Kosova shqiptare djep i çudirave
Pak histori Çudirave për Shqipërinë (me Shqipëri shqiptarët kuptojnë çdo krahinë dhe çdo pëllëmb të tokës shqiptare) dhe shqiptarët nuk po u duket fundi.
Tashmë është e dëshmuar dhe pranuar se shqiptarët janë populli më i vjetër në Evropë. Gjuha e tyre, edhe sipas Akademisë suedeze të shkencës (shih pemën e gjuhëve), është më e vjetra në botë.
Mirëpo, ky popull vazhdon të jetë populli më i copëtuar në Evropë. Çudi! Jo vetëm kaq. Krahina të tëra edhe gjatë shek. XX u përvetësuan, u spastruan dhe u kolonizuan nga Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe bile edhe nga «Maqedonia». Çudi!
Qindra mijëra shqiptarë u dëbuan me terror, gjenocid dhe me zjarr e hekur nga vatrat e tyre shekullore. Qindra mijëra të tjerë u tretën (asimiluan) ose po treten edhe në kohën tonë në vatrat e tyre (viset shqiptare nën Mal të Zi, «Maqedoni», Greqi e Serbi) dhe anembanë botës, sidomos në Turqi. Çudi!
Qindra mijëra shqiptarë sot deklarohen «myslimanë», «grekë», «turq», «malazezë»,«maqedonë», «serbë», «amerikanë», «gjermanë», «francezë», «suedezë», «zvicranë», «italianë», «austriakë»
Çudi tmerruese!
Tirana zyrtare sçanë kokën fare. Duan të hanë njëri-tjetrin për një copë pushtet, në një pjesë të Shqipërisë. Çudi! Shqipëria Verilindore dhe shqiptarët nën Jugosllavi Vendimet e Fuqive të Mëdha (Kongresi i Berlinit, sidomos Konferenca e Ambasadorëve në Londër
) ua falën më tepër se gjysmën e tokave të Shqipërisë vendeve fqinje. Çudi!
Në më pak se gjysmën e Shqipërisë u krijua shteti shqiptar (Shqipëria londineze). Shqiptarët nuk patën fuqi ti mbrojnë tokat e tyre nga shovinistët fqinjë dhe ti kundërshtojnë vendimet e Fuqive të Mëdha. Çudi!
Shqipëria e Poshtme, pjesa më e bukur e bregdetit shqiptar (Çamëria deri në Artë) u pushtua dhe po mbahet edhe sot nga Greqia. Çudi! Shqipëria Verilindore (krahinat më të mëdha) u pushtuan nga serbo-malazezët, që më vonë u bënë Jugosllavi.
Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Azem Bejta, Hoxhë Kadria, Idriz Seferi
organizuan qëndresën politike dhe të armatosur për çlirimin e Shqipërisë Verilindore dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar por, nuk ia dolën. Çudi!
Pas Luftës së Dytë Botërore Shqipëria Verilindore u copëtua midis tri republikave: Serbisë, «Maqedonisë» dhe Malit të Zi. Shqiptarët edhe njëherë (gjatë LDB) nuk mundën tu dalin zot tokave të tyre. Dikush umashtrua pas gjermanit, dikush pas italianit, dikush pas Rusisë, dikush pas inglizit, dikush pas Jugosllavisë
Çudi!
Në kushtet e reja, të një terrori dhe të reprezaljeve shtetërore u organizuan dhe vepruan shumë grupe, organizata dhe lëvizje ilegale. Grupet dhe organizatat e para pas LDB kërkonin, angazhoheshin dhe përpiqeshin për çlirimin e Shqipërisë Verilindore dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar, Shqipërinë londineze.
Më vonë, pasi një pjesë e Shqipërisë Verilindore, që u quajt Kosovë, fitoi njëfarë autonomie në kuadër të Serbisë, u themelua dhe veproi Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ).
