Kosova karshi stuhive të BE-së rreth fuqisë ekzekutive
Shkruar nga Florent Xh. Hajrizi dhe Veton R. Prelvukaj
Se EULEX-i duhet të përfundojë mandatin janë pajtuar edhe Kosova edhe BE-ja, dhe gjasat më realiste që kjo të ndodh është Shtatori 2014. Ky përfundim i mandatit të EULEX-it duhet bërë duke bashkërenduar interesat e Kosovës dhe BE-së.
Autoritetet Kosovare dhe ato të BE-së duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët apo të paktën të ofrojnë qëndrimet e tyre rreth së ardhmes dhe përfshirjes së strukturave të BE-së në fushën e rendit dhe të sundimit të ligjit në Kosovë.
Ky është një proces kryekëput politik që duhet të zhvillohet nga përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe atyre të BE-së, duke pas parasysh ndryshimet që kanë ndodhur në teren, në mënyrë që edhe BE-ja të arrijë të vazhdoj mbështetjen e deritanishme që i ka dhënë Kosovës në fusha të ndryshme, veçanërisht në fushën e sundimit të Ligjit, si një ndër fushat më të rëndësishme të shtet-ndërtimit dhe për mbështetjen e reformës në drejtësi dhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve vendore.
Është për keqardhje se pse nuk është bërë më shumë, si nga autoritetet e Kosovës, ashtu edhe nga EULEX-i në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, dhe se çfarëdo tranzicioni nga EULEX-i në dorëzimin e më shumë kompetencave në duart e autoriteteve të Kosovës duhet të bëhet në mënyrë graduale që të sigurohet qëndrueshmëria e vazhdueshme në fushat përkatëse.
Shumica prej nesh e kujtojnë që misioni i deritanishëm EULEX dhe prezenca e tij miratuar një ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe nga entuziazmi per procesin neper te cilin po kalonin Kosovaret ne prag te pavarësimit është lejuar qe misioni te jete edhe neutral ndaj statusit me shpresë se do te jete vetëm faze kalimtare, mirëpo fatkeqësia më e madhe qëndron tek fakti që, EULEX-i ka shumë pak me çka të mburret si të arritura, pasi që popullit janë premtuar peshq të mëdhenj dhe kanë arritur ti servojne vetëm Gilica.
Dhe për të qen situata edhe më paradoksale, njeri nga të kërkuarit e EULEX-it supozohet se strehohet pikërisht në një vend të BE-s, dhe se pakënaqësia karshi këtij misioni është jashtëzakonisht e madhe nga të gjithë, duke përfshirë edhe disa segmente të BE-s, pikërisht për shkak të organizimit të dobët, mos efikasitetit të deri tanishëm dhe ndikimet politikë për pazare të ulëta, dhe çfarëdo negocimi rreth formës që duhet të marrë misioni i ri i BE-së në Kosovës nuk duhet pranuar që të këtë mbështetje në Rezolutën 1244 të OKB-së, pasi që në atë mënyrë as nuk do kishte Legjitimitet, (kuptohet nëse Kosova nuk pranon që ta ftoj në bazë të Rezolutës 1244).
Mirëpo është e pritshme që BE-ja të rrisë presionin e saj dhe ti intensifikoj bisedimet me Kosovën rreth kësaj qeshjeje, gjatë muajve në vijim duke u munduar që të na shesin hi syve që pajtimi për vazhdimin e misionit të BE-së në Kosovë në të njëjtin format, është në dobi të proceseve integruese nëpër të cilat po kalon Kosova.
Në anën tjetër Kosova duhet të insistoj që misioni i ri, çfarëdo që të quhet ai, mos të ketë asnjë kompetencë më të madhe se sa, këshilluese dhe monitoruese në fushën e Rendit dhe Ligjit, dhe mos të ketë afate më tepër se 18 muaj, pikërisht për faktin që për gjatë kësaj kohe gjyqësori Kosovar do arrijë ti përfundoj proceset e trashëguara nga EULEX-it.
Kosova po ashtu duhet të ndërtoj arsyetimin e saj që prezenca e BE-së duhet ti ndihmoj Kosovës në zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Serbinë, me fokus veriun e Kosovës, duke asistuar në themelimin e institucioneve të drejtësisë Kosovare në veri dhe mu për ketë duhet të i nënshtrohet kushtetutës së Kosovës, mirëpo duke i përkufizuar qartë detyrat dhe përgjegjësitë e misionit të ardhshëm.
