Kryeministrit që nuk ju hapën dyert
Shkruar nga Faton Topalli
Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi, së bashku me Ministren e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku, ministrin e ekonomisë, Besim Beqaj, dhe zëvendësministrin e jashtëm Petrit Selimi qëndruar gjatë fundjavës së kaluar në Zvicër.
Kryeministri Thaçi ka marr në Gjenevë titullin Doctor Honoris Causa të Shkollës së Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, një shkollë private, ndërsa sipas portalit Albinfo ai është takuar edhe me një grup biznismenësh zvicerian.
Vizita e Thaçit në Zvicër, përjashtuar zhurmën mediale në mjetet publike të informimit në Kosovë, kaloi pa u regjistruar fare. I vetmi medium informativ në Zvicër që u interesua për vizitën e Kryeministrit ishte portali digjital Albinfo. Albinfo botoi një njoftim për ardhjen e Kryeministrit në Zvicër dhe një intervistë me te.
Qeveria dhe mediat zviceriane bojkotojn Thaçin
Vizita e Delegacionit të lartë të Kosovës në krye të së cilit ishte Kriministri, ishte një vizitë private. Ndryshe ska si të spjegohet fakti që Kryeministri dhe delegacioni i tij nuk u pritën nga asnjë zyrtarë i Zvicrës.
Vizita e Kryeministrit nuk u regjistrua nga Mediat vendase. Ai thjesht u bojkotua. Ky udhëtim privat nuk i solli asnjë dobi politike shtetit të Kosovës.
Përkundrazi vizita e Thaçit në Zvicër solli një mesazh të keq. Mesazhin që i pari i Kosovës është i padëshirueshëm në Zvicër. Dhe kjo në vendin ku jetojnë më shumë se 200 000 shqiptar me të cilin Kosova ka shumë nevojë dhe shumë arsye për të mbajtur kontakte të mira dhe për të ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera.
Marrëdhinie të ftohta me Zvicrën
Kryeministri i Kosovës, pavarësisht qëndrimit të tij pozitiv karshi Konfederatës Zviceriane, nuk gëzon reputacion të mirë në këtë vendë. Në periudhën pas luftës ai është akzuar nga shtypi Zvicerian duke rënduar kështu shumë reputacionin e Republikës së Kosovës.
Në një vend për të cilin ai pretendon të ket edhe personalisht marrëdhënie të mira, siç deklaroi në Albinfo, duket pak sa e habitshme që prej përfundimit të luftës e deri tani të ket vizituar Zvicrën vetëm dy herë dhe herën e dytë privatisht.
Kjo nuk ka të bëj vetëm me refuzimin e Vizës që iu bë kryeministrit në fillim, por me qëndrimin e diplomacisë zviceriane karshi Kryeministrit si person.
Investoi për ta rregulluar reputacionin
Zvicra ka mbajtur qëndrim pozitiv ndaj Kosovës dhe proceseve që janë zhvilluar atje, një qëndrim të cilin nuk e ka mbajtur edhe karshi kryeministrit. Sipas deklaratës së Thaçit për Albinfo ai do ta vizitoj së shpejti Zvicrën edhe zyrtarisht.
Nëse ndodh kjo pas gjithë atyre që janë shkruar dhe thënë për kryeministrin si në qarqet politike ashtu edhe ato mediale, atëher kjo do të ndodhë si shpërblim për punën që ai bëri duke nënshkruar marrëveshje të cilat favorizojnë interesat e Zvicrës dhe dëmtojnë interesat e shtetasve të Kosovës në këtë vendë.
U fsheh nga bashkëatdhetarët
Hashim Thaçi është azilanti më i njohur shqiptar në Zvicër, pavarësishtë se zvicerianët e njihnin për të keq, ndërsa shqiptarët për të mirë. Shumë mërgimtar nga Kosova krenoheshin dikur me Kryeministrin.
Kjo tani ka ndryshuar. Kryeministri i Kosovës, edhe pse tha shumë fjalë të mira në Albinfo për mërgimtarët nga Kosova, bëri shumë punë të kqija për ta.
Kjo nuk ka të bëj vetëm me marrëveshjet e Kryeministrit në dëm të tyre me zvicrëm por edhe me plaqkitjet që ju bëhen atyre në kufi në emër të kartonit të gjelbërt. Këto duhet të jenë arsyet pse Kryeministri nuk u duk askund para mërgimtarëve shqiptar.