Krenaria vazhdon
Shkruar nga Emin AZEMI
Raportimet e pavërteta të Norddeutschen Rudfunk (NDR) për kompaninë Ecolog, tash më i ngelin të kaluarës së palavdishme profesionale të kësaj shtëpie mediatike, sepse është vetë NDR ajo që ka nisur në adresë të kompanisë Ecolog dhe familjes Destani dy letra pendimi, me të cilat, përpos që shpreh keqardhje dhe këron ndjesë për cënimin e imazhit të tyre, ajo zotohet të mos përsëris thëniet denigruese në lidhje me kompaninë Ecolog AG dhe familjen Destani, duke i tërhequr, fshirë, njoftimet përkatëse në web faqet e radios dhe kudo tjetër.
Gjithashtu, merret vesh se NDR u pajtua që të paguj një dëmshperblim të madh, ndonëse për shumën e saktë të këtij dëmshpërblimi nuk deshën të flasin as në NDR as në Ecolog. Po, ajo që dihet është tagri mjaft i lartë i joprofesionalizmit që i kushtoi NDR, duke plasuar të pavërtetat e gazetarit Christoph Heinzle, i cili në mungesë të etikës profesionale u bë një zëdhënës i keq i thashethemeve për një kompani prestigjioze, siç është Ecolog.
Vendimi i NDR për ti kërkuar ndjesë kompanisë Ecolog dhe familjes Destani tani, erdhi pasi që Gjykata e apelit e Hamburgut i kishte ndaluar NDR-së përsëritjen e shprehjeve përkatëse të dyshimit ndaj firmës Ecolog AG dhe ndaj familjes së themeluesit të kompanisë.
Vendimi i fundit gjyqësor i Gjykatës së Apelit në Hamburg dhe ai paraprak në Keln, dëshmuan se makina e shpifjeve mund ta lë në baltë atë që e përdor për të bartur të pavërteta. Kësaj radhe, gazetari Christoph Heinzle, jo vetëm që ngeli në baltën që e krijoi vet, por ai baltosi edhe mediumin ku punon, duke e bërë atë, padrejtësisht, vegël për prodhimin e të pavërtetave mbi kompaninë prestigjioze Ecolog.
Por, në fakt, ajo që nuk arriti asnjeherë të verifikohet, e që hidhte hije dyshimi se firma Ecolog AG, kontratat për misionin ISAF në Afganistan ti ketë keqpërdorur për veprime ilegale, u kthye në bumerang për vetë NDR dhe reputacionin e saj në publik, sepse ishin vetë gjerneralët e NATO-s ata të cilët, përpos që kishin hedhur si të pabaza të gjitha pretendimet e NDR, por edhe u bene mrojtesit me te forte te kompanise Ecolog.
Në një shtet demokratik si Gjermania, drejtësia nuk ka se si të mos prodhojë rehati shpirtërore tek palët e dëmtuara, sidomos kur ato padrejtësisht shantazhohen në sytë e opinionit publik. Por, epilogu gjyqësor që hedhë si të pavërteta të gjitha insinuatat e NDR dhe gazetarit të saj Christoph Heinzle, ngre në piedestalin më të lartë vlerat qytetëruese të një shoqërie.
Ecolog dhe familja Destani, kanë arsye më shumë të besojnë se puna e ndershme e tyre ka çmim serioziteti dhe përkushtimi. Mbase, këtë çmim kanë ditur ta vlerësojnë më së miri partnerët e tyre, që po shtohen vazhdimisht, por edhe ata qindra të punësuar të cilët sigurojnë mirëqenie për familjet e tyre.