21 Prill 2025

Kriza institucionale, Blloku opozitar dhe Ngërçi

Shkruar nga Liridon Hajdini

A ka nevojë që edhe njëherë ambasadorja amerikane të  thotë të njëjtin fjalim liderëve tanë (Mos e dh.. punën) apo tash duhet me qenë edhe pak më e ashpër. Se vërtetë kishte arsye t’i thotë ato fjalë Jacobson kjo vërtetë nuk do diskutim, bile mendoj që janë edhe fjalë të popullit!

Pse ky ngërç? Kush e ka fajin? Kush më shumë e kush më pak? Thënë të drejtën të gjithë liderët janë fajtorë, e me se shumti liderët e Bllokut opozitare të cilët humbjen e partive te tyre po mundohen ta kthejnë në fitore personale.

Po të kalkulojmë rezultatin e zgjedhjeve, një matematikë e thjeshtë Bllokun e nxjerrë të humbur dhe atë bindshëm, sepse janë katër parti në Bllok (LDK, VV, AAK dje Nisma). Shumica e këtyre partive në lista kishin nga 110 kandidatë që i bjen  120 x 4= 480 kandidatë, e qe kundër tyre në garë ishin 110 kandidatë të PDK-se me koalicion. Ju tash analizojeni rezultatin dhe “fitoren”, se kush ishte fitues e kush humbës.
 
Disa nga arsyet e partive pse sot ende jemi ngërç

LDK e në veçanti lideri saj Isa Mustafa, për ta ruajtur edhe ca kohë pushtetin që e humbi (komunën e Prishtinës), e po ashtu dhe për ta ruajtur pozitën e kryetarit te LDK-se edhe për pake kohe, e nënshkroi marrëveshjen, sepse arsyet e tjera te tije ishin qesharake e nihiliste kështu qe nuk ja vlenë as me i përmend.

AAK me akuza për kapje shteti, kapje të gjykatës kushtetuese , “kapje” të presidentes, e bile më habit fakti që nuk e akuzuan ende ambasadoren Jacobson që është e “kapur” nga PDK-ja! Thjeshtë RETORIKË BOSHE dhe asgjë më shumë!

Vetëvendosja  me arsyet e saj e  luante rolin e asaj vjehrrës së keqe dhe ogurzezë, që në  mendjen e saj e thotë: “Për inati të resë më vdektë djali”! Kjo lëvizje që proklamohet me drejtësi hyjnore!

Në fushatë zgjedhore i ka quajtur të gjitha partitë tjera të njëjta, madjekryetari i saj i ka pas quajtur me një emër (PD-LAK),  me akuza për korrupsion, haraç, kapje shteti e gjithçka tjetër, madje për Isa Mustafën në gjykata ka deponuar rreth 70 kallëzime penale!

 Të gjithë na kujtohen protestat kundër negociatave me Serbinë qe i organizonte kjo Lëvizje, ndërsa tash  kërkon që t’i udhëheq vet ato bisedime (hipokrizi !). Thjeshtë kjo marrëveshje nga VV është shumë e pakuptueshme.

 Nisma si fraksion i ndarë nga PDK-ja u themelua me mllef dhe inat të madh dhe ishte e pritur që kjo parti zor se do të hynte në një koalicion të eventual me PDK-në. Kjo parti akuzonte ndonjëherë për keqpërdorim dhe korrupsion, mirëpo akuzat ishin më të rralla pasi kishin qenë deri vonë së bashku. 

Vet fakti  që u ndanë jo shumë larg zgjedhjeve, nuk të bënë të besosh që do të kishte një ribashkim të shpejtë.

PDK-ja si parti në pushtetet dhe fituese e zgjedhjeve ka përgjegjësi të madhe në këtë bllokadë. Mendoj që kryesorja është mos komunikimi me partitë opozitare ose komunikim i “vrazhde”, duke mos arritur të gjejë gjuhë të përbashkët me asnjë parti politike, duke përfshirë edhe AKR-në e cila po ta kalonte pragun  do te kishte një tjetër mision dhe vizion. Duke i pasur parasysh këto fakte, kjo parti duhet te reflektoj në maksimum, përndryshe nuk do të jetë kjo hera e fundit që nuk do të gjejë aleatë për të bashkëqeverisur.

Një apel për fund! Arrini marrëveshje , sepse përndryshe do ta detyroni ambasadoren amerikane  që ta përdorë prapë të njëjtën fjali, pastaj me hatër o me zor do merreni vesh!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)