Kosovë, mbi shpatullat tua po luhet përdhosja
Shkruar nga Blerim Muriqi
Sikur të kishim Servantesë do lexonim kryevepra Satire, fatesh përthyer mbamendjesh, ligësish thurur kthinash, ku drita e ka të pamundur të mbërrijë!
Sikur të kishim Shilerë do kishim të përjetësur kaq Vilhem Telë e kaq mbamendje nderimi!
Ne nuk kemi as njërin e as tjetrin.
Kemi vajtojca, kemi dhe Skeptër vetëvënë e përlyer me mbllaqitjen e pështymjes kolektive. Kemi dhe më shumë se kaq! Doren Hileqare të alkimisë ndërkombëtare.
Ne jemi realiteti ynë. Si të tillë na trajton koha. Meqë jemi, kemi të shkuar, kemi dhe të ardhme.
Këtu që me mbarimin e luftës ishte instaluar në gjithë kapacitetin e saj Bashkësia ndërkombëtare. Ajo erdhi me shumë paqartësi veçuar idenë se duhej hequr Serbia gjenocidiale.
Ata ndihmuan Ushtrinë tonë me operacionet nga ajri të cila rezultuan dhe vendimtare. Konfuziteti i faktorit ndërkombëtarë bëri që ata (UMNIKU) të merrnin gjithë shtyllat e rëndësishme.
Vendorëve na mbeti dekori vezullues i brendshëm. Të huajt po ndërtonin dy veprime njëkohshëm; ndërtimin e kapaciteteve vendore sa për sy e faqe dhe përlindjen kriminale.
Të vie keq kur kujton vitet e humbura të Kosovës, vitet nëpër të cilat Bashkësia ndërkombëtare e qoj vendin tonë në dështim dhe klasen tonë politike në krim. Sot jemi si më keq, jemi në fazen e PËRDHOSJES!
Dikujt po i intereson të na përdhosë?
Mjafton të rikujtojmë skenat fyese ndaj Ramushit në Hagë me ato Dëshmitë fyese të kinse dhunimit të ca Romeve.
Një gjykatë në kulmin e njerzimit, si gjykata e Hagës, kishte pranuar të trajtonte si dëshmi rrëfimtaret e paguara të shërbimeve sekrete armike, Dhe atë me dëshminë se kishin dëgjuar të kishte ndodhur por ato nuk dinin sepse nuk kishin qenë atje!
Sa Ofenduese për Çlirimtarin e sa jo profesionale e fyese për thirrjen e Gjykatës Ndërkombtare!?
Këta ndërkombtarët morën përsipër ta quanin të dënueshme qoftë edhe vrasjen e kriminelëve serb të luftës të cilët po vrisnin e dhunonin civil e fëmijë në Kosovë, siç ishte rasti me akuzën ndaj Musë Jasharit në zemren e të cilit u lind liria e vendit.
Një luftëtar lirie i cili përfundoj në komandat të përgjithshëm si Sylejman Selimin e dënuan për ca shuplaka edhe pse të pa dhëna nga ai.
Sa kalojnë vitet ato rriten nëpër zyrat e gjyqeve nga shuplaka tashmë janë rritur Goxha në dajak se jo mahi.
Po vazhdoj Gjykimi edhe nja dy vjet besoj se mrekullia e drejtësisë ndërkombtare e vendore do pjellë dhe margaritarë tjerë!
Ato shuplaka e këto dajaqe do i gdhend në vrasje e veprime gjenocidiale. Alkimi krimi se jo mahi nga kriminel nën imunitet ndërkombëtar se jo mahi.
Sami Lushtaku rasti unikat i drejtësisë së imponuar. Pa viktimë, pa kohë krimi, pa armë krimi, pa kufomë! Diku në pakohë, në jo ndodhje, halucinacion dëshmie?!!!! Krim i dënueshëm! Përfundim tragjik për Samiun dhe Familjen Lushtaku!
