29 Prill 2024

Kosova e qudirave dhe sherbetoret e Kralit

Shkruar nga Metush Zenuni

 

Ne Kosoven e lodhur nga pushtetaret dhe varferia, vertete ndodhin qudira, jo per te mire, por qudira qe te bejne per te qeshur dhe per te qare njekohesisht, pra ne Kosove pozhvillohet nje tragjikomedi e  llojit te veqante, e pa pare ndonjehere ne boten e qyteteruar, apo siq do te thoshte euriditi, atdhetari e njeriu i madh i letrave shqipe Fan Noli ,, ka ardhur koha kur brend nates, patrioti te quhet tradhetar, e tradhetari patriot,,.


Keto dite tek po bisedoja me nje mikun tim te mire per situaten aktuale ne Kosoven e pasluftes, qe te dy ishim te mendimit se vertete  ketu po ndodh diqka e quditshme dhe e veqante qe do studim nga psikologet me me name boterore.

Analiza jone shkoi aq larg, saqe filluam ti marrim neper goje njerez e figura te rendesishme te pushtetit, te artit e te kultures, por sikur kjo nuk na mjaftonte, filluam te bejme analiza psikologjike edhe per njerez te rendomt, duke filluar sepaku nga koha e kralit te serbise, apo te Mbreterise se dikurshme SKS, periudhe e cila i shkaktoi shqiptareve te Kosoves shume dhimbje, vrasje, shperngulje, dhunime e qka jo tjeter, gati deri ne shfarosje, per te vazhduar me periudhen Titiste, Rugoviane, UCK-ne e deri te pushteti i diteve te sotme i ,, partise se luftes,, qe e udheheqin ,, shoket,, tane te dikurshem.

Ne bisede e siper me mikun tim, qe den baba den siq thone ne populli kishte qene ne sherbim te qeshtjes se kombit dhe kishte vuajtur te gjitha katrahurat e regjimeve serbo – bullgare, titiste- komuniste e Millosheviqiane, analizat tona filluan nga ushtaret e Kralit e deri ne dite e sotme, pra me nje kafe dhe disa gota uj te thjesht, beme analize per afer 100 vjet.

Meqe analiza jone ishte e thelle dhe studimore, filluam ti marrim si shembuj disa figura qe ende edhe sot kane arritur qe fale biografise se trasheguar brez pas brezi ne sherbim te te gjitha pushteteve edhe sot jane ne pushtet. Ketan njerez, te trajnuar me shkollen profesionale te servilizmit, te gjeturise ne kohe dhe situata te caktuara, dijne te jene ne hap me kohen, nderrojne lekuren si gjarperi ne baze te kushteve klimatike dhe pozites gjeografike ne te cilen gjinden ne momentin e caktuar.

Meqe te kritikosh pushtetaret sot,  eshte bere e tepert dhe jashte modes, madje edhe rrezik di dikur,  une dhe miku im dolem jashte lagjes se tyre dhe filluam te analizojme nje kategori tjeter te shqiptareve te Kosoves, ate kategori qe ne shikim te pare eshte e parendesishme, por kur i futesh nje analize te thelle dhe kur ke kohe te matesh uje me shoshe, siq ishim bjerrakohesh, une dhe miku im, krejt badihavgji, na u duk shume e rendesishme te merremi me to.

Zbulimi yne ishte epokal, zbulim qe ndoshta rrallekujt do ti jete kujtuar, jo pse nuk ka ditur, por pse i lodhur nga jeta e rende dhe zhvillimet e shpejta politike, nuk iu eshte dukur hiq e rendesishme. Ne biesede e siper une mora si shembull nje te aferm timin dhe tema rreth tij u zhvillua me ore te tera, sikur e gjetem fillin e gjithe problemeve dhe arsyen e te gjitha deshtimeve ne Kosove.

Eshte e quditshme se si me ra ne mend, ky i afermi im, keto javet  dhe muajt e fundit dhe fillova ta marr si rast te mire per analizen tone te rendesishme, teksa po pinim kafe tere diten ne nje kafene, si te pa pune qe jemi, anipse edhe une edhe miku im, ne sirtaret tona ne shtepi, kishim dy e tri diploma universitare, kishim vite e vite aktivitet, pune  e lufte te pandalur per qeshtjen kombetare, kishim mirenjohje e libreza, si deshmi e punes sone ne kohera te veshtira, por qe tash asnjera nuk po hyn ne pune, askujt nuk po i duhen ato dhe qe te dy kemi mbetur pa pune e larg mundesise qe te jemi te dobishem per pushtetin dhe shtetin, pra thejsht jemi badihavgjinje.
Le te me fal i afermi im nese i lexon keto rreshta, le te me falin te gjithe ata qe mund te jene te ngjajshem me ta, le te me falin ministra e deputet, drejtor qeverie e drejtor shkollash te mesme e fillore, ne fshatra te thella e ne qytete, por vertete dua te rrefej per zbulimin tim te fundit.

