29 Prill 2024

KQZ dhe zgjedhjet në veri

Shkruar nga Blerim Burjani

Zgjedhjet në veri ne vete po bartin edhe gjera si probleme me barrikada dhe sjellje jo serioze te qytetarëve ne veri dhe komplikime me  pasoja tjera të mundshme,   për të cilat është vështirë të gjendet sqarimi politik.

Në anën tjetër ligji për amnisti dhe mos fuqizimi  i tij dhe pritja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese , duket të sjellin probleme dhe tensione shtesë për kryeministrin i cili ka marr përgjegjësi për të zbatuar marrëveshjen me Serbin, ka shumë edhe tensione tjera në taborin e BE , diplomatët evropian janë të shqetësuar dhe po presin lëvizje të qarta , në anën tjetër dialogu rreth EULEX dhe mandatit e bënë Kosovën  “të pandershme”, dhe jo serioze sepse vet ishte Kosova që kishte kërkuar këtë mision tash po del se rezultate s’ka por ka regresivitet  në veprime dhe ne mandatin e EULEX,  për të cilën BE po paguan para të mëdha për këtë mision, për çka??

 Në anën tjetër Serbia kërcënon Kosovën,  po që kufizon këtë mandat, Serbia dëshiron me krijua avantazh politik në rrafshin diplomatik,  kjo duket kështu për momentin.

KQZ është organ i pavarur kushtetuese njeherit organ teknik, dhe kjo nuk e shtyn, e  as nuk e obligon të mendoj politikisht. Përgjegjësia e KQZ  është e qartë të organizoj procesin teknik dhe të krijoj kushtet teknike-organizative dhe standarde dhe praktika më të mira të mundshme në veri, duke mos gjykuar fare politikisht, sepse mandati i  saj është  thjesht teknik.

Ka duket një presion mbi KQZ, por kjo nuk shtyn KQZ të vlerësojë gjendjen në aspektin politik ne veri, KQZ thjesht mendon teknikisht e përmbajta e fletëvotimit se çfarë duhet te jetë ,ajo nuk është në gjendje fare të ofrojë as propozim e as te merret me këtë temë,  për të është temë politike që nuk ndikon mirë në procesin e punës së saj,  në anën tjetër duhet të përmbush obligimin kushtetues për mandatin e dhënë madje as “presidentja” s’ka të drejt ndërhyrje në këtë organ,dihet kur ka të drejt ajo: vetëm nëse shkelet kushtetuta dhe ligji për zgjedhjet, në aspektet tjera ajo s’ka ԭka ndërhynë në KQZ.

  KQZ është obligative  të përmbush obligimet ligjore dhe kushtetuese por pa ndërhyrjen e “presidentes” sepse është organ i pavarur  . Andaj çka më tutje?

Të përkujtojmë se në zgjedhjet e vitit 2010 por edhe 2009 serbët kanë votuar më dokumentet e tyre, në historinë  e deritashme të KQZ andaj hapet rruga,  apo ishte e hapur edhe me herët që serbet e veriut mjafton të pranojnë të dalin në zgjedhje ,këto gjera tjera janë të rregulluara.

Deklarimet janë të matura të KQZ në rende të parë ka vendos kryetaren para qytetarëve duke iu shmangur mbledhjeve vizuale, të deklaroj medialisht për të ruajt gjendjen  dhe klimën e mire apo ambientin brenda KQZ, këto janë sugjerimet ndërkombëtare, KQZ nuk duhet te merret me tema të tilla,  sepse i  jep peshë dhe përgjegjësi të cilat nuk i gëzon me kushtetutë,  pra e fute në politik.

KQZ pritet sipas të gjitha gjasave në heshtje  të sillet në situate të tilla, kështu ka vendos  si organ si duket ,të shtyj procesin përpara në heshtje kjo s’ka dilemë tash me këtë e ka bëra KQZ edhe me rastin e dokumenteve identifikues në vitin 2009KQZ do të rrijë” neutral “ ndaj politikes në këtë temë, dhe ndoshta edhe nuk do te ketë shumë informata mbi dukjen e fletëvotimeve për veri, kjo nuk shkakton “shumë telashe as ligjore e as kushtetuese” edhe ashtu KQZ këtë proces e definon teknik,  por njëkohësisht edhe  këto janë sugjerime ndërkombëtare,.

Çdo gjë të shkojë sipas  parametrave të heshtjes dhe të mbijetojë dhe të ruaj interesin e shtetit. Simbolet shtetërore të Kosovës do të ishte e domosdoshme të figurojnë ne fletëvotime  , por unë mendoje se këto fletëvotime mund të kenë shenjë e simbolit të KQZ që së paku të dihet organizatori, kjo do të ishte kompromisi politik, që këto bisedime për këtë temë megjithatë do ti bëjë kryeministri i vendit me bashkësinë ndërkombëtare por jo KQZ ,e cila nuk ka as fuqi as mundësi të bëjë, kjo do te jetë kështu si duket sipas të gjitha gjasave.

Ndjeshmëria e procesit e sjellë pashmangshëm këtë mënyrë të menduarit , edhe pse është vështirë dhe e komplikuar rruga  që Kosova nëpërmes  procesit zgjedhor  synon veriun ta bënë   pjesë integrale të saj ta ruaj dhe mbi të gjitha  ta futë nën juridiksionin e vet shtetëror.

Në këto situate dhe në problemet e tilla toleranca është e nevojshme , për hir të sovranitetit të vendit dhe funksionimit të vendit në të ardhmen duhet të tolerohet  që ky proces të zhvillohet normal, dhe pa tensione të mundshme.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)