojne për PDK-ne dhe përsoanlisht llogaritë në ndihmën e madhe të tyre.
Me besoni, kur sot, shohë këta njerëz se si veprojnë, ku janë pozicionuar ,dhe cilat janë raportet e tyre , pikërsisht më Kryeministrin Thaci ,me bindje të plot e them .Tash për tash, Kryeministër, flej dath.
Por, nje gjë duhet ditur Kryeministër,kujdesë nga të huajt të cilët jo rrallë miqët më të mdhenjë i konvertojnë në armiqë apo thënë më butë në kundërshtarë ,por gjithashtu duhet pranuar , se nuk ka të përjetshëm asgje, jo vetëm në poste, por as në këtë botë.!