Dikur ne vitet e 30-ta te shekullit qe lame pas,  paska qene njefare Dani, sherbetor i Krajlit qe paska bere shume pune ne sherbim te tij. Si njeri i ndegjueshem dhe servil, ne dem te kombit te tij e ne sherbim te kralit, Dani pas nje kohe, qenka ftuar drejt e ne pallatin mbreteror ne Kalimegdan dhe paska pasur nderin te marre dekorata per sherbimet e tij, dekorata qe do ti sherbenin si motiv per punen e metutjeshme dhe per ngritje ne poste te rendesishme ne banovinen e Anamoraves.

Me tu kthyer nga pallati i kralit ne fshatin e tij, fshataret e mjere e te varfer, i kishin shkuar ne konak dhe i kishin bere nderime e lavdata me shume se Islamit qe kishte shkuar ne Qabe dhe ishte bere Haxhi.

Shumica nga ata e dinin shume mire se po ky Dani i kishte rrahur e malltretuar shume here ne bashkepunim me Velen, i kishte bere per lekure te dashit e disa i kishte detyruar edhe te shpernglueshin nga fshati dhe ua kishte marre pasurine e gjene e gjalle, por beheshin sikur kane harruar, nga frika se mund tu ndodh edhe me keq.

Ata qe guxuan te dalin kunder Danit me dekorata te Kralit, u detyruan te dalin ne mal si kacak dhe te bejne jete te rende ne malet e sharrit dhe te karadakut, duke mbetur pa shpi e katandi, por edhe duke u leqitur nga fshataret.

Kishte nga ta edhe disa qe tinez i perkrahnin kaqaket, por nese hetoheshin nga Dani dhe sejmenet e tij, e paguanin rende me lekuren e tyre e bashke me ta edhe grate dhe femijet e pafajshem, prandaj shumica zgjidhnin rrugen me te lehte duke heshtur, apo duke u bere qe gjoja jane me Danin.

Furtunat dhe rrethanat politike qe sot po i thone turbulenca, ne Ballkanin e trazuar nga luftrat e panderprera gjate gjithe shekullit XX, ndryshonin brenda nates dhe me ardhjen e luftes partizane, Dani i tregimit tim ne perfundim te luftes qenka gdhire ushtar partizan, i armatosur dei ne dhembe dhe fshataret e nderonin si clirimtar, ani pse e dinin se kemba e tij asnje dite nuk kishte shkelur ne mal. Tash Dani kishte marre edhe nje dekorate,  kesaj radhe jo nga krali, por nga shoku Tito, si luftar partizan dhe njeri qe i sherbente vellazerim - bashkimit.

Meqe nuk kishte ndonje shkolle qe mund te merrte shume pushtet, Dani qenka emruar komandir i policise rajonale, por kjo i mjaftonte te kishte pushtet dhe respekt nga fshataret, qe perseri nga frika se mund tu ndodh ndonje e keqe e nderonin aq shume saqe, nuk behej dasem apo ndonje aheng pa qene ne ball te oxhakut edhe Dan komandiri i policise.

Ne vitin 1981, kur rinia studentore u ngrit ne demonstrata per te kerkuar Republike, Danin e shkrete tashme e kishte leshuar fuqia dhe nuk i duhej me pushtetit, prandaj  ashtu i lodhur siq ishte, i kishte hipur kalit te tij  dhe kishte shkuar deri ne zyrat e UDB-se ne Ferizaj per te kerkuar nga shefat e tij qe te vazhdonte sherbimin ne interes te pushtetit, duke ua ofruar djalin e tij te madh Lushin qe te behej polic, sepse siq thoshte ai ,, ne kemi tradite ne mbrojtje te shtetit kunder kacakeve dhe bijve te tyre nacionalist, irredentist, marksist – leninist dhe Enverist, qe po duan te shkaterrojne  shtetin dhe frytet e revolucionit e te vellazerim – bashkimit,,.

