Kosova në kohë nën dritë
Shkruar ng Ali Hertica
Humanizmi shpreh thellë ,besimin dhe mundësitë e arsyes,të bëjnë përshtypje të thellë. Njëkohësisht,ajo që thuhet për njërin,mund ta thuash edhe për tjetrin.
Të dytë të japin një pamje njerëzore,ku të kuptuarit ,arsyeja dhe morali janë themelore dhe kontribuojnë për të fituar mbi pesimizmin.
Njëkohësisht,ata zgjojnë ndjenjën e realizmit, ku janë kritikuar për utopi. Ata që krijojnë idenë e një forme në jetën politike që ,të shumtën e rasteve realizohet në situata të veçanta dhe në periudha të shkurtra,ku duhen përshtatur institucionet politike për shkak të shumë kushteve më të thjeshta.
Çfarë kushtesh janë ato ?..A ekziston kushti për një egoizëm racional ? ,siç e kemi pare në Kosovë dhe në politikën e lidershipit më të lartë,ndonjë mendim se institucionet shoqërore mund të formohen me mekanizma,,korrekt –shtytës’’ në mënyrë të tillë që egoizmi i përgjithshëm racional,të pjellë një shoqëri të kënaqshme të pa korruptuar dhe ndoshta të mire. Për një pikëpamje të tillë siç e keni ne kemi dy vërejtje.
E para ,ideja mbi egoizmin racional universal,nga ana logjike,nuk shkon me idenë e një shoqërie të kënaqshme, bazuar në mekanizmin korrektë stimulues dhe në egoizmin racional universal,është utopike.
Njerëzimi ,në shekullin 21-të,qëndron përpara problemesh të mëdha,që kërkojnë zgjidhje institucionale ose mbiinstitucionale, si problemet e sigurisë,problemet e shoqërisë dhe të klimës së mjedisit se ku vepron. Problemi i një politike të arsyeshme dhe morale shtrihet në plan rajonal dhe atë global. Punët e madha të çojnë në mënyrë të natyrës së vështrimit të mëparshme.
Detyrë e rëndësishme është krijimi i suazave institucionale,të cilat bëjnë të mundur që diskutimi dhe bisedimet të jenë efikase dhe morale. Nuk duhet lejuar që ata që duan të debatojnë dhe të bisedojnë për një objektiv të arsyeshëm dhe moral në mënyrë morale dhe të paanshme,të mos kenë njohuri të duhur ose të bien në mëdyshje të pavolitshme për shtetin.
Nëpërmjet një pune objektive dhe strategjike,duhet të rregulluar proceset e komunikimit dhe vendimmarrëse ,aty ku shfrytëzohet potenciali për krijime të reja dhe ku arrihet rezultati i objektives dhe moralit të argumentuar mire,që Kosova të ketë dritë e jot të jetoj nën dritë.