KQZ nuk ka mandat me u marr me simbolet shtetërore
Shkruar nga Blerim Burjani
Se KQZ është institucion i përbërë prej partive politike kjo është ditur, edhe pse nën firmën e pavarur punon, por që është instrument i partive politike dhe politkës ditore që udhehqet në Kosovë, kjo nuk është ditë. Edhe kjo po dihet tash.
Është absurd me ndodh kjo që ka ndodh, që KQZ ta zhytin në politik e veçmas në shtetin tonë në një segmenet me quajt ku ska politik, por ka tendenca dhe entuziast që kanë dëshirë të merren me politikën.
Qe shtetin e udhëheqin njerëz të cilët kanë probleme sociale dhe kanë pas gjithmonë këto probleme por tash skanë më , edhe kjo po dihet.
Unë ne një debat në Tv Klan, kam thanë se do te isha i lumturë që vetëm edhe logoja të figuronte në fletvotime në veri, por jam e befasuar në anën tjetër se si ka mundsi që KQZ të hjek simbolet shtetërore tjera në pjesën ku nuk jetonë pakica serbe në Kosovë.
Kjo po i bjen se asociacioni serb i komunave ka kërkuar që në tërë Kosovën të mos figurojn simbolet e shtetit te Kosovës, kjo është absurd i pa parë në botën juridike dhe normative e shtetërore .KQZ nuk ka mandat me u marr me simbolet shtetërore.
Është për tu befasuar mënyra e mendimit politik në këtë shtet , tash është e qartë KQZ ka shkel kushtetuten dhe l igjet ne fuqi atë zgjedhjeve dhe atë për simbolet shtetërore 2008/03/-L038.
KQZ nuk do te duhej te merret me simbolet as me i qit e as me i hjek, për shkak se nuk mund të vendos për këtë temë fare, kjo tem është dhe mbetet krejt politike.
(Autori është kryetar i Institutit të Kosovës për Politika Zhvillimore)