Menjëherë pas Pranverës shqiptare të vitit 1981 nga disa organizata u formua Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës. Në programin e saj ende thuhej «Kosova dhe viset e saj». Pas shpërbërjes së Jugosllavisë kjo organizatë u quajt Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK). Në programin e saj mbeti Kosova pa viset e saj, sipas shembullit të partive legale (kolaboracioniste). Çudi!
Në këtë kohë kishte ndodhur edhe përmbysja e madhe (tragjedia kombëtare) në Shqipërinë londineze. Forca të caktuara, të parkrahura fuqishëm nga shtete të caktuara, në emër të «demokracisë» dhe me teorinë e famshme «çdo gjë nga zeroja» po shkatërronin shtetin ekonomikisht, ushtarakisht, politikisht dhe moralisht. As nuk donin tia dinin se kishte një Shqipëri Verilindore dhe një Shqipëri të Poshtme që vuanin nën çizmen e hekurt të pushtuesëve serbo-greko-maqedono-malazeë. Çudi!
Megjithatë, ishte LPK-ja, e vetmja organizatë, që mori vendimin historik për Luftë të armatosur kundër pushtuesëve serbo-maqedono-malazezë dhe për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në fillim platforma kombëtare dhe politike e UÇK-së ishte përcaktuar dhe angazhohej e luftonte (shiko edhe Betimin e UÇK-së) për «çlirimin dhe bashkimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë».
Fillimisht përmendeshin tri zona të UÇK-së: Zona e parë në Kosovë, Zona e dytë në «Maqedoni» dhe Zona e tretë në Mal të Zi. Zona e tretë u harrua pothuajse menjëherë, kurse Zona e dytë pak më vonë. Ngeli Zona e tretë, krahina e Kosovës me kufijtë e përcaktuar nga Beogradi. Çudi!
Lufta Antipushtuese Çlirimtare e zhvilluar në dhe për këtë krahinë shqiptare si dhe rreziku i shndërrimit të kësaj lufte në një luftë ballkanike dhe më gjerë i detyroi Fuqitë e Mëdha të ndrhynin për përfundimin sa më të shpejtë të saj. Këtu duhet të kihen parasysh edhe interesat amerikane dhe roli i padiskutueshëm i SHBA-ve në këtë «histori».
Krahinat tjera, edhe pse pati disa përpjekje, mbetën nën pushtimin «maqedon », serb e malazez. Për Shqipërinë e Poshtme (Çamërinë) veç sa po flitet nga pak e si me druajtje. Çudi!
Me mbarimin e Luftës nuk mbaruan edhe çudirat. Ata që ndihmuan në përfundimin e luftës për të mos lejuar një luftë të përgjithshme për «çlirimin dhe bashkimin e krahinave të pushtuara të Shqipërisë» kishin kërkuar (dhënë ultimatum) çarmatosjen e shqiptarëve, UÇK-së por, jo të serbëve dhe Serbisë. Çudi!
KFOR-i dhe UNMIK-u u vendosën në Kosovë, në vend se të vendoseshin në Serbi. Çdo shenjë (simbol) shqiptar (flamuri, etj.) dhe i UÇK-së përbënte kërcënim për sigurinë në Kosovë dhe ishte i ndaluar për UNMIK-KFOR-in. Çudi!
UNMIK-u, nën mbrojtjen e armëve të KFOR-it, ndau Veriun dhe ia bëri «peshqesh» serbëve dhe Serbisë dhe krijoi enklavat, që më vonë u bënë komuna dhe zona të mbrojtura serbe. Të gjitha këto me bekimin e klasës politike të Prishtinës. Serbia këmbëngulte dhe luftonte me të gjitha mjetet legale dhe ilegale për Kosovën e «saj», kurse Tirana zyrtare, pronarja e ligjshme dhe e vetme e kësaj krahine dhe e mbarë Shqipërisë, ruante «neutralitetin» dhe indiferencën e saj shembullore. Çudi!
Çudirat vazhdojnë edhe pas shpalljes së (gjysmë)pavarësisë së Kosovës Qetësia, nënshtrimi dhe dëgjueshmëria shembullore e shqiptarëve, posaçërisht e klasës politike, i gënjeu ndërkombëtarët dhe veçmas Evropën se Kosova dhe shqiptarët mund të (ri)pajtohen me Serbinë për njëfarë bashkëjetese. Çudi!
