25 Dhjetor 2024

Kriza intelektuale në politikë

Shkruar nga Hilmi Gashi

Një shoqëri gjithnjë gjendet në një proces të paevitueshëm dhe të përhershëm ndryshimi. Ky ndryshim mund te jetë i shpejtë ose i ngadaltë, fondamental ose sipërfaqësor.

Dhe në qoftë se një shoqëri nuk është e aftë të i vendos ekuilibrat shoqërorë dhe të krijojë stabilitet, atëherë ajo shoqëri është e destinuar të jetojë në krizë të përhershme morale, sociale, dhe vetvetiu politike.

Politika në Kosovë, vërtetë ka gëlltitur çdo gjë. Është bërë si një luan i pamëshirë. I madh e  i vogël, pa dallim profesioni, që të gjithë në dhe drejt politikës. Intelektualizmi është vërtetë në krizë.

Si rrjedhojë, sot përballemi me dy të vërteta të hidhura: heshtjen  intelektuale të një pjesë bukur të madhe dhe fenomenin e aderimeve të intelektualëve nëpër subjekte politike që s’është gjë tjetër pos manipulim me figurën e tij dhe nënshtrimin e forcës intelektuale përballë profitit material.

Një shoqëri gjithnjë gjendet në një proces të paevitueshëm dhe të përhershëm ndryshimi. Ky ndryshim mund te jetë i shpejtë ose i ngadaltë, fondamental ose sipërfaqësor.

Dhe në qoftë se një shoqëri nuk është e aftë të i vendos ekuilibrat shoqërorë dhe të krijojë stabilitet, atëherë ajo shoqëri është e destinuar të jetojë në krizë të përhershme morale, sociale, dhe vetvetiu politike.

Fatkeqësia e shoqërisë tonë, ndër vite, nuk qëndron më shumë në faktin që nuk ka pasur një klasë politike progresiste. Këtu nuk bëhet fjalë për mos-ekzistencë të hierarkisë por për nënshtrim të njërës palë ndaj tjetrës kundër çdo lloj kodi moral apo ligji.

Në Kosovë, vërtetë ndodhin gjëra të shëmtuara. Intelektualët me përfshirjen e tyre në politikë nuk e kanë bërë atë që do të duhej, nuk e kanë bërë atë që pritej prej tyre.

Kanë mbetur më shumë si vrojtues i gjithë asaj që ka ndodhur në Kosovë, pavarësisht situatës së ndërlikuar politike dhe ekonomike që ka kaluar vendi. Me pjesëmarrjen e tyre në politikë, si aspak konsistent e humbasin integritetin e tyre karshi joshjeve të mëdha dhe të jashtëzakonshme politike.

Shumë shpejt gëlltiten nga dallgët e pushtetit politik, duke lënë pas vetëm ëndrrat dhe mbeturinat e tyre. Janë zhveshur nga vlerat, etika, morali dhe i janë nënshtruar të bërit politikë sipas standardeve të ulëta.

Derisa intelektualin, në veçanti Intelektuali akademik dhe roli i tij si evidentues i anomalive në çdo nyje të shoqërisë dhe propozues i zgjidhjeve adekuate, nuk duhet të i lejoj vetes të manipulohet nga apo të manipulojë realitetin social dhe politik të vendit.

Detyra e tij është të hedhë dritë mu aty ku ka errësirë, të ofrojë zgjidhje atje ku ka ngërçe, të tregojë drejtësi atje ku ka padrejtësi, të tregojë të vërtetën atje ku mbizotëron gënjeshtra, dhe të sjellë shpresë atje ku ka pesimizëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)