22 Dhjetor 2024

Kosova, partitë politike dhe zgjedhjet

Shkruar nga Xhevat Prebreza

Këto ditë, kur në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme,edhe pse  u cilësuan jo të rregullata nga shumica e partive politike dhe nga vetë ambasadori amerikan Dell, ato u cilësuan gati 85% përqind të rregullta në tërë teritorin e Republikës sonë,keshtu qe Kosova tregoi se,mund të punojë edhe pa ndihmën e OSBE-së,e cila deri para tre viteve ishte pjesë e oragnizimit të zgjedhjeve.

Parregullsit të cilat filluan që në mëngjes nga vetë KQZ-ja,e cila nuk ishte e përgatitur mirë,duke filluar nga llampat për verifikimin e gishtrinjëve që u bë  zhurmë më së shumti,parregullsia e dytë,ishte ajo se në librin e votimit nuk kanë qenë shumë njerezë që kanë qenë herave tjera,parregullsia e tretë ishte se nuk janë berë pastrimet mirë nga personat që kanë vdekur, nderrimi i vednit të votuesit nga një lagje në tjetrën,ishte vetë deështim i KQZ-së,mirëpo,këtë KQZ-ja e arsyetoi,se ishte kohë shumë e shkurtër,për të gjitha përgatitjet e duhura.

Zgjedhjet ishin të monitoruara,jo vetëm nga Demokracia në Veprim,por,edhe nga disa organizata të OJQ-ve në Kosovë si dhe nga ENEMO,e cila kishte mëse 80 ekipe të monitorimit me 188 vezhgues në ditën e votmit,të cilet sipas tyre ishin zgjedhje me standarte të larta evropiane,por me disa dobesi të procedurave.

Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë,thujse ishte i pritur.mireëpo,ajo cka ishte me befasuese,ishte përqindja shumë e madhe e Lavizjës Vetëvendosje,që nuk ishte pritur nga eloktorati i gjërë,edhepse,kjo lëvizje e meriton të jetë pjesë e kuvendit të ardhshem të Kosovës.Befasia e dytë,ishte ajo e LDD-së,që nuk arriti ta kalojë as pragun e limituar zgjedhor.

Po të bëjmë  një analizë më të gjërë,pse këto rezultate u pritën kështu,është shumë e kjartë.Së pari partia e cila ishte dhe mbeti në pushtet PDK-ja,ka bërë punë shumë të mëdha,duke filluar nga rrugët,shkollat,rritjën e rrogave të profesoreve,arsimtarve,si dhe policisë,punimin e dokumenteve për qytetarët e Republikës së Kosovës,lenë të kuptojmë se kjo parti,ka ditur ta ruajë pozitën e vetë në vendin e parë,me nje diferencë të madhe nga 10 %,  (duke perfshirë këtu dhe Skënderajin,Drenasin,si dhe Decanin),kundrejtë partisë që dikur ishte e para.

Mirëpo,në të kundeërtën,kësaj partie ia humbi imazhin dy bastoinet e sigurta që i kishte,ai i Skënderajit dhe i Drenasit,duke përfshirë këtu edhe një vend votim në Malishevë,si dhe ne Shalë të Lipjanit. Në këto vende,sipas Lëvizjes Vetëvendosje janë përfshire disa njerëzë dhe kanë mbushur kutit duke votuar disa herë,madje kjo kishte publikuar dhe një video gjirim,që thuhet se e kanë bërë banorët e trevës së Drenicës.

Por,edhe   sipas ambasadorit amerikan Dell,është bëre manipulim i votave më shumicë dhe më të drejt KQZ-ja,ka përseritur edhe një hërë votimin në këto qendra.Se a do të ketë prapë manipulime,mbetët të shihët më 9 janar të 2011-tës.

LDK-ja,edhe pse pati nje rritje prej vetëm 1 %,është pritur që do të fitojë edhe shumë.  

Pse është pritur ?

Në zgjedhjet e vitit të kaluar,kur Isa Mustafa fitoi bindshëm ndaj rivalit të vetë Astrit Salihut,si dhe fitorja e tij e dytë ndaj ish kryetarit të LDK-se dhe të shtetit të Kosovës Fatmir Sejdiut,bëri që të rritët një entusiazëm i madh tek elektorati i kësaj partie.

