Kosovën e e presin ndryshime ne qeverisje ne vitin 2014
Shkruar nga Mr. Blerim Burjani
Duke pas parasysh atë që ndodhi në zgjedhjet lokale , por nëse merret model ky nivel i zgjedhjeve, edhe pse ka të atillë që thonë se nuk është njëjtë, dhe nuk do të thotë të ketë ndonjë përsëritje të suksesit për partin që ka marr shumicën e komunave lokale edhe ne nivelin qendror, megjithatë ky është indikator relevant statistikor i lëvizjes së vullnetit të qytetarëve, por ka edhe shumë indikator tjerë, që mund të qojnë deri të ndryshimet esenciale në të gjykuar politik të qytetarëve si dhe për të ndërruar vullnetin e tyre.
Faktorë tjerë janë si qeverisje e pandërprerë e një subjekti politik për dy mandate dhe rezultatet janë këto që shihen, nuk ka të tjera, çka mund te premtohet me shumë ose mund të jep më shumë një subjekt politik i sprovuar mjaftë shumë, pastaj rrethanat aktuale papunësia e madhe, gjendja sociale jo më shumë ndryshime pozitive që rëndon jetën e qytetarit, Kosova nuk kishte fituar as prej procesit të privatizimit, shumica e ndërmarrjeve të privatizuara nuk po munden të këndellen fare, e disa tjera pritet të privatizohen dhe valët e privatizimit asnjëherë spo ndalen, por jo spo ndodhë edhe zhvillimi ekonomik ose së paku me qene kurajuese për sektorin privat.
E kuptohet në një ekonomi të tregut ku ska zhvillim të sektorit privat ska asgjë një ditë prej ditëve pritet kriza,kurse në anën tjetër investime të huaja ska jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon, kjo është shenjë se ska shumë shpresë që investimet e huaja do të ndihmojnë Kosovën të ngritët në këmbë të veta.
Qytetarët kanë filluar më ndryshe të mendojnë
Nëse është për ti besuar asaj që ndodhi në Prishtinë dhe në Mitrovicë të jugut në fitoren e opozitës, mund të ndodhin edhe befasia tjera në vitin 2014, qytetarët e lodhur por edhe te pa shpresë po kërkojnë shpëtim sërish në partitë aktuale politike që funksionojnë që 13 vjet, por pa ndonjë efikasitet të qeverisës, njëjtë pa ndryshime, qytetari ndoshta duket se po kërkon këto ndryshime përmes dhënies së besimit edhe subjekteve tjera, apo ndonjë subjekti krejtësisht tjetër në vitin 2014, vala e pakënaqësive mund të shtohet, ende ka kohë për tu rritur pakënaqësi nëse veç rriten më të madhe atëherë duhet menduar në zgjedhje të përgjithshme që mund të mbahen në paraverën apo verën e viti 2014.
Se ka ndryshuar diçka në vetëdijen qytetare nuk ka dilemë , elektorati ka filluar të mendoj ndryshe , por deri në cilin nivel do të shohim.
Qytetarët kanë verdiktin e tyre sovran, më rëndësi është për të parë se çfarë po kërkojnë qytetarët, deri me tash qytetarët kishin kërkesa si në vijim: punësimin, zbritjen e tatimeve ndaj shërbimeve, funksionimin e administratës me efikasitet, çështja e ujit në disa komuna si në Prishtinë, mbrojtjen sociale të kategorive të varfra dhe rritjen e standardit për pjesën shumicë të qytetarëve të mbi 50 % të tyre .
Duhet të mendojmë qartë në rrugën ekonomike të cilën kemi ecur këto 13 vjet ,sepse kjo rrugë nuk ka sjellë ndryshime në zhvillimin e sektorit privat dhe ekonomia po frymon me vështërsi, brengë e madhe e qytetarit mbetet edhe gjendja e rëndë në sektorin e shëndetësisë, pritet ndryshim më siguri do të hyjë në fuqi edhe ligji për sigurime shëndetësore, dhe kjo gjendje pritet të ndryshojë pozitivisht, sektorët tjerë si arsimi mbetet sfidë e madhe se ku do të punësohen ky numër kaq i madh i të diplomuarve.
Shteti duhet të ndërroj krejtësisht qasjen enë zhvillimin ekonomik në të kundërtën ne jemi duke shkuar teposhtë dhe pa perspektiv.
Elektorati mund të filloje të jetë shumë më aktivë
Elektoratimund të ndryshojë qasjen , duket te jetë me aktivë me vigjilent dhe me koshient , andaj kjo është mjaft pozitive që të mos ndodhë e njëjta gjendje e 13 vjetëve të kaluar, kështu duket te jetë.
Pritet që te jetë më ndryshe në vitin 2014, por të shpresojmë që do te kemi befasi pozitive që vota të jet e orientuar aty ku shihet perspektiva.
Çudia më e madhe e shtetit tonë mbetet rendi dhe ligji, nuk ka nevojë të investohet shumë për të pas suksese, gjykatat ende duken të brishta në aspektin e drejtësisë dhe me fenomene negative shoqërore, këtu nuk është dashtë të çalohet sepse efikasiteti i organeve të drejtësisë ndikon në të gjitha poret tjera te jetës edhe në atë ekonomike, sociale tjerë.