Kredi apo Fajde
Shkruar nga Kushtrim Bashota
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 12 vite pas daljes nga lufta , Kosova mbetët ënde e pa stabilizuar në të gjitha, dhe më i ndjeshmi ai ekonomik, duke perfshire të gjitha sektoret.
Pas shumë perpjekjeve për një mirqënje, dhe një standart jetsorë të nivelit mesatarë, prap mbetet per tu diskutuar, dhe delikate një zgjedhje e tillë.
Gjëndja ekonomike dhe ajo shendetsore në Kosovë mbetet më e neglizhuara dhe më e ndjeshmëja që tani për tani perballëmi ne si qytetare, të cilet në njerën apo tjetrën menyrë ne jemi ata të cilet mbajmë ekonomien e keti vendi sado pakë funksionale qofte ajo.
Kohëve të fundit flitet shumë për privatizimet e mega-ndermarrjeve në vënd, dhe pakë I kushtohet vëmëndje ecories ekonomike si process apo tëresi.
Sistemi Bankarë në Kosove është një nga sektori më i shemtuar dhe shkaterrues i ekonomies familjare dhe I BVM-ve që janë duke vjelur qytetarët më kamatat marramendse qe aplikohen ndaj huave.
Sistemi gjygjesor i korruptuar që është një nga indikatoret kryesor i mosfunksionimit të aparatit shtetror në të gjitha aspektet.
Analizat e fundit te institutit GAP kanë treguar më se miri për sistemin bankarë më anë të raprotëve të Bankometrit nr.7 ku shumë qartë jepët në mënyre te detalizuara kamatat kredi Personale, dhe ato per biznes.
Një kamatë prej 14%, më shumë duket si një term modern i modifikuar nga ajo që ishte quajtur ca vite më parë Fajde
Krejt keto vien si rezultat i mosfunksionimit të ligjit në vënd, mosfunksionim që shtyen bankat që të vendosin kamata marramendse për dhënjen e huave, pasi që ato nuk besojnë në shqyrtimin e lëndeve në menyrë fleksibile në rast të deshtimit të pagesavë të kredive andaj ato janë të prirura që më anë të kamatave te larat të masin sigurien e klientit, që duhet të bejnë llogari të mira para së të marrin një kredi.
Përveq gjygjësorit të korruptuar, një nga faktorët e tjerë që bankat marrin si bazë mbi të cilen i arsyetojnë keto mega-kamata është po ashtu mos qartësia e pronave të qytetarve pasi edhe aty ka kontestime sa i përket letrave më anë të shiblerjeve që kan ndodhur dhe nuk janë berë pronsim-shpronsimet e duhura.
Marketingu i Bankavë është mjaftë mbreslënes, dhe i kendshëm për tu shikuar, por qka është në ralitet mundë ti mësojmë pasi të futemi në zyret e tyre, që për ta marrur një kredi do ta marrë vesh e gjithë lagjeja, sepse po thuaj se gjysma e lagjes duhet të jenë pjesë e garancionëve.
Kur falsim për kamata të larata kemi parasyshë edhe numrin e vogël të BVM-ve sepse hyrja në hua të bankat është mjaft e veshtirë si për arsye administrative po ashtu edhe për ato të siguries.
Ndersa qdo ndermarres ka nevojë për mbeshtetje financiare në fazat e para të themelimit të një biznesi, mbeshtetje të cilen mund të ju ofrohet më anë te kredive afatgjate dhe më një normë të ulet interes.
Zhvillimi i BVM-ve është një nga proceset më parsore të qdo qeverie,sepse keto biznese ndikojnë në rënjen e papunësies, rritje e konkurrences, kanë mundesi më të larta te inovacionit, duke ju pershtatur më shume krizave, dhe në raste te falimentimeve pasojat janë me te vogla dhe më të menaxhueshme.
Ndersa në sektorin bankar siq duket ende nuk ka një konkurrence te mirëfillet por më shum gjason si një bankë e vetme me 5 emra të ndryshëm, duke parë që nuk bëjnë konkurrence njëra tjetres në qmime të produkteve dhe sherbimeve.
Një biznes nëse merr një kredi në vlerë 100.000e, debituesi (huamarrsi) duhet te paguaj kamatë 13% (duke ju referuar mesatarës së kamatave të bankave që janë marrur nga Instituti GAP)
Vlenë të theksohët se në bankat që veprojnë në Kosovë normën e shpenzimëve administrative kane 1.5%.
Zhvillimi i BVM-vë në një vënde është treguesi më i mirë i një ekonomie stabile, dhe një sistemi ekonomik i qëndrueshëm dhe premtues i një rritje ekonomike.
Privatizim i ndermarrjeve sherbyese/prodhuese është një investim capital në shtetin, por krejt keto pas një rregullimi adminstrativ të planifikuar në mënyrë profesionale dhe më platforma strategjike për një ambient konkurrent, dhe ekonomi të lirë të tregut të gjër.
Nese marrim shembujt e shteteve të tjera atëher do të kuptojme më së miri pse Kosova ende mbetët në një nivel shum të ulët të efikasitetit ekonomik.
Në shtetet e Bashkimit Evropian si Anglia, Danimarka, Zvicra, Kroacia, Holanda. Belgjika, mbetët ëndë për tu ëndërruar, sepse kjo gjëndje e tillë ku jemi, na lën pakë për të shpresuar, aq më tepër nese shohim në raportet e fizibilitetit, të BE- së.
Asnjëher nuk vihet në dyshim investimet nga jashte perderisa atyre u ofrohen kushte te pershtatshem, ambient i ngrohte, atmosfere pune dhe mund te them duke ndertuar nje ekologji ekonomike.
Por si të flitet për investime të huaja kur ata vendor kan probleme më sistemin ekonimik, gjygjesor, bankare, dhe ato administrative.
Procedurat e stergjatura ne administrat, dokumentacione te shumta qe duhet sjellur, mos profesionalizmi i te punësuarve te cilet gjenden në detyrë, mbi të gjitha korrupsioni i lartë qe i ngulfatë tregtien e lirë me anë të pengesave jo tarifore është e mjaftueshme pëe të ngurruar të investohet.
Për fund mbetët vetëm të shpresohet për një dinamikë punuese dhe intenzive, Institucione të pa korroptuar, dhe seriozitet me i lartë nga organet udheheqëse, të cilat tani nuk duket që janë të pergjegjshme mbi punën e tyre.