Mirëpo,gabimin që kryetari aktual i Prishtinës e bëri me djalin e ish kryetarit     të parë të kësaj partie dhe ish kryetari i Kosovës para pavarsisë,dr.Ibrahim Rugova,bëri që kjo parti të mbetëët  aty ku ishte.

Kjo ishte edhe një tronditje e radhës së LDK-së,pas asaj të 2006-tës, kur ai kuvend u quajt kuvendi i karigëve.Por,kësaj here nuk ishte kuvend i karigëve,por ishte kuvend i protestave të disa grupeve të vogla që donin Isa Mustafen në krye të partisë dhe atyre që nëpër mure të ndërtesave shkruanin kundër Isa Mustafës,që sipas tyre kishte lënë anash Ukë Rugovën,që këta e quanin tradhëti edhe ndaj partisë,madje madje,edhe në tubimet elektorale e sidomos në Kodrën e Trimave, u pa shumë kjartë,se si vetë simpatizuesit e partisë,kundershtuan kryetarin e tanishëm të LDK-së.

Lëvizja Vetëvendosje e cila u radhitë e treta në këto zgjedhje,për shumë kend ishte befasia e vitit 2010-të.Thënë shkurte,është pritur që të marrë një përqinjde,por jo kaq shumë.Por,në anën tjetër,edhe nuk është befasi,sepse,Albini nuk është një i ri në skenën politike sikur që ishin të FER-it,që nuk arritën as 3 %,e lëre më shumë.

L.V,kishte kohë që ishte në skenë dhe ishte në shumë raste më e zëshme se opozita,ishte ajo që e korigjoi edhe pozitën,edhe opoziten.Kjo përqindje e cila i dha dritën e gjëlbërtë të hyjë në kuvendin e Kosovës,është falë liderit të saj Albin Kurtit dhe ekipës së tij,që për shumë vite ishin aktiv në këtë organizatë.

AAK-ja,ishte dhe nuk ishte në rritje.Ishte pas AKR-së më 2007-tën,pra e katërta,prapë mbeti në atë pozitë,edhepse më 2009-tën,në zgjedhjet lokale kishte një rritje më të mirë se sa më 2007-tën.Aderimi i Ukë Rugovës u pritë se do t’i shtojë një përqindje,por nuk ndodhi sic u pritë,sepse,në këtë parti erdhën edhe disa politikan tjerë,që për popullin,nuk ishin të panjuhur.Këtu u pa dhe Stiven Shuk-u,i cili e ndoqi cdo tubim të kësaj partie.

Ramje drastike,pësoi AKR-ja,nga gati 15 %,sa kishte më 2007-tën,ra në 7%.edhe për kundër faktit,se kjo parti mori një numër të mirë të disa partive tjera në koalicionin parazgjedhor.

Këtu, rolin kryesor e luan populli,në këtë rast votuesi,i cili të ndihmon dhe të ndëshkon.Partitë politike,për dhjetë ditë sa kishin kohë ta shpalonin programin e tyre për katër vitet e ardhshme,treguan dhe nuk treguan sa elektorati kërkojë të dijë nga partitë e tyre.U dhanë premtime në të gjitha fushat, si në infrastruktur, në arsim, në shëndetsi,në politikat ekonomike,në politikën e mbrendshme dhe atë të jashtme.

Të gjitha këto premtime,mbetën të shihën pas 9 janarit,kur pritët të arrihët edhe marrveshja në mes partisë më të madhe në vend dhe atyre që dëshirojnë të hyjnë në qeveri,për të mirën e vendit,kur dihet mirë se në ditët në vijim Kosovën e presin edhe shumë punë.Se pari janë bisedimet me Serbinë,liberalizimi i vizave dhe të tjera.

Nga e gjithë kjo që u tha këtu,mund të themi se,Kosova dinë të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike.Kosova ka kapacitet të madh për të punuar edhe më shumë.Kosova është ajo që ka forcë dhe fuqi të punojë për të hyrë në të gjitha oragnizmat evropian dhe botëror.    
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)