Kosova ishte fëmiu jashtëmartesor i Titos
Shkruar nga Arben Dërmaku
E debatova idenë e titullit të këtij reflektimi me një mik timin dhe më sugjeroi se është i ashpër ky titull megjithatë kur ja shpjegova bërthamën e reflektimit u pajtua se ja vlen të shikohet Kosova edhe nga një perspektivë e tillë.
Ekziston një analogji e logjikshme në mes të zhvillimit të Kosovës nëpër etapa që nga viti 1945 e këtej me statusin e një fëmiu jashtëmartesor.
Unë do të mundohem të shkruaj reflektimin tim nga vështrimi i dyanshëm i atij të fëmisë jashtëmartesor dhe fatit të Kosovës në anën tjetër.
Dihet fakti se çdo fëmijë jashtëmartesor nuk është i lumtur me statusin legal dhe praktik që ka në raportet familjare, gjithashtu dihet se çdo fëmijë jashtë martesor nuk është pyetur nëse ka miratuar lindjen e vet në këto rrethana.
Edhe fati i Kosovës nuk është varur nga vullneti i saj por nga rrethanat e krijuara të fuqive të mëdha në atë kohë dhe apetiteve gllabëruese të ish-Jugosllavisë në periudhën e pasluftës së dytë botërore.
Se Kosova është një nocion i huaj në Jugosllavi flet fakti se popullsia e saj ka qenë gati se absolutisht sllave përveç popullsisë së Kosovës e cila ka pas atribute të veçanta gjuhësore, kulturore etj.
Ky veçim i tipareve të Kosovës e bënë të kapshëm analogjinë me fëmiun jashtëmartesor i cili nuk ka tipare të njëjta me fëmijët martesor apo me rregullimin federativ të Jugosllavisë së atëhershme.
Sigurisht se po të vendoste Kosova ku dëshiron të ketë përkatësi ajo do të drejtohej nga Shqipëria e jo nga Jugosllavia.
Se sjellja e Titos ndaj Kosovës ka qenë e përzier me një reflektim negativ dhe rrallë herë pozitiv flet statusi i Kosovës në kuadër të Jugosllavisë .
Ky status avancohej me një dinamik të ngadalshme dhe jo reflektuese me kërkesat e shqiptarëve që jetonin nën tutelën e Titos.
Tito ka qenë i prirur të avancoj ideologjinë e tij shoqërore edhe në republikat dhe krahinat e atëhershme fakt ky që jep të kuptojmë se edhe popujt tjerë nuk kanë qenë të kënaqur me këtë rregullim.
Megjithatë problemet e shqiptarëve në Jugosllavi nuk kanë qenë vetëm të karakterit ekonomik dhe politik por edhe ekzistencial, kjo shihet qartë nga numri i të burgosurve shqiptar në Jugosllavi të cilët kishin kërkesa legjitime të trajtimit të barabartë me popujt tjerë sllav.
Kjo situatë është e njëjtë me fëmijët jashtë martesor që vazhdimisht luftojnë për të legjitimuar ekzistencën e tyre.
Dihet se fëmijët jashtë martesor në rrethanat e ndarjes së pasurisë së prindit gëzojnë të drejtat e njëjta me fëmijët martesor.
Këtu qëndron edhe thelbi i reflektimit se Kosova ka pasur të drejtë në trashëgimi me të drejta të barabarta me republikat tjera jugosllave.
Kjo është arritur falë sakrificave të shqiptarëve përgjatë sundimit jugosllav-serb në Kosovë dhe trojet shqiptare në Maqedoni, Serbi, Mal të zi.
Sigurisht se në kuadër të këtyre sakrificave duhet veçuar të rënët që nga viti 1945 e tutje deri te lufta e vitit 1998-1999. Nuk mund të mos përmendim edhe ilegalistët dhe legalistët që luftuan për këtë çlirim dhe rolin e diasporës të cilët dhanë kontribut të çmuar në sensibilizimin e zyrave euroatlantike dhe ndihmuan me financa zhvillimet në Kosovë Ishte gjykata ndërkombëtare në Hagë që dha verdiktin e vet për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës pikërisht e njëjtë me pjesëmarrjen e barabartë të fëmijëve martesor e jashtëmartesor në ndarjen e trashëgimisë .
Në përfundim mund të themi se ndërtimi i shtetit të Kosovës është obligim ndaj të gjithë atyre të rënëve për këtë qëllim dhe obligim ndaj atyre që ne i quajmë e ardhmja e këtij vendi-rinisë e pse jo edhe ndaj atyre që do të kenë fatin të lindin në këtë vend.
(Autori ka përvojë menaxheriale-UP,UKZ dhe këshillldhënëse -MASH)