23 Dhjetor 2024

Kosova ka nevojë për partneritet special me Gjermaninë

Shkruar nga Ekrem Krasniqi

Gjermania  - ekonomia më e fortë e BE-së dhe vendim-marrësi kryesor në Euro-krizë duhet që të marrë përsipër intervenimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor duke ngritur Kosovën në dy këmbët e saj.

Atë që Berlini propozoi para 20 vitesh që BE-ja ta bëjë me Shqipërinë, tash duhet që të bëjë vet në emër të BE-së me Kosovën -  që të krijojë një “partneritet special” dypalësh
për të rimëkëmbur ekonomisë dhe shoqërinë e Kosovës.

Pakti i këtillë do të duhej që të ketë në thelb të tij një strategji 20 vjeçare për të rimodeluar krejtësisht relievin politik dhe ekonomik të Kosovës.

Gjermania do të duhej që të instalojë ekspertët e saj në departamentet kryesore të qeverisë së Kosovës. Ata do të duhej të përqendroheshin në çështjet ekonomike dhe sociale,  të përshpejtojnë reformat e përcaktuara nga BE-ja dhe përpjekur që të tërheqin në Kosovë investime të vërteta nga vendet e BE-së.

Edukimi – në përputhje me modelin e Gjermanisë « edukimi në shërbim të ekonomisë - duhet po ashtu që të jetë prioritet i lartë.

Një task-forcë gjermane do të duhej të mos ketë mëshirë në luftimin e përbindëshit kosovar të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

BE aktualisht po mundohet që të krijojë një bazë legale për të vazhduar jetën e misionit policor (EULEX) për ta përfshirë në Kushtetutën e Kosovës. Por politikanët e Kosovës dhe publiku i përgjithshëm po e rezistojnë këtë. Partneriteti special do të mund të çonte këtë çështje përpara.

Koha për të vepruar është tash

Pavarësisë së mbikëqyrur ndërkombëtarisht të këtij shteti të ri, i cili tashmë ka konsumuar miliardë të taksapaguesve të BE-së, po i vjen fundi.

Por Kosova nuk po është në gjendje që t’i menaxhojë çështjet e veta dhe asaj i mungon një vizion kohë-gjatë politik dhe ekonomik.

Pas 13 vitesh paqeje, katër vitesh pavarësie të mbikëqyrur dhe rreth 5 miliardë Euro ndihme nga bashkësia ndërkombëtare, Kosova është vendi më i pazhvilluar në kontinent.

Shumë gjellëbërës e prishin gjellën

Janë gjashtë arsye për këtë fatkeqësi që po ndodhë:

Së pari; një prezencë lëmsh ndërkombëtare e cila origjinën e ka në përçarjet në Këshillin e Sigurimit të OKB për statusin e Kosovës;

Së dyti, mungesa e një gjenerate të pjekur politike për të qenë në gjendje që të merret me sukses me ekonominë e Kosovës, e krijuar institucione shtetërore normale dhe ligj e rend;

Së treti, mungesa e vullnetit vendor dhe ndërkombëtar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Vendorët dhe ndërkombëtarët janë të përfshirë deri në fyt në to;

Së katërti; mungesa e perspektives së besueshme për anëtarësim në BE dhe NATO për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga pesë shtete anëtare të BE-së dhe NATO-s.

Së pesti; problemet e shkaktuara nga Serbia, sidomos në veri të Kosovë;
 

Dhe së fundi; lodhja për zgjerimin e BE-së, e përkeqësuar edhe më shumë nga Euro-kriza dhe  evidente pothuajse që të gjitha shtetet anëtare gjë që po dobëson synimet e politikës së jashtme të BE-së.

Përderisa politikanët kosovarë ëndërrojnë për liberalizimin e vizave nga BE, kosovarët e rregullt ëndërrojnë për t’u larguar sa më shpejtë nga Kosova dhe të shkojnë e jetojnë në një vend normal.

Kosovarët u janë mirënjohës bombarduesve të NATO-s të cilët sollën paqen.

Por kjo gjendje e krijuar e thotë të tërën që duhet ditur se çka kanë arritur që nga 1999 Brukseli, Washingtoni, Nju Jorku (apo OKB) dhe Prishtina.

Nëse, me ndihmën e Gjermanisë, Kosova do të shfrytëzonte në mënyrë adekuate pasuritë e saja natyrore, ajo nuk do të harxhonte më parat e BE-së por do të harxhonte paratë e saja për njerëzit që luftuan dhe vdiqën para jo shumë kohe për një të ardhme më të mirë.

Ndërkohë, fati i Kosovës ka të bëjë më shumë se vetëm për Kosovën -  është matje e aftësisë së BE-së për të bërë politikë të jashtme të mirëfilltë në hapësirën fqinje më të afërt.

Dhe ideja për reformat e sponsorizuara nga Gjermania nuk është ndonjë fantazi.

Berlini në fakt pat propozuar në 1992 që BE-ja të bëjë këtë me Shqipërinë, por vendet e tjera, të udhëhequra nga Franca, e kundërshtuan këtë ide. Dhe çfarë kemi tash ?

Shqipëria është në kthetrat e krizës së përhershme politike. Bosnja po ashtu, madje edhe në situatë më të keqe.

Bosnja, Kosova dhe Maqedonia po ashtu përballen me tensione në rritje ndër-etnike. Dhe Serbia po manipulon Serbët në Bosnjë dhe Kosovë për të sabotuar përpjekjet shtet-ndërtuese nga BE-ja. Udhëheqësia e re në Serbi nuk paralajmëron ndonjë shenjë të mirë.

 Fqinjët e mirë

Ekziston një shprehje në Kosovë : « Askush nuk ka nevojë për fqinjin i cili ka probleme ».

BE-ja, e cila tash i ka problemet e veta më të mëdha se ndonjë herë më parë ( me Eurokrizë), nuk ka nevojë e as nuk e do një fqinj si Ballkani Perëndimor në gjendjen e tashme. Por ajo as nuk mund të pretendojë se Ballkani Perëndimor nuk ekziston.

Për të mirën e kredibilitetit të saj dhe stabilitetin e prosperitetin e ardhshëm të Evropës në tërësi, BE-ja do të duhej që të thjeshtësojë në mënyrë drastike mënyrën se si po merret me rajonin.

Le të hiqet turma ndërkombëtare nga Kosova. Lëreni Gjermaninë le të bëjë punë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)