Ngjarjet e marsit të vitit 2004 i bindën përfundimisht ndërkombëtarët dhe Evropën se shqiptarëve dhe kësaj Kosove të mbetur duhet ti jepet një pavarësi me formë por, me përmbatje të kushtëzuar, me një prani të garantuar (të kamufluar mirë) të Serbisë nëpërmjet Veriut të Kosovës, komunave dhe zonave të mbrojtura serbe në Kosovë.
Të gjitha këto zgjidhje u formuluan dhe garantuan me planin e famshëm ose famëkeq të Atisarit, të cilin e pranuan me entuziazëm «politikanët» e Kosovës dhe ata të Tiranës. Çudi!
Ky plan do të jetë edhe mbi Kushtetutën e Kosovës (mos e harroni!). Për zbatimin e këtij plani, përveç në Veri të Kosovës (atje duhet të merret pëlqimi i Serbisë), do të kujdeset ICO dhe UNMIK-EULEX-i nën mbrojtjen e KFOR-it dhe të sharlatanëve politikanë dhe qeveritarë të Kosovës. Ndihmë të veçantë ka dhënë edhe ambasadori Dell. Çudi!
Për realizimin dhe zbatimin e këtij plani arrestohen, burgosen, shantazhohen, ndiqen, luftohen dhe eliminohen (në bashkëpunim të ngushtë me vendorët) me të gjitha format, mjetet dhe rrugët e lejueshme e të palejueshme të gjithë ata që në një mënyrë a në një tjetër nuk pajtohen, nuk nënshtrohen dhe nuk i binden këtyre zgjidhjeve antishqiptare, antidemokratike dhe antinjerëzore. Çudi!
Në këto kushte dhe rrethana bëhet «president» Pacolli, bëhet «presidente» Atifetja, bëhet deputet dhe fiton, me një votë, katër pozita në qeveri, Ukë Rugova, bëhen deputet dhe ministra të PDK-së, guvernator banke
ata që ishin brum i LDK-së dhe i ideologhjisë së pushtuesit, i «shoqërisë civile» (informatorë, kolaboracionistë, sahanlëpirës
), ata «zotërojnë» pjesën më të madhe të pasurisë kombëtare, të mediave, etj. Çudi!
Përgjegjësi për sigurinë e shefit të EULEX-it shan me fjalët më të ndyra flamurin shqiptar, Kosovën shqiptare dhe kurkujt kurrgjë. Ky njeri mund të «falej» vetëm nëse ka fshirë prapanicën me flamurin e tij dhe vetëm nëse ka pëshurr nga mëngjesi deri në darkë vendin e tij. Përndryshe ai nuk do të duhej të ikte nga Kosova pa marrë dënimin e merituar, kurse UNMIK-EULEX-i do të duhej të merrte ultimatumin për tu larguar nga Kosova. Por, jo.
Pak ditë më vonë EULEX-i, shefi i tij, tha se për Veriun duhet të bisedohet me Serbinë, pa pëlqimin e saj nuk mund të kalohet lumi, Ibri. Dje ky mision antishqiptar emroi komandant të njësisë speciale të policisë së EULEX-it një rumun, shteti i të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe kolegët e të cilit kanë vrarë shqiptarë të pafajshëm dhe janë kthyer në vendin e tyre pa një ferrë në këmbë. Çudi!
Grupi Ndërkombëtar i Krizave nxjerr përfundimin dhe rekomandon që Veriu të ketë një status të veçantë. Në anën tjetër bisedimet bëhen me Serbinë dhe për të mirën e Serbisë në emër të Kosovës. Bëhen lëshime të reja në emër të Kosovës dhe në dëm të pavarësisë së saj.