Meqe Dani kishte nje krah dekorata te kralit e te titos, Lushi pranohet ne polici dhe fale punes se tij ne luftimin e irredentisteve, shpejt u be i madh dhe me pushtet. Ai merrte pjese ne dasma e ahengje ne fshatin e tij dhe fshatrat per rreth, ndegjonte qka po flitet e qka po kendohet dhe pasi i zbukuronte pak, per te qene sa me bindes i lajmeronte ne zyrat e UDB-se.

Nuk shkonte pak kohe dhe djemt e kacakeve e ballisteve, studente te dalluar e punetore, burgoseshin se kishin kenduar kenge te ndaluara, apo se kishin lexuar nje liber te Shqiperise, apo thjesht se kishin shkruar nje parolle K.R, qe do te thonte Kosova Republike. Djemt e niperit e kacakeve, prape ishin ,, kunder shtetit,, ndersa policet dhe ish – ushtaret e kralit, prape ne ,, sherbim dhe mbrojtje te shtetit… ?!!!,,.

Perderisa miku im miratonte ate qka thoja une me nje levizje te kokes dhe me buzeqeshje plot mllef e ironi, sikur donte te me thoshte se nejejte ka ndodhur edhe ne  provincen e tij kryengritese ne shekuj, une meqe isha skuqur nga inati dhe mllefi, vazhdoja me rrefimin tim, sikur doja te hiqja nga vetevetja mllefin dhe urretjen kunder ketij  soji servilesh qe dijne te pershtaten ne te gjitha rrethanat.

Tani vazhdova une, ne fillim te vitit 1990, kur  ne krye te Jugosllavise post- titiste kishte arritur Milosheviqi, nje ultranacionalst dhe shkurtpames, keta ish –sherbetor te Kralit e Titos, sikur ishin bere te pa rendesishem, sepse Millosheviqi, per dallim nga pushtetaret e mehershem serb, ishte ngritur kunder cdo gjeje qe ishte shqiptare dhe nuk i duheshin as ish – sherbetoret e regjimeve te kaluara dhe nje nga nje i kishte larguar nga puna.

Ata, pra sherbetoret shqiptar te regjimeve serbe, meqe mbeten ne rruge dhe te pa pune, vendosen te nderrojne edhe nje here lekuren, sepse u duhej pushteti qofte edhe fiktiv, u duhej ,, nderimi dhe respekti,,  qe kishin ne popull. Shpejte e shpejte ata krijuan Lidhjen e Dyte Komuniste te Kosoves te cilen e emertuan LDK. Nderruan edhe ,,orientimin ideologjik,, dhe nga komunist te perbetuar u bene ,,demokrat te perbetuar,,.

Gjuha e tyre e neperkes, fillimisht ishte e bute, e embel, e dhimbshme. Diku diku nje pjese e tyre filluan te kerkojne falje per punet e keqija ne dem te popullit, por egoizmi i tyre nuk i lejonte te dorezoheshin dhe thonin se  ,, keshtu ishte koha dhe dikush duhej te ishte ne sherbim te pushtetit, ani pse ai pushtet nuk ishte ne sherbim te popullit, por te pushtetit,,.

Meqe Jugosllavia e Tito-s po shkaterrohej, shumica e te burgosurve politik u amnestuan dhe u kthyen ne shtepite e tyre pas shume vitesh burgimi. Ne balle te oxhakut i prisnin po ata ish – sherbetor te kralit e ish- sherbetor te Rankoviqit e Titos, tani nen masken e Demokratit patriot, nen masken e kryetarit te Deges apo nen-deges se LDK-se ne fshat apo ne qyetet.

Shumica e te burgosurve atdhetar, habiteshin me kete ndryshim kaq te madhe te ketyre ish- pushtetareve, por ata arsyetoheshin se gjerat kane ndryshuar dhe tash eshte koha jone te punojme per qeshtje kombetare dhe se juve u duhet pak pushim per tu qmalle me familje e me shoke, por edhe kohe per reflektim, sepse ideja juaj per Enver Hoxhen dhe marksizem – leninizmin ishte e gabuar dhe se duhet te ndryshoni mendjen, duhet qe edhe ju te beheni Demokrat.

Ata kenaqeshin duke pasur pushtet qe nuk i hynte askujt ne pune, por per ta mjaftonte qe prape ishin ,, ne balle te popullit,, dhe se me ta  si ,,demokrat,, bota do ta perkrahte shtetin fiktiv te Kosoves demokratike.