Për tjerë të rasteve Drenica 1 apo 2, Rasti Kiçina Llapi a kudo ndodhur në Kosoven e dënueshme pa rregulla por në kërkesa të qarqeve që ne akoma nuk i dimë dhe skemi as se si të ngushëellojmë, na mbetet të themi: falemnderit drejtësi ndërkombëtare e vendore për përdhosjen që po na e bëni, për fyerjen e inteligjencës që po na e dhuroni!!!
Pse sot nuk reagohet nga masat qytetare, pse sot nuk ka irritim?!
Gjithçka është zhvilluar nën një dirigjim perfekt që gjërat të vinë në këtë pikë. Dhe ja ku jemi?!
Të duash vlerat çlirimtare dhe të neveritësh pasluften e një morie çlirimtarësh është Dilema sot.
Para kësaj dileme na kanë vënë kohët, Të bëmat e shumë gabimtarëve të pasluftës do na mbajnë të përmbajtur për të reaguar por kjo nuk do duhej të ndodhte. Për luftën duhet të reagohet, për vlerat duhet dashuri, mbamendje e respekt.
Paslufta ëshhtë e mbushur me neveri e cila ka arsye të na qoj edhe në kundërshti e armiqësi, por kjo nuk e arsyeton të mos kemi ndjeshmëri për të djeshmen e lavdishme.
Mjafton të kujtojmë rastin Azem Syla dhe të prekim fundin e Neverisë e cila është zgjuar tek ne.
Nëse Faktori i brendshëm ka ditur të gaboj në pasluftë, ai ndërkombëtar ka ditur të udhërrëfej edhe labirinthet më të errëta të gabimit. Ai, ndërkombëtari, ka ditur dhe kur të shpalos këto faqe të zeza që ta plogështoj kundërshtinë tonë, ta rrisë zhgënjimin popullor dhe të fashitë energjinë kundërshtuese.
Gjykata speciale po vjen, Ajo ploja e pamerituar e Kosovës dhe shqiptarëve. Kjo klasë politike me dilitantizmin e vet dhe paprofesionalizmin e vet ia dhuroj vendit dhe përqmimin më të madh historik, Gjykatë të veçantë për të dënuar shqiptarët.
Dhe nën çfarë praktike, Shifeni rastin e Sami Lushtakut Pa identiteti viktime, pa kohë e vend ndodhjeje, pa armë a mjet ushtrimi krimi. Thjeshtë pa asnjë relevancë dhe dënim kapital, krim kapital! Hiq më pak se VRASJE! Kjo do jetë praktika e Gjykatës Speciale!
Klasa politike e Kosovës e dalur nga Lufta Çlirimtare duhet të të dënohet, jo për ato që padrejtësisht po ngarkohet, por për fatin, të cilin ia rezervuan Kosovës me paaftësinë e tyre dhe dilitantizmin që prodhoj dhe veprime kriminale, duke instaluar ish strukturat Jugosllave kudo nëpër shërbimet publike e shtetërore.
Instalimi i UDB-ës kudo nëpër jeten tonë publike nga këta Çlirimtar i bëri ata të fajshëm mjaftueshëm për tu dënuar me dënimin kapital, por meqë ne nuk kemi mekanizma për të egzekutuar këtë dënim Ata Udbashët shokët e tyre të pasluftës do ua hanë kokën. Këtë nuk duhet ta Dyshoijmë.
Neve na mbetet vetem të na dhimbsen për të djeshmen e përbashkët dhe atë shkëlqim të së djeshmes na takon ta mbrojmë, qoftë si ish shokë qoftë si popull në tërësi.
Për të mbrojtur atë shkëlqim që shëndritë nëpër shkronjat e arta UÇK duhet aksion kundërshtues gjithëpopullor, por sot si ta bashkojmë popullin në kundërshti? Atë e kanë neveritur të gjithë!
Qofshin të turpëruar në jetë të jetëve pushtetarët e këqinj, ata që i ndanë këtë fat vendit tonë të mirë! Turpi qoftë