23 Dhjetor 2024

Kreshniku kritikohet për çmimet, të tjerët për Krimet

Shkruar nga Faik Krasniqi

Të martën me datë 19 shkurt, gjatë vizitës së tij disa ditore në SHBA, Kryetari i AK-së Kreshnik Spahiu u nderua me çmimin ''Qytetar Nderi i New Yorkut''. Sepse amerikanët e vlerësojnë Kreshnik Spahiun si avokatin më të mirë të shqiptarëve kudo në botë që po mbron komunitetin dhe diasporën.

Pse ky lajm i vërtetë për Kreshnik Spahiun, ka shkaktuar kaq indinjatë tek qibaret ???!!!  Ai është një çmim që e ka firmosur vetë Presidenti i New Yorkut dhe është për herë të parë për një qytetar që nuk ka shtetësi amerikane.

Është tipike shqiptarçe që sulmojnë një bashki të madhe në superfuqinë e botës pse i dha çmim një qytetari shqiptar. Në vend që të krenohen ata ndjehen keq. Kjo ndodh vetëm me shqiptarët. Edhe sikur ai çmim të mos jetë aq shumë i lartë, sërish ai është çmim dhe titull nderi dhe media shqiptare duhet ta përshëndes. Bashkia e New Yorkut e ka publikuar me firmë dhe me vulë të saj këtë titull nderi.

Mediat shqiptare shkruajnë pa i provuar gjërat!

-Në fakt, kjo pyetje ka lidhje edhe me pyetjen tjetër : Si ka mundësi që Kreshnik Spahiut por edhe AK-së, i janë vënë në shpinë shumë politikanë, padallim bindjeje politike, pra nga të gjitha anët, dhe shumë intelektualë, analistë, opinionistë e gazetarë, të të gjitha krahëve???!!!

Njëri prej tyre është edhe Mustafa Nano ku në shkrimin e tij ''KRESHNIK SPAHIU TË LË PA MEND ME GUXIMIN E TIJ  thotë :"... më vjen pak turp që po harxhoj kohë e energji për t'u marrë me një karafil të tillë..." dhe,  vazhdon e merret gjerë e gjatë me të!!!

Vetëm po të lexohet shkrimi i tij shihet qartë që Nano është porositur nga shefat e tij që të bëjë një shkrim të tillë, duke u munduar ta bëj si të pavërtetë lajmin që Kreshnik Spahiu është nderuar me këtë çmim.

Të gjithë këta, të djathtë, të majtë, të ''pavarur'', berishistë apo metistë, nanoistë apo ramistë, gjenden, krejt papritur në një llogore...

Por më e lezetshmja është që, po në këtë llogore, janë sup me sup, edhe Berisha dhe Mustafa Nano ... po po, është e vërtetë, kur vjen puna për ta sulmuar AK-në apo drejtuesit e saj, Muci dhe Berisha janë në të njëjtën llogore!!!

Por pse???!!!-Përgjigja mendoj se është shumë e thjeshtë: sepse ishte AK-ja ajo që hapi, për herë të parë, kutinë e Pandorës, siç quhet, nga këta të indinjuar, çështja e bashkimit Shqipëri-Kosovë...

-Dihet që, pika kryesore e programit të AK-së së urryer, është bashkimi Kosovë-Shqipëri!

-Dihet që, një pikë tjetër e cekur nga vetë aleancistët është edhe Autoqefalia e kishës ortodokse e mbajtur peng nga një klerik grek me emrin Janullatos, i cili punon haptas për interesat e Greqisë dhe kundër interesave të Shqipërisë!

Janë, pikërisht, këto dy çështje, që kanë zgjuar tërë këtë mllef dhe urrrejtje të paparë ndonjëherë më parë ndaj një lideri si Kreshnik Spahiu dhe ndaj një partie politike si Aleanca Kuq e Zi, që mbron interesat e Shqipërisë dhe të kombit të vetë...

Berisha me të tijtë, por edhe kryetarët e partive të tjera me të tyrët, e sulmojnë se kanë frikën që, po ju merr votuesit( dhe as nuk dyshohet kjo gjë që do ua merë votuesit, sepse sondazhet dhe elektorati i AK-së tregon një gjë të tillë), këtë besoj e dimë të gjithë.

Po, këta intelektualë, opinionistë, analistë e gazetarë, që e sulmojnë, për ç'arsye e bëjnë këtë???-Edhe përgjigja e kësaj është shumë e thjeshtë: sepse, bashkimi Shqipëri-Kosovë do të ndryshonte peizazhin social-politik-kulturor-shpirtëror të Shqipërisë, gjë që këta qibare analistë, këta kozmopolitë provincialë, nuk e duan.

Pikërisht, për këtë arsye, jo vetëm që kritikohet, por edhe urrehet, urrehet e urrehet shumë AK-ja, Kreshnik Spahiu, Lisien Bashkurti etj, sepse, të gjithë e dimë se tashmë, çështja e bashkimit, nuk mund të kalohet në heshtje, sikur nuk ekziston apo si diçka e kaluar kohë...

Dhe nuk është çudi, që Mustafa Nano dhe Ardian Vehbiu, kur vjen puna tek Kreshnik Spahiu dhe AK-ja, të hidhen në sulm si pula pa kokë dhe duke trilluar gjëra.

Zoti Vehbiu ashtu si edhe zoti Nano, janë nga ata intelektualë, që e kundërshtojnë bashkimin Shqipëri-Kosovë, duke u mbështetur në argumente tërësisht kulturor ...

Për këtë arsye, më shkakton indinjatë.

Kreshnik Spahiu ka përkrahjen amerikane!
 
Se sa e duan dhe përkrahin amerikanët Kreshnik Spahiun, u pa edhe gjatë vizitës vitin e kaluar në Tiranë të Sekretares së Shtetit zonjës Hilari Clinton, ku kishte ftuar si mysafir special në Parlamentin e Shqipërisë, kreun e AK-së Kreshnik Spahiun.

Por jo vetëm kjo, por edhe vizitat e shpeshta në selinë e AK-së të ambasadorit amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, tregojnë qartë se sa e duan dhe e përkrahin amerikanët z. Spahiu. Të gjitha këto na dëshmojnë se sa është i rëndësishëm për amerikanët Kreshnik Spahiu.

Amerikanët e vlerësojnë Kreshnik Spahiun si avokatin më të mirë të shqiptarëve kudo në botë që po mbron komunitetin dhe diasporën.

Derisa Kreshnik Spahiun amerikanët e nderojnë me çmime, Berishën dhe të tjerët i akuzojnë për krime. Dhe një pyetje kam për z Nano dhe z Vehbiu, pse nuk hidhen në sulm sa herë që Shteti Amerikan e akuzon Berishën për krime, korrupsion etj?


(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të''ALEANCA KUQ E ZI'')

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)