Ndërsa në Tiranë jepet kushtrimi nga Berisha dhe Rama për jetë a vdekje. O pushtetin, o nuk e duamë jetën, çirren ata. Armikun më të madh të Shqipërisë e shohin te njëri-tjetri. Ata që mendojnë ndryshe ose që flasin, shkruajnë dhe angazhohen për bashkimin e kombit në një shtet quhen «patriotë të vonuar» nga Rexhepi. Çudi!
Po e përfundoj me një çudi të fundit, sepse ka shumë çudira që nuk munda ti përfshi në një shkrim si ky. Disa deputetë kanë inicuar çështjen e hetimit të ShIK-ut.
Në kohën kur Veriu kontrollohet dhe qeveriset tërësisht nga Serbia, në kohën kur në Kosovë veprojnë shërbimet sekrete të Serbisë pa asnjë pengesë dhe shërbimet sekrete të shumë shteteve tjera antishqiptare si dhe në kohën kur në Kosovë vepron në mënyrën më jodemokratike, jolegale dhe jo transparente UNMIK-EULEX-i këta deputetë të mjerë dhe Kuvendi i Kosovës angazhohen për hetimin e vetëvetës. Çudi!
Nuk po them ndonjë sekret nëse them se në Kosovë ka patur mbi pesëdhjetë mijë bashkëpunëtorë shqipfolës të Serbisë. Ka pasur inspektorë, policë, nëpunës, politikanë, intelektualë, gazetarë, etj., që i kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme Kosovës dhe popullit të saj shqiptar.
Për ose me fajin e tyre janë ndjekur, burgosur, torturuar, dënuar, vrarë, dëbuar, etj. dhjetra mijëra shqiptarë. Në vend se këta, u thënçin deputetë, të inicojnë hartimin dhe miratimin e ligjit për pastërtinë e figurës (lustrifikimin) dhe pastaj për hetimin e dëmeve dhe krimeve të pallogaritshme që persona të veçantë i kanë shkaktuar Kosovës dhe popullit të saj në bashkëpunim me pushtuesin, këta deputetë dhe ky Kuvend merret me «hetimin» e atyre që dhanë kontribut të veçantë për çlirimin e Kosovës.
Vetëm pas hetimit të veprimtarisë kriminale të pushtetit dhe shërbimeve sekrete të Serbisë si dhe të bashkëpunëtorëve në të kaluarën dhe deri më sot, vetëm pas hetimit të veprimtarisë kriminale të shumë shërbimeve antishqiptare mund të hetohej (pse jo?) edhe SHIK-u për ndonjë shkelje, gabim ose faj të pa dashje ose me dashje. Çdudi, çudi!
Po halli? Lexuesi mund të më pyes: Po halli? Kam besuar dhe besoj në fuqitë e pashterrshme të popullit shqiptar, i cili, megjithë humbjet e mëdha (tragjike) gjatë gjatë shekujve, ka mbijetuar dhe jetonë e po rritet, jetonë e po fuqizohet.
Edhe kjo gjysmëliri e njërës prej krahinave të pushtuara të Shqipërisë, Kosovës, është një fitore e madhe në rrugën e vështirë dhe të gjatë të çlirimit dhe bashkimit të tokave të pushtuara të Shqipërisë.
Pra, siç ka thënë miku im, H. S., «jemi shumë më afër fundit se fillimit të çlirimit dhe bashkimit të tokave të pushtuara të Shqipërisë».
Prandaj le të mblidhet dhe bashkohet fuqia e popullit shqiptar. Halilët, Melihatet, Migjenët e Nexhmedinët kanë të drejtën e tyre: Ata nuk duan të jenë shqiptarë, duan të jenë «kosovarë», si dje disa që bëheshin «jugosllavë», ata nuk duan të kemi një Shqipëri, siç angazhoheshin dje për të jetuar nën Jugosllavi.
Por, populli shqiptar, dëshira dhe vullneti i tij do të ngadhnjejnë, sepse bashkimi i kombit shqiptar në një shtet, në një Shqipëri është interes, është domosdoshmëri për paqen, qëndrueshmërinë, zhvillimin dhe të mirën edhe të popujve fqinjë por, edhe për të ardhmen evropiane të Ballkanit.