25 Dhjetor 2024

Kryeminister, përcille premtimin e dhënë, tek Mogerini

Shkruar nga Fadil Maloku

1. Duket që Kosovën, si një vend i vogël me mundësi shumë të kufizuara ofertuese ekonomike, edhe për shkak të problemeve me kufijtë, pra veriun (problemi me 25% të territorit që po na e konteston Serbia), demokracinë e brishtë, keqmenagjimin e resurseve, korrupsionin (aferat e ndryshme), krimin e organizuar (skandalet e regjistruara), një sistem tejet të brishtë edukativo-arsimor, si edhe një papërgjegjësi e plotë për të projektuar të ardhmen e vendit, e presin kisha me thënë tri sfida të mëdha që tashmë akoma nuk janë analizuar sa dhe si duhet nga ana e ekspertëve tanë kosovar:

a. Sfida apo përvoja e vendeve dhe shteteve të vogla anekënd botës që për çdo ditë përpëlitën me problemet e mbijetimit dhe sakrificës, në vend të atyre të ekspansionit dhe mirëqenies sociale, ku përmes projekteve afatgjata ia shtojnë vetit gjasat që të hyjnë një konkurrencë gjithnjë e më pak lokale globale

b. Sfida apo përvoja  e vendeve dhe shteteve që kanë hy tashmë në BE-ne, por që me vete kanë bartë problemet e trashëguara: ekonomike, sociale, politike, kulturore, etj, e që vazhdimisht kërcënohen edhe me bankrotim total të vetë shtetit dhe vendit(rasti, Bullgarisë, Rumanisë e sidomos tashmë së fundi Greqisë)

c. Sfida apo përvoja qëndrimit të kësaj dhe qeverive tjera të ardhshme, lidhur me rolin dhe vendin që do ta zë Kosova në botën gjithnjë e më të integruar: lokale, rajonale dhe globale. Sfidë kjo që njëherë për njëherë është duke u shfaqur përmes problemit të natyrës së përfaqësimit të shtetit të Kosovës, në formë të cilësimit pro et contra “Kosova Republikë”.

2. Nëse Kosova si shtet pretendon një ditë të bëhet anëtare e ngrehinës së cilësuar nga disa edhe si një “godinë e ftohët”, ku disa nga këta anëtarë të moçëm  angazhohen të imponojnë vetëm qëndrimet e tyre të cilësuara si “vendime të detyrueshme kolektive”(a në fakt janë tipike: ”vendime individuale...” që matën kryesisht me kandarin apo atributet e fuqisë ekonomike, apo asaj politike), atëherë kujtojë që në këto procese ajo do të shërbejë më tepër si levë dokusuritjeje, se sa ndonjë anëtarë i barabartë me të gjitha të drejtat dhe përgjegjësit që i takojnë një pjesëtari në “vendimet e detyrueshme kolektive”!

3. Por, nëse në këto procese hynë e unifikuar, pra si një shtet i vetëm në Ballkan që me vete s’ do bartë edhe hipotekat e ndryshme qofshin ato të natyrës: sociale, politike, ekonomike e sidomos kulturore, atëherë kujtojë që gjasat për t’u  ulur dhe për të qenë një pjesëmarrës jo vetëm pasiv por  një pjesëmarrës i qëndrueshëm dhe aktiv në këtë ngrehinë,  duket që do të jenë më të mëdha....

4. Natyrisht, kjo tezë e imja kërkon analizë dhe shpjegime shumëdimensionale nga ana e qeverisë Haradinaj dhe ajo Rama, në mënyrë  që të merret vendimi i duhur dhe në kohë të duhur, e gjerë atëherë ekipet e lëmive të ndryshme duhet të përgatisin projektet e tyre njëherit preliminare.

 Kryeministri Haradinaj, në takimin e sotëm me Frederika Mogerinin, të paktën do duhej ta "testonte" si opsionin e integrimit, ashtu edhe opsionin e liberalizimit të vizave, në mënyrë që qytetarët të mos mbahen në burgun kolektiv të "Alkatrazit". Andaj, Kryeminister, përcille premtimin e dhënë, tek Mogerini

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)