26 Dhjetor 2024

Kosova shqiptare nëna e vakive

Shkruar nga Xhevat Bislimi

(Vetranet e UCK-se protestojne kunder Qeverise dhe \"shefave\" te dikurshem...)

Kosova shqiptare eshte bere vend i paradokseve... Keto dite, pervec shume paradokseve tjera, Kosova jone (ri)prodhoi edhe nje paradoks tjeter...

Veteranet e UCK-se (me te drejte) po protestojne kunder qeverise dhe institucioneve (pervec Kryetares Atifete J.) qe udhehiqen nga komandantet, drejtuesit dhe \"shefat\" e tyre te dikurshem (te luftes)!

Kryeministri i Kosoves ishte drejtor i Drejtorise Politike te UCK-se (me vone \"shef\" politik i UCK-se...), Minister ne kete qeveri dhe Kryetar i Komisionit per veteranet e UCK-se eshte shefi i fundit i Shtabit te UCK-se, nje tjeter anetar i Shtabit te UCK-se eshte Minister i Arsimit..., etj.! Rreth 30 deputet jane drejtuese, komandante e perfaqesuese te UCK-se.

Njeri prej tyre ka qene Komandant i Pergjithshem i UCK-se. Kryetari i Kuvendit te Kosoves ishte anetar i SHP dhe Zedhenes i UCK-se...

Me nje fjale pushteti politik-ligjvenes dhe ekzekutiv i Kosoves (kaq sa eshte...) eshte ne duart e atyre qe kishin drejtuar, komanduar dhe perfaqesuar Luften Kunderpushtuese e Clirimtare te UCK-se dhe te kombit shqiptar per clirimin e Kosoves.

Kerkesat dhe nevojat e luftetareve te UCK-se (veteraneve, invalideve...) ishin dhe jane me te vogla dhe me modeste se kerkesat e cilesdo kategori te popullit tone...

Mosplotesimi i tyre nuk i bene nder kesaj Qeverie dhe nuk i bene nder as ketij populli dhe as kombit shqiptar. Deshmoret, heronjte dhe veteranet e UCK-se, luftetaret e lirise jane emblema, nderi, krenaria dhe lavdia e Kosoves dhe e mbare Shqiperise.

Mosperfillja e kesaj pjese te lavdishme te popullit tone dhe injorimi i tyre e ka cmimin e larte... Aq sa respektohen, vleresohen dhe perkrahen luftetaret e lirise, deshmoret dhe familjet e tyre aq liri, drejtesi dhe zhvillim do te kete Republika e Kosoves dhe populli yne...

Luftetari i lirise, familja e tij dhe e deshmoreve dhe invalideve te Luftes Clirimtare meriton nje jete me dinjitet e jo me dore te shtrire...

Ketyre njerezve, ketyre bashkekombesve tane duhet t\'u garantohet nje jete normale dhe dinjitoze per kushtet dhe rrethanat e Republikes sone...
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)