23 Dhjetor 2024

Kryeministër, ti a nuk do te japësh llogari para Zotit

Shkruar nga Zenelabedin Latifi

 Ndodhi vrasja makabre e 5 të rinjve në afërsi të fshatit Smillokovcë të Shkupit, dhe pas 4 ditëve krerët e shtetit ende zgjohen nga gjumi për të reaguar.

Presidenti Gjorge Ivanov dhe kryeministri Nikolla Gruevski pas dremitjes së zakonshme në qeveri dhe gjumit të thellë në parlament kujtohen të kërkojnë zbardhjen e shpejtë të rastit, kapjen e autorëve dhe nxjerrjen e tyre para organeve të drejtësisë për të marrë dënimin e merituar. Ata edhe pse lejojnë të ndodhin ngjarje të tilla thuajse çdo ditë, prapë kanë fytyrë (të cilën burrat e vërtetë nuk e kanë një hektar) të dalin dhe të shtiren kinse shprehin keqardhje, dhimbje dhe indinjatat më të thella për të afërmit e të vrarëve.

Ata kërkojnë gjetjen e vrasësve, ku ta dish ndoshta se të vrarët ishin maqedonë dhe iu dhemb thellë në zemër kjo tragjedi, kurse kur ndodhin vrasje të shqiptarëve ata vrasësit i dënojnë me akuza ‘Lëndime të rënda trupore me pasojë vdekjen’, me çka i akuzuari merr dënim mjaftë të vogël në krahasim se sa meritonte.

 Gjëja e cila neve na bën të shprehim mllefin disa vjeçar që e kemi është kur Gruevski shprehet mjaftë cinik me fjalët e tij falso: “Dua t’u dërgoj një mesazh autorëve të kësaj ngjarje se kudo ku të jenë, drejtësia do t’i arrijë dhe dënimin do ta marrin si nga ligji ashtu edhe nga Zoti. Në rast se e kuptojnë se çfarë do të thotë kjo”, tha Nikolla Gruevski.

 Kurse ne ia dergojmë atij një mesazh: “A po ekzistoka drejtësia dikund?! Jam i kënaqur që ti beson një gjë të tillë, por nuk je duke e respektuar këtë ligj, sepse edhe ti do të japësh llogari për veprat që i ke bërë dhe vazhdon t’i bësh. Përmendoret, bustet, luanat, lojën dhe mashtrimet me historinë, ku disa veprimtarë që ju i quani maqedonas të cilët kurrë nuk kanë hypur në kalë, ju i bëtë përmendore me kuaj, duke vjedhur pamjen e Skënderbeut. Dhe shumë padrejtësi, mashtrime, shtrembërime, vjedhje në buxhetin e shtetit dhe shumë shkelje që i keni bërë do të jepni llogari para Zotit, gjykatësit absolut dhe shpresoj se do të marrësh dënimin e merituar”.

 Ju jeni fajtorët kryesorë për ndodhitë e ngjarjeve të tilla, sepse lëni hapësirë, mundësi dhe lejoni që njerëzit e tillë të veprojnë lirshëm, ngase e dijnë se nuk do dënohen, sepse vrasja e shqiptarëve të pafajshëm nuk la kurfarë pasoja tek drejtësia ngase vrasësit nuk u dënuan. Prandaj, derisa ju nuk i kapni vrasësit dhe shkelësit e ligjit, atëherë patjetër se do të vazhdojnë të ndodhin vrasje të tilla tragjike. Fajtorët jeni ju dhe vetëm ju.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)