22 Dhjetor 2024

Kosova në rolin e "Nën Terezës"

Shkurar nga Gani Qarri

Në fakt, bisedimet Kosovë-Serbi, tash e rreth 11 vite, nuk janë zhvilluar asnjëherë për çështje humanitare, por për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike ndërmjet të dy shteteve të pavarura, ndaj Kosova nuk mund të shkojë edhe matej në Bruksel në rolin e Nënë Terezës", siç është vepruar për më tepër se një dekadë me radhë nga Thaçi & Co, duke i lejuar Vuçiqit të vendos, jo vetëm për agjendën e bisedimeve,por edhe për çështjet e brendshme të Kosovës, dhe ofruar e nënshkruar çdo gjë që dëshironte Serbia.  

Për të qenë plotësisht të qartë dhe konkret në qasje, Kosova në realitet, nuk guxon ta pranoj jo vetëm asociacionin kundërkushtetues një etnik serb, por as modelin e Belgjikës lindore, sepse duke pasur parasysh shpërndarjen e serbëve në vend dhe pretendimet territoriale të Serbisë, një model i tillë do ta enklavizonte tërë Kosovën dhe bënte shtetin tonë të brishtë, tërësisht jo funksional.  

Kështu që, tani e tutje, në dialog Kosova duhet të shkojë, vetëm si shtet i pavarur e sovran, dhe ta dëshmoi edhe në Bruksel se mund e di, dhe është në gjendje, ti mbrojë të drejtat dhe interesat e veta shtetërore, duke kërkuar me vendosmëri reciprocitet të plotë me Serbinë dhe të drejta të barabarta për shqiptarët nën Serbi me ato që Serbia kërkon për pjestarët e pakicës serb në Kosovë.  

Vet fakti se takimi i fundit ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Aleksandër Vuçiqit, daton qysh më 19 korrik të vitit 2021,ku kryeministri ynë dëshmoi se nuk u nënshtrohet pretendimeve hegjemoniste të Serbisë, bëri që takimi të përfundoi pa rezultat dhe pa rënë dakord për asgjë, për të mos u takuar më, tash e gati 7 muaj, gjë që dëshmon më së miri, se në çfarë faze problematike janë futur bisedimet Kosovë-Serbi.  

Prandaj vizita e të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar i cili është edhe zëvendës-ndihmës i Sekretarit të Shtetit Amerikan, bashkë me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ishte mese e nevojshme, për disa arsye.

E para, bëri qartësimin e qasjes së SHBA-ve, se administrata e Presidentin Beiden, nuk e ka në plan ta pranojë bosnjëzimin as rrënimin e shtetit të Kosovës, siç do të dëshironte Serbia, por përkundrazi, kërkon përfundimin e bisedimeve me një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.  

Ndërsa lidhur me asociacionin kundër kushtetues një etnik serb, në të cilin këmbëngulte në vijimësi Serbia, pa ju ofruar shqiptarëve në Kosovën Lindore asgjë, madje duke ua fshi e pasivizuar edhe adresat e shqiptarëve, ndaluar flamurin, dhe të gjitha simbolet kombëtare si dhe vet abetaren edhe për fëmijët fillestar në shkolla, Eskobar u deklarua qartë se ngrehinë të tillë serbe, nuk do të ketë në Kosovë.  

Qëndrimi i prerë i SHBA –ve, ia bëri të qartë jo vetëm Serbisë, por edhe përfaqësuesve të lartë evropian,e veçanërisht ndërmjetësuesve në bisedime Borell e Lajçak, të cilët kishin marrë plotësisht, anën e Serbisë, se nuk do të ketë asociacion kundërkushtetues një etnik serb në Kosovë, si dhe territori dhe kufijtë e Kosovës, mbeten të paprekshme dhe nuk do të guxojnë të ndahen as ndryshohen prej askujt, ndaj ky akt sublim, detyroi edhe vet Miroslav Lajçakun të deklaroi për herë të parë publikisht, se as BE nuk dëshiron edhe një “republika srpska” në Kosovë dhe se Kosova është shtet i pavarur e sovran,dhe pjesmarrëse e barabart në bisedime e cila vendos vet për çështjet e saj të brendshme.   

Pra përderisa në dialog marrin pjesë dy shtete të pavarura, Kosova në bisedime me Serbinë, duhet të shkoj si palë e barabartë, madje edhe nëse vërtetë kërkohet të bëhen koncesione, duhet të këmbëngul që ato të jenë të dy-anshme dhe të bëhen nga të dy palët, sipas parimit të reciprocitetit e të drejtës ndërkombëtare, ngase Kosova nuk guxon ta vazhdojë edhe më tej, dialogun në pozicionin bamirës të “Nënë Terezës”, dhe me vogëlsinë e saj, ti jap, çdo gjë që kërkon Serbia, pa përfituar asgjë për shqiptarët në Kosovën Lindore.

Përndryshe nëse as me involvimin kaq të fuqishëm të SHBA-ve, nuk arrihet një përfundimi i bisedimeve Kosovë –Serbi, besoj se problemi do të shkojë drejt marrjes përsipër të çështjes, nga një përfaqësuesi special ndërkombëtar, i caktuar me konsensus ndërmjet SHBA-ve dhe BE-së, apo një ekip ekspertesh neutral, prej dy tre diplomatëve të shquar e me përvojë në marrëveshjet ndërkombëtare, të cilët do të dilnin me një vendim të balancuar për të drejta të barabarta të shqiptarëve nën Serbi me të drejtat e serbëve në Kosovë, pra me një fjalë RECIPROCITET të dyanshëm dhe trajtim të njëtrajtshëm për pjesëtarët e të dy pakicave kombëtare, të shqiptarëve nën Serbi dhe të pakicës serbe në Kosovë, si kusht që do duhej të pranohej nga të dy palët, për përmbylljen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)