29 Dhjetor 2024

Kosova një kazan me përplot dilema

Shkruar nga Blerim Burjani

Pse ende s’kemi institucione te dalur nga zgjedhjet e 8 qershorit?

Mund të ketë ngjarë që ky ngërç po ndodhë për shumë arsye njeri nga arsyet është themelimi i gjykatës speciale në vend, s’do mend se diçka është nuhatur në këtë drejtim nga njerëz të ndryshëm që kanë rënë dhe bien ndesh për çdo ditë me ligjin.

Dikujt po i konvenon mjaftë shumë që kjo gjykatë mos të themelohet fare ose të zhargitet, mund te jetë interes i subjekteve politike ku një numër I madh nga të gjitha këto subjekte politike kanë probleme të shumta me rendin e ligjin, dosjet të shumta janë mbledhur që nga koha e UNMIK-ut tash edhe nga EULEX e cila ka gjithashtu thuhet ka të dhëna të reja, fakte të ndryshme, ka shumë arsye pse “shteti u mbet peng”.

Dikujt po I shërben kjo gjendje anarkike shumë mirë, duket se ka probleme serioze në këtë drejtim me këta njerëz të shumtë që janë nën llupen e EULEX-it, në ndërkohë kishte edhe sinjale për ndërmarrje aksionesh nga EULEX për një numër të rasteve korruptive, përderisa doli në shesh edhe një temë tjetër edhe për misionin evropian për rend dhe ligj u ballafaqua më këto gjera korruptive, andaj durimi ndërkombëtar për tu themeluar kjo gjykatë është duke shkuar kah fundi, ideja është që rastet të shumta te jenë pjesë e punës së kësaj gjykate.

Në mungesë të mos funksionimit të institucioneve bashkësinë ndërkombëtare do ta shtyjë të veprojë ndryshe faktorin vendor, dhe pak do pritet dhe kjo mund të ndodhë shumë shpejtë që OKB të themelojë një gjykatë ndërkombëtare për rastet e shumta me dyshime për vepra të ndryshme penale. Kjo po duket se do të shtyjë bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë aktivitete tjera.

Njerëz të shumtë janë nën llupen e organeve ndërkombëtare të drejtësisë, dyshime dhe akuza që vijnë nga mediat ndërkombëtare pastaj dosjet e mbledhura që një kohë të gjatë edhe nga EULEX e cila do të obligohet më nga autoritet evropiane që të fillojnë me procedura penale prej vitit 2001 e deri më sot, ku janë shumë zyrtar të lartë të dyshuar për vepra të shumta penale si dhe autoritet të larta të organeve komunale.

BE dhe SHBA kërkojnë dialogu të vazhdojë ne mesë Kosovës dhe Serbisë

BE dhe SHBA të pakënaqur me politikanët kosovar, ta pa aftë, tendencioz dhe lojtar te këqij politik kështu mund te thuhet për një skenë të tillë politike në Kosovë, janë të gjithë prej këtyre njerëzve të cilët rrinë e presin me duar hapur për të iu dhuruar pushtet dikush, me iu falë.

Kjo skenë politike po e shantazhon edhe bashkësinë ndërkombëtare me kërkesa pa lidhje dhe dëshira për të udhëhequr vendin, qytetarët janë deklaruar se këndë e dëshirojnë në udhëheqje kjo duhet t ë respektohet.

As dialogu me Serbin si ka punët mirë, prej shumicës marrëveshjeve vetëm katra prej tyre thuhet se zbatohen të tjerat janë mbet ne letër. Bashkësia ndërkombëtare dëshiron të shohë lëvizje përpara e jo gjëra të tilla të lodhtë prej këtyre njerëzve.

“Këtu diçka nuk është normal”

Që s’është normal gjendja e krijuar kur humbëset me çdo kusht tentojnë me korrigjuar votën e elektoratit është e çuditshme por edhe gjendja e krijuar as proces përpara e as proces të ripërsëritur zgjedhor por vetëm stagnim të plotë dhe bllokim ,këtu diçka ka? Që do te merret vesh edhe kjo punë që besoj se nuk shkon larg.

Ideja për të ndal “trenin” nuk është ide vetëm e njërës palë por e shumë palëve, njerëz të shumtë të pakënaqur, edhe tema se kujt i takon krye parlamentari dhe kryeministri është temë bajate tash më. Por diçka tjetër është duke u zier në këtë kazanë të vendit. Se diçka duket se po zihet që s’është normal edhe kjo mund te jetë?

Askush prej neve nuk kupton këtë cirkë që po ndodhë por një zbërthim do të bëhet i kësaj gjendje, ose presidentja pa legjitimacion demokratik duhet me shpallë zgjedhje as ajo nuk I ka punët mirë, se partitë mendojnë se nuk duhet më ajo të mbetet presidente e tillë pa asnjë të fituar nga elektorati, e cila në një variant ka prish matematikën në të gjitha anët e gjetjes së zgjidhjes s ë mundshme.

Komedia me çanta dhe foto televizive

Një komedi po ndodhë në Kosovë, njerëz të ndryshëm nga dy blloqet politike me çanta të lëkurës dhe me tesha të falura dalin në TV për të shpjeguar se atyre iu takon qeverisja, një pjesë e njerëzve të tillë me çanta janë nën llupen ndërkombëtare të organeve të drejtësisë, bashkësia ndërkombëtare thuhet se ka informata t plota për një numër të njerëzve të dyshuar për vepra të shumta këtë e ka përmend edhe ambasadorja amerikane në Kosovë, pore edhe përfaqësues tjerë ndërkombëtar.

Kjo komedi dramatike me këtë njerëz që kanë krijuar shumë probleme shtetit  vazhdojnë të shpërfaqin apetite për pushtet, në këtë vend ka interes që mos të respektojnë rendin demokratik dhe kushtetues pra e dëshirojnë anarkinë nën moton “të gjithë kanë të drejtë”, pa rregulla ligjore dhe demokratike, kjo punë duhet të ndalet për të përkrahur vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e fundit.

Afati për të bërë marrëveshja ka skaduar pritet vendimi

Ky afat tash ë ka skaduar, andaj një zburthi duhet të ndodhë shumë shpejtë, Kosova shkon drejt zgjedhjeve, nuk ka shumë kohë për t humbur më, tash jemi në një fazë ku duhet të ketë një veprim dhe një vendin përfundimtar në këtë mjegullat të madhe dhe konfuzitet total. Por se në javën në vijim do te ketë qasje tjetër nga faktori ndërkombëtarë kështu që do të shkojmë në drejtim tjetër pra të zgjidhjes së këtij ngërçi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)