22 Dhjetor 2024

Kosovë je në rrezik nga “shqipfolësit” dhe 82 deputetët e pa popull!

Shkruar nga Luan-Asllan Dibrani

Përpjekjet e një “Marrëveshje të një Minishengeni Ballkanik” nuk është gjë tjetër vetëm synim i futjes së Rusisë në zemrën e Ballkanit.

Fitorja e Vetëvendosjes trembi Klikën  e Beogradit, e ne veçanti krerët e politikes se Serbisë!

Mendova të mos shkruaja me artikuj lidhur me  klikën e Isa Mustafës dhe 82 deputet të pa popull,por për faktin se nuk ka kulturë të nevojshme qytetare të kuptojë se ata që e kritikojnë me artikuj  nëpër gazeta e ndihmojnë të korrigjohen korrekt, të tillët si personazhe të dëmshme për Kosovën,prapë vendosa ta epi opinionin tim.

Kultura e tij  dhe metodat qe i ka përzgjedh janë shumë skandaloze me një gjuhë antishqiptare linçuese,përçarëse në përpjekjet e fundit  të rezistencës  me Listën serbe,qe për ta është ma e afërme se sa Lëvizja Vetëvendosje apo PDK-ja.

Gjithashtu momenti kur Kosova  pritet të hyrje në  dialogun  me Serbinë, apo në agjendat Evropiane dhe në OSBE, këta  çdo gjë e prangosin me hallka të hekurta duke i dhënë krah Serbisë,por jo për të mirën e Kosovës as të kombit shqiptar!?.

Sjelljet e tyre arrogante të fundit, sidomos me sabotimin e vazhdueshëm të konstituimit të qeverisë së Kosovës në krye me  Albin Kurtin,duke sulmuar me shkak e pa shkak, nga e cila sot Albin Kurti ka mbi 60 % të popullatës,ndërsa këta kanë  vetëm numrat  e deputeteve  të pa popull nga të cilët jemi sajuar  dhe trajtuar ma të largët se Lista serbe dhe ministrat e tyre???

Kjo klikë aktual e opozitës ne përpjekje të formimit të “Qeverisë  fantazmë”,në të gjitha planet e mundshme, nuk ka assesi të mbeten ne pozicione tjera, pos të mashtrimit, sabotazhes, intrigave etiketimeve,pa mundur të heqin dorë nga ish të privilegjuarit gjatë kohës së komunizmit, po edhe nga qeverisja 20 vjeçare qe e rreshtuan popullin,ndër ma të varfëritë në Evropë dhe e barrikaduan në një të ardhme të pa shpresë?.

 Nuk është mëkat të jesh bir i Komunistit apo ish pjesë e tyre në shërbim, (Ashtu ishin kohët), por është mëkat kur i ke të gjitha shanset, kushtet dhe dështon me veprimtarinë verbale të mbetesh vegël e tyre.

Përpjekjet e një “Marrëveshje të një Minishengeni Ballkanik” nuk është gjë tjetër vetëm synim i futjes së Rusisë në zemrën e Ballkanit.

Harrojnë të gjorit e rrëzimit te Qeverisë Kurti, se  që praktimi aktual i opozitës në krye me Isa Mustafen  dejuro,lenë përshtypjen  qe këtu në ndasinë tonë po ndihmon edhe mafia serbo-ruse!

Përpjekjet e një “Marrëveshje të një Minishengeni Ballkanik” nuk është gjë tjetër vetëm synim i futjes së Rusisë në zemrën e Ballkanit.

Te marres guximin dhe ta padisë sot Albin Kurtin,”Heroin e luftës për çlirimin e Kosovës nga Serbia dhe të futesh  “Listën serbe” në gji është ma shumë se çmenduri dhe delikt i tradhtisë verbale!!!

Albin Kurti  nuk ju trembet këtyre shantazheve por për ballë ka lirinë e popullit të tij dhe “Shtetin e Kosovës.

Albin Kurti me një inteligjencë dhe kulturë të mahnitshme, kish mundësi t’i lëpihej pushtetit ish jugosllav dhe të merrte poste si  shumë te tjerë, por si burrë qëndroj në balle të demonstratave e viteve të  1981-ta e këndej, nga qe përjetoj edhe burgjet serbe si është ma së keqi.

Fitorja e Vetëvendosjes trembi Klikën  e Beogradit, e ne veçanti krerët e politikes se Serbisë!

Fitorja e Vetëvendosjes trembi Klikën  e Beogradit, e ne veçanti krerët e politikes se Serbisë qe për balle, do ta kenë një politikan te kalibrit të lartë me përgatitje superiore.

Sot qe 20 vitet, Albin Kurti kryeministër aktual i proklamoj i modifikoj idetë e tij për një komb shqiptar ekonomikisht i fortë në Ballkan, dhe brenda Evropës se bashkuar. Nuk ka ndonjë zgjidhje tjetër, dhe Evropianët vetë e dinë këtë por edhe puçistët  e rrëzimit të “Qeverisë Kurti” në krye me Isa Mustafen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)