KQZ dhe bisedimet e Brukselit
Shkruar nga Blerim Burjani
Politika nuk është në dobi të punës së KQZ ,duket se është bërë jo mirë kur është kërkuar nga ky organ teknik të flasë për proces teknik a politik në Bruksel.
Kjo ka rënduar gjendjen brenda KQZ, edhe përkundër asaj që atje është fol për çështje teknike , e tash ka tensionuar brendinë e saj të punës, dihet gjithmonë për shkak përbërjes dhe reflektimit të interesave politike aty.
Ka shumë arsye që KQZ duhej të përmbahej nga secila variant e bisedimeve politike për zgjedhje në veri në kuptim të komentimit apo bërjes pjesë në bisedime madje edhe të karakterit teknik kjo detyrimisht rrit tensione brenda dhe nxjerr në pah përgjegjësin e KQZ ,dhe dyshimet për procesin atje.
Nuk ka pas nevojë fare të thirret përfaqësues nga KQZ në këto bisedime , KQZ është organ teknik dhe ai mandatin e ka shumë të qartë me organizua procese teknike, por jo duke e zhyt në diçka të tillë këtu, vërehet paaftësia njerëzve që merren me dialogun me Serbinë në këto bisedime, dhe ata të cilët dërguan përfaqësues nga KQZ dhe nuk kanë pas asnjë njëri me angazhua që mund te merr vesh për zgjedhje përveç KQZ?
Ngarkesa politike tash më është evidente brenda këtij institucioni teknik që është dashur të ruhet nga involvimet e mundshme të saj në çfarëdo faze dhe në çfarëdo aranzhmani tjetër të mundshëm politik, për të ruajt atë nga presioni politik, pra këtë organ të ndjeshëm për shkak përbërjes së saj politike dhe prezantim të interesave partiake në stabilitetin e zgjedhjeve dhe organizmin e zgjedhjeve me korrektësi për të gjithë garuesit politik dhe iniciativat qytetare.
KQZ e ka të vështirë të rrijë larg gjendjes së refleksionit politik për veriun sepse ata kanë procedura teknike të mbështetur në ligj dhe kushtetutë dhe nuk mund të dalin jashtë këtij mandati.
Më mirë do të ishte që procesi teknik të zhvillohet pa shkuarjen e askujt në Bruksel nga ky organ, sepse klima që mbretëron brenda kërkon transparencë dhe përgjegjësi për të iu ofruar KQZ e qytetarëve , përderisa presidentja pa vota e Kosovës dhe kryeministri është i qet , se tash është një organ kujdestar , i cili do të mund të bartë përgjegjësi direkt për zgjedhjet atje dhe bisedimet e Brukselit.
Gabim ishte kjo që të thirrej KQZ në këto takime , duhej respektuar neutralitetin politik të këtij organi, i cili vepron mbi bazën e punës se një organi teknik dhe mbanë përgjegjësi për procesin teknik dhe zbatimin e ligjit dhe kushtetutës dhe praktikave të mira zgjedhore.
Këto praktika zgjedhore KQZ i zbaton në dobi të të gjithë qytetarëve pa dallime dhe ofron garë korrekt për të gjithë subjektet politike.
KQZ në mandatin e vet ka gjithashtu implementimin e standardeve e të drejtave të njeriut për tiu ofrua të gjithë qytetarëve pa dallim politik , nacional, klasor, social dhe ekonomik, regjional - votimin për ata për të cilët qytetarët mendojnë së plotësojnë vullnetin e tyre për ti udhëhequr në demokracinë përfaqësuese të Kosovës.
Ajo tjetër që do të ndodhë gjatë këtij procesi është toleranca ndaj partive serbe në veri,dhe për kandidatët e këtyre partive për të cilët është vështirë të verifikohet pastërtia e tyre nga vepra e shumta ta paligjshme ne veri dhe organizimit të barrikadave, pastaj regjistrin civil atje listën votuese, KQZ do të duhej ti mbyllë sytë, sepse s ka alternative tjera përveç me hesht dhe më kalua procesin pa zhurmë dhe pa ndonjë komplikim tjetër , krejt çka të vjen është apo do te duket e mirëseardhur për KQZ.
OSBE ska shansa të jetë postier i KQZ në veri ,kjo është organizatë shumë serioze ndërkombëtare dhe as postier , nuk mund të thuhet OSBE-së , është postier në veri dhe në anën tjetër të thuhet se KQZ nuk ka qasje në veri logjikoni vet
.., kush mund të jetë organizator atje.
Serbia është e qartë sa i përket simboleve në fletëvotime me shenja të Republikës së Kosovës , pra shteti serbë kërkon fletëvotime pa simbole.
Përderisa Kosova thotë se do të jenë shenjat dhe simbolet e shtetit të Kosovës , dyja do flasin kështu dhe procesi atje do të përfundojë me zgjedhje mesatarisht mirë të organizuar dhe me pjesëmarrje deri diku të serbeve lokal, sa të marrin pjesë aq do të quhet procesi legjitim dhe demokratik sepse politika e donë kështu.
Por jam optimist se atje do te ketë organizim korrekt kur flasim për procesin teknik dhe do të ofrohet standard teknik i mirë për të gjithë qytetarët atje.
Me rëndësi është që qytetarët do te kenë mundësin në mënyrë legjitime të shprehin vullnetin e tyre dhe të ushtrojnë autorizime ligjore nga fusha e pushtetit lokal, në politika zhvillimore lokale dhe një gjendje ku ata marrin përgjegjësin për rendin demokratik në veri.
Në anën tjetër edhe Serbia po zmbrapset nga pushteti ne veri duke iu lanë në dorë pushtetin lokal.
Etapa e re po fillon për veriun dhe ardhmërinë e tyre në një pushtet lokal të arsyeshëm shumë të dobishëm për ta dhe jo në mëshirë te Serbisë , pushteti lokal iu takon atyre pra vet qytetarëve që jetojnë atje.
Ata ngadalë po vijnë duke jetuar frymuar në pushtetin e tyre që u garanton ligji për vetëqeverisje lokale dhe gëzuar frytet e veta të punës.
Tash ky është kompromis, nuk mund të fitojmë vetëm ne dhe ata të humbin , kjo pak sjell komplikime natyrisht qetësia atje gjithmonë apo për një kohë të gjatë do të varet nga pushteti i Serbisë.