Kryeministër, e ke nis, keq
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Jam ma se i bindur se të gjithë liderët tanë edhe pse numerikisht, kanë të angazhuar me dhjetëra këshilltarë afër veti, asnjëri prej tyre, asnjërin nga ata nuk e dëgjon dhe konsulton, por të gjithë veprojnë kokë në vete, sikur ata të ishin të gjithë dijshmit e këtij vendi!
Pra, pjesa dërmuese e këshilltarëve janë "skema sociale", të cilët me tepër interesohen qe liderët e tyre si te kalojnë sa me mire ne ahengje, darka e dreka, për gardëroba firmato, për furnizimin e tyre me gjera elementare shtëpiake, pse jo edhe për veprime te stilit "bunga-bunga", e me se paku, se si duhet te veprojnë, komunikojnë, te respektojnë e te sillen ne raport edhe me ata qe u kane dhen votën, por edhe me kundërshtaret politik edhe me ndërkombëtaret, edhe me audiencën edhe me ata qe i ka miq por edhe kundërshtar e armiq.
Nje gjë duhet ta dijeme e ta themi troç:Edhe lideret e superfuqive botërore, nuk janë te gjithëdijshëm dhe “Ajnshtajna”, por afër veti ofrojnë njerëz te lapsit e trurit, dhe te cilët janë promotorët e proceseve ne zhvillimin dhe përparimin e atij vendi, por edhe ne fuqizimin dhe faktorizimin e liderit te tyre, kurse fatkeqeisht, liderët tanë marrin afër vedi edhe persona me hipoteka e me te kaluar te dyshimte, edhe pa kurrfarë pervoje profesionale e morale, njerëz te klaneve e grupacioneve, te shumten e rasteve, nga lokalitet, prej nga vijne..
Edhe kryeministri, Haradinaj, si gjithë liderët tjerë, me siguri krye ne vedi, pa e konsultuar asnjerin nga ata qe e rrethojne afer vedi, e nisi keq:Gabimi i tij i pare eshte, kur qe diten e pare, e nisi me shkarkime, ne vend se te bej nje veprim kurajues, me ndonje inagurim apo vizite ne Trepce, Dogana, Polici, Fsk...ndersa gabimi tjeter ishte, kur sot u konfrontua keq me media..
Kryeministër, e ke nis keq, ...!