Kosova vend i vakive, mafive, hafive...
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Lëri lakmitë e tua dhe do ta gjeshë qetësinë e shpirtit.Th Kempis
Mos u befasoni, nëse një ditë, gjatë këtij viti, apo pse jo, ndoshta edhe në vitin vijues, në emisionin qëndror të Lajmeve të orës 19 e 3o, në Televizionin Publik të Kosovës, do të keni rastin, të përcillni e shikoni, edhe ndonjë raport televizivë, të përgatitur nga gazetarë te këtij mediumi publik, ku mund të prezentohet, edhe ndonjë storie televizive, e filmuar me kamerë e me bashkebisedues, ku protagonistë, mund te jenë, femijet, apo familjarët, e ndonjërit, nga shumë drejtorët, apo udhehqësitë e RTK-së, të cilët, në ndonjë gazmend familjarë,në një atmosferë amerikanqe, si dasmë, apo mundet me qenë edhe në ndonjë syneti të fëmijve të tyre, të organizuar në ndonjërin, nga lokalet e shumta hoteliere, në Ferizaj, Gjilan,Mitrovicë apo
?!
Se disa udheheqës, të këtij mediumi, i cili, po promovohet si publik, po e trasojnë me besnikri, rrugën e ish drejtorit, Agim Zatriqi, bile në disa sfera edhe me keq, (në këtë shkrim, nuk po paraqesim raportin e auditimit për vitin 2o1o, i cili është skandaloz e me abuzime të mëdha financiare, dhe që fatkeqësisht nuk është publikuar fare,apo shumë pak në disa media), por, po rezantojmë,shkurtimisht, vetëm, një storie të emetuar, më datën, 03 tetor, të këtij viti, në emisionin e Lajmeve qëndrore, të orës 19 e 3o minuta, kur, pas nje raporti, për fillimin e vitit të ri Akademik, në Universitetin Publik të Kosovës, ekskluzivisht, një gazetar i RTK-së, për audiencën e gjërë, prezanton, edhe një kronikë të përgatitur në Ferizaj, ku në mënyrë superlative, me fotografi e tekst të sinkronizuar, na prezanton, fillimin e punës, të një kolegji privat, të emërtuar me emrin shumë simbolik e domethënësHumanistica.
Autori i këtij raporti, në tekstin e tij foljor, prezanton, se ky kolegj, fillimisht, ka hap dyert për dy drejtime, shumë të kërkuara dhe te nevojshme për Kosovën, ndërsa e veqanta e këtij raporti, është se themeluesi i këtij kolegji, Ismajl Hasani, thekson se nga një matje e bërë, (nuk ceket nga kush), si element i rëndësishmë dhe me peshë, për fillimin e punës së këtij kolegji, është fakti, së qyteti i Ferizajit, ka vetëm 0,97% me edukim superior, prononcim që është vështirë, edhe të kuptohet, por edhe të besohet, se cka ka dashur të thotë, me këtë deklaratë, ku pronar, i kolegjit!
Gjithashtu, në fund të kësaj kronike, na paraqitet. edhe Dr.Pr Urosh Lipushcek,një figurë tjetër kontraverse, i cili, për ata që kanë punuar në RTK, e më vonë janë kyqur në Universitetin AAB, fillimisht në cilësi studenti, me pagesë të RTKsë, e tash disa janë ba edhe profesorë, (është shumë i adhuruar i tyre), i cili në prononcimin e tij nuk ngurroi, që për gjithë ata, që regjistrohen dhe diplomojnë në kolegjin: Humanistica, tu premtoj dhe garantojë, njohje ndërkombetare të diplomave të tyre në gjithë rruzullin toksor!
Nuk do të kishte ndonjë peshë të veqantë sikur në ndonjërin nga televizionet private të emetohej kjo storie,por për opinionin e gjërë, duhet bërë më dije, se pronari i këtij kolegji, është jo tjetër kush, por babai, I drejtorit të RTK-së, Bekim Hasani, njëhërit edhe mësimdhënës në këtë kolegj, andaj emetimi I këtij raporti, në ditarin qëndror, në mediumin publik, të tatimpaguesve kosovarë, nuk është asgjë tjetër, pos, abuzim flagrant, me pozitën, dhe përgjegjësitë, të një udhëheqësi, të një institucioni shtetëror, për përfitime përsonale, për cka, në vendet dhe shtetet,ku funksionon shteti, dhe zbatohen rregullativat ligjore, përsoni në fjalë, automatikisht, duhet dhënë përgjegjësi, jo vetëm me dorëheqje apo shkarkim, por edhe me penalizime tjera.
Më kujtohet shumë mirë ky djal, kur kishte konkuruar për drejtor të RTK-së, nuk linte gur pa lëvizur, për të arritur qëllimin, dhe disa herë, edhe para njërit nga përsonat që bente punën e mësitit kryesor të kësaj pune, deklaronte, se nëse zgjedhet drejtor, do të angazhohet për reforma të mëdha, për të ndryshuar gjërat në këtë medium, në aspektin pozitiv, por si shumë tjerë në këtë Kosovë, që po bëjnë gara për të ardhë në poste, jo për të punuar ndershëm, por për tu pasuraur e abuzuar me paranë e pronën, edhe Bekimi vazhdoi dhe po vazhdon si Liridoni, Agimi
!
Nuk është për tu habitur, se edhe ky rast si edhe shumë raste tjera, do të kalojnë pa ndëshkime dhe reagime,nga ana e atyre që janë të thirrur për të zbatuar ligjet në fuqi, e në veqanti të përsonit më mediatik në Kosovë,zëvëndëskryeministrit Kuqi, i cili, pos që është dhe me të drejtë llogaritet si më përgjegjësi që ka sistemu dhe rahatu, jo vetëm Bordin e RTKsë, sipas preferencës së Shefit, por edhe kuadrin tjetër udheqës të këtij mediumi publik,që njëherit është edhe ministër i drejtësisë, por më tepër është për ti besuar titullit të një shkrimi të paradisaditësh, në një të përditshme, ku thuhej Kosova vend e vakive!
Vërtet i vakive por dhe mafive , hafive dhe
!