Kosova më parë në NATO apo në BE, apo asnjërën
Shkruar nga Blerim Burjani
Kosova ne politiken e jashtme duhet te përkushtohet me shume ne integrimin në NATO, që ofron sigurinë e përhershme apo shumë më të sigurt edhe te regjionit, dhe të Kosovës në rajon.
Mendoj që është jetike për Kosovën që të përshpejtojë hapat e saj në plotësimin e kritereve për te qen pjesë e organizatës veri atlantike.
Kjo temë mbetet te vlerësohet edhe nga NATO, garancia e saj e shtuar për Kosovën dhe anëtarësimi i saj në NATO, faktikisht do të sjellë reduktimin e vazhdueshëm të KFOR-it dhe një ditë këtë siguri do të garantonte NATO pra ne regjion.
Kosova deri me tash është e përkushtuar mjaftë shumë në integrimet e evropiane dhe bazuar në dinamikën integruese ne BE duket te jetë shumë larg, dhe njëherë pa shpresë së shumë shpejt do të behet pjesë e BE.
Mirë tash MSA dhe liberalizimi I vizave, duket te ishin prioritet I Kosovës, dhe mjaftë vështirë ec puna.
Sidoqoftë tash Kosova ka nënshkruar MSA, tash prêt liberalizimin e vizave, Kosova pret pa shpresë që pesë shtetet tjera të BE që ende nuk e kanë njohur Kosovën shtet, ta bëjnë këtë shumë shpejt, dy prej tyre mund të jenë më afër Greqia dhe Rumania, ndoshta edhe Qipro me vonë, përderisa Spanja vështirë se do ta njohë Kosovën në këtë e fazë apo në ndonjë faze tjetër, realisht BE, përkatësisht Parlamenti Evropian si përkrahës i madh i Kosovës nuk po mund ti bind në asnjë variant deri me tash këto shtete për t ë njohur Kosovën shtet pra këto pesë shtete të BE rezistente.
Kosova ka ec dhe po ec shumë ngadalë në integrime evropiane si rezultat edhe problemeve te brendshme, tash ka dal në pah vështirësia për të pranuar Kuvendi një asociacion të komunave etnike serbe që është antikushtetuese, plani I Ahtisarit është I qartë në këtë drejtim komunat bazuar ne ligjin për vetëqeverisje lokale, ligjin për bashkëpunim ndër komunal dhe ndërkufitar mund te të kenë marrëveshje për zbatim të kompetencave të veçanta por jo edhe të ndërtojnë etnitete komunale në një nacionale dhe statute juridike në kundërshtim me kushtetutën e vendit, andaj tash me opozita ka ardh deri në një pikë që nuk dëshiron fare te merret me pozitën për shkak këtij koalicioni që ka nënshkruar këtë marrëveshje.
Andaj ka po shkon Kosova?
Integrimet janë të largët në BE? Përderisa rruga deri ne NATO vjen më lehtë, duket që shteti dhe strategjia duhet te përkushtohet në njohje ndërkombëtare dhe anëtarësim në NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare dhe te vazhdoj rruga dhe lobizimi për njohje nga të gjitha shtetet e BE.
Kjo duket te jetë e qartë edhe në politiken ndërkombëtare, Kosova po ballafaqohet me për plotë situate të pa sigurisë, andaj është parësore që politika e shtetit të drejtohet në këtë metodologji.
Duhet të punohet me të madhe në anëtarësim të Kosovës në NATO që temën e sigurisë të epet fund ne rajon, është edhe interes i NATO-së, që Kosova te jetë ë pjesë integrale e saj dhe e politikës ushtarake që udhëheqë, pra duhet të punohet në këtë drejtim me shumë dhe në mënyrë më energjike.
Kosova duhet të bëjë reformimin kadrovik të ambasadorëve që deri me tash ka rezultuar fund e krye partiak ,grupor dhe familjar, kjo është e meta më e madhe me këtë qeverisje me për plotë dobësi dhe partiake e pa mbetur gjë me kritere profesionale.
Në shtetin tone ska kritere profesionale ato janë fund e krye miqësore dhe partiake e ku të shkohet kështu?
Prandaj integrimet evropiane janë shumë larg, paramendoni që pesë vjet nuk është në gjendje të behet reforma e administratës publike, tash nesër vjen një parti tjetër ose krejtësisht ndërrohet skena politike, kush te vjen ne pushtet do ti ndërronte të gjithë ambasadoret, e ne të gjithë do te pajtohemi se duhet të bëhet, tash ky pushtet aktual punon ne ligje te ngurta me betonua njerëz familjar në diplomaci realisht kjo është e kotë madje as nuk duhet bërë ketë për te garantuar akraba ne poste diplomatike dhe shërbim civil.
Pra duhet të ndalet ky proces që një ditë të ndryshojë kjo strukturë partiake dhe familjare ne diplomaci, paramendoni Kosova me këta njerëz sështë kanë e aftë as njerëz me gjet për diplomat, e ka qua njerëz familjar ambasador dhe shërbyes civil - në këto ambasada, kjo është e teprua mjaftë dhe ka degraduar tërësisht.
Kjo qeverisje edhe këto parti aktuale ne koalicion e kanë nda diplomacinë në dypartiake, e askush nuk I beson këtyre njerëzve, pastaj spo kemi as platforme të hairit as strategji për te dal këtë degradim te këtij shërbimi. Përcaktimi i vazhdueshëm në rrugën për integrimin e Kosovës duhet të shndërrohet në prioritet të shtetit.