Njëra ndër pikat më të rëndësishme nga e cila Kosova nuk duhet të heq dorë, duhet të jetë edhe marrja e kompetencave ekzekutive të gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtarë, duke akomoduar ata në strukturat e drejtësisë të Kosovë.
Kosova duhet të ofroj bashkëpunim të ngushtë me misionin e ri të BE-së, duke ruajtur integritetin e institucioneve Kosovare për të cilat pikërisht BE-ja ka investuar shumë në funksionalizimin e tyre.
Madje Kosova po ashtu duhet të insistoj që të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e angazhuar në kuadër të misionit të ri duhet të emërohen në bazë të procedurave të rregullta ligjore të Republikës së Kosovës, dhe të cilët duhet të emërohen nga Presidenti i Kosovës, duke u mundësuar atyre që të raportojnë tek instancat përkatëse brenda misionit të ri BE-së.
Një pozicionim i tillë i misionit të ri të BE-së në Kosovë duhet të shihet si mbështetje e BE-së, institucioneve Kosovare atyre qendrore dhe lokale në përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA-ja, dhe implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë respektivisht Kosova duhet të pranoj faktin që ekziston nevoja e ndihmës në implementimin e marrëveshjeve, si: Ndihma e misionit të ri të BE-së do të mund ti ofrohej Policisë së Kosovës në rast se kërcënohet situata e sigurisë në veri të Kosovës, dhe nëse çështja nuk mund të zgjidhet nga Policia e Kosovës, apo këshillime për Doganat e Kosovës dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës etj.
Gjatë gjithë këtij procesit nuk duhet lënë anash edhe çështja e përfaqësimit Politik të BE-së në Kosovë, respektivisht mandati në fushën politike duke nënvizuar që, Kosova ka nevojë për asistencë më të theksuar të BE-së, përmes fondeve të para anëtarësimit (IPA) në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë.
Padyshim që pika që kërkon edhe vendim të nivelit politik themelimi i Tribunalit për krime të supozuara se ka kryer UÇK-ja (për Kosovën, jashtë Kosove) që bije ndesh me vet qëllimet e Misionit te BE-se në Kosovë, te cilët aq shumë kontribuan në ndërtimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Po ashtu vendim politike kërkon edhe vlerësimi i mandatit të ashtuquajturës Task Forca Speciale, e cila me mandat të BE-së, dhe e udhëhequr nga prokuror Amerikan, është duke bërë hetime lidhur me pohimet e raportit të Dick Martit, për akuzat e trafikimit të organeve në veri të Shqipërisë, Task Forcës duhet ti mundësohet vazhdimi i punës në bazë të ri-formatimit, pasi që gjeneza e krijimit të saj është në lidhje me mandatin e EULEX-it, dhe me përfundimin e mandatit të EULEX-it duhet të përfundoj edhe paprekshmëria e kësaj Task Force, duke pozicionuar gjyqësorin Kosovar në pozitën udhëheqëse dhe Task Forcen Speciale si mbështetëse të procesit e cila do arrinte të këshillonte dhe monitoronte Institucionet vendore në zbardhjen e fakteve rreth trafikimit të organeve, se fundja e fundit, Kosova ka më shumë nevojë që të qartësohet këto spekulime për hire të ndërtimit të imazhit më pozitivë në botë, mirëpo edhe për hire të pastrimit të së kaluarës së saj.
Pra, Kosova dhe BE-je duhet të arrijnë një konsensus që misioni i ardhshëm i BE-së, në Kosovë të ketë shtrirje në fushën e rendit dhe ligjit, me një prani shumë më të vogël dhe me detyra më shumë këshillëdhënëse dhe monitoruese, duhet të arrihet edhe pajtimi rreth fuqive eventuale ekzekutive për prokurorët dhe gjykatësit ndërkombëtarë, të cilët do të inkorporoheshin në gjykatat e Kosovës.
Rreziku ma i madhe për Kosovën paraqitet tek ideja e dhënë nga BE-ja, se misioni i ri i BE-së në Kosovë të ketë një prani të ndryshme në veri nga ajo në pjesët e tjera të Kosovës, se si do të zhvillohet këto procese mbetet të shihen pasi që pikërisht për të arsyetuar mos efikasitetin e deritanishëm, do të ketë stuhi presionesh të niveleve të ndryshme të BE-së, nga të cilat druhemi që Kosova lehtë do të rrezohet nga qëndrimet e saja.
/Autoret janë studiues të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe ky shkrim përfaqëson mendimin e tyre personal/