Ish – te burgosurt, djem e nipa te ish – kacakeve atdhetar, e dinin se nga ky soj i servileve e spiujve te regjimeve serbe nuk mund te pritet diqka e mire dhe ne interes per kombin, prandaj filluan te peshperisnin njejt si dikur ne ilegalitet se Kosova nuk mund te fitoje pavaresine me fjale e me llafe, por se shkau mund te largohet nga Kosova vetem me lufte te armatosur.

Ata iu perveshen edhe nje here punes si dikur, gjeten shoke e bashkemendimtar dhe filluan te mendojne seriozisht per clirimin e Kosoves dhe viseve shqiptare te pushtuara nga jugosllavet.

Popullit i pelqente ideja e tyre per rezistence aktive dhe kryengritje te armatosur, por lideret ,, demokrat,, tani kishin marre perseri ,, pushtetin,, politike, ate te mediave te shkruara dhe atyre pak mediave elektronike dhe i etiketonin ish – te burgosurit se ende kane mbetur me mentalitetin Enverist, se ende nuk po mund ta kuptojne sistemin demokratik dhe se ideja e tyre i ben dem qeshtjes shqiptare, madje madje po quaka uje ne mullirin e pushtetit te Milllosheviqit… ?!!!.
Pasi pashe se kafja qe kisha porositur para shume oresh ishte hargjuar dhe se nuk kisha te holla per te pire diqka tjeter, thirra kamarierin dhe kerkova nga ai nje gote uje te thjeshte, sikur doja te marre force per te vazhduar tregimin deri ne fund per Danin dhe sojin e tij tani demokrat.

Lushi, djali i Danit,  ish sherbetorit te kralit e titos, ish –polic i veshur ne vitin 1981 per te burgosur nacioanlsit e irredentiste, me vone edhe funksionar i LKK-se, tani ishte udheheqes i nje dege te LDK-se ne rrethin tim dhe po te kishe nderin te rrije me te, vertete pendoheshe per urrejtjen qe kishe pasur ndaj tij dikur, kur ishte ne sherbim te UDB-se.

Ai tani si politikan i rryer dhe me pervoje, fliste plot patos per vizionin e njeriut me shall, per mendjen e tij te ndritur, per aftesite e tij politike qe po ua ka lakmi gjithe bota e qyteteruar dhe nuk denjonte ta falenderonte edhe zotin, (sepse tani shkonte edhe ne xhami dhe i falte pese vakte), qe e dergoi njeriun me shall si profet, per ti sherbyer kauzes shqiptare ne kohen me te veshtire.

Nese dikush me gjysem zeri e pyeste Lushin, per ata qe kishin dale perseri ne mal, ai levizte pak nga vendi, merrte nje qendrim qortues dhe po ne stilin e vjeter akuzonte ,,kacaket e rinje,, se po i bejne shume dem idese se profetit me shall, dhe se jane vegla te serbise, sepse thoshte ai,  profeti yne do ta cliroj kosoven me llafe e kafe dhe se nuk ka nevoje te vritem kot, kur lirine do ta fitojme edhe pa lufte.

Edhe ata qe mendonin ndryshe nga Lushi, nuk guxonin te flisnin, sepse ,,dikush,, i njfotonte policine dhe dihej se cka mund te ndodhte, prandaj heshtnin shumica dhe beheshin sikur shikojne punet e hallet e tyre. 

Kur zullumi kishte filluar te trashej, rinia dhe populli i vuajtur kishte filluar te dal ne anen e ,,kacakeve te rinje,, Lushi dhe soji i tyre, nuk ndegjoheshin te gjalle. Ata me te hetuar situaten, iken ne Maqedoni dhe Mal te Zi, apo edhe ne vende te perendimit tek te afermit e tyre, por jo ne Shqiperi, sepse e kishin urrejtur gjithe kohen sa ishin ne sherbim dhe nuk ua thoshte zemra qe te shkojne atje. Me mire per ta ishte te shkonin te pobratimat e tyre qe dikur ishin shperngulur per shkak te ,,zullumit,, qe kishin pasur nga ,,nacionalistet – Enverist,,.

Pas perfundimit te luftes, Lushi dhe soji i tij, pasi kishin qendruar afer nje vit ne vende te ndryshme dhe e kishin pare luften vetem ne televizion, ishin kthyer ne Kosoven e lire, por nuk i gezoheshin kesaj lirie, kur shihte se marksist- leninistet, eneveristet dhe kaqaket, ishin ne balle te Ushtrise Clirimtare dhe te pushtetit, prandaj thurrin lloj- lloj rrenash e intrigash kunder luftetareve te lirise. Ne fytyrat e tyre te zverdhura, sikur hetohej urrejtja per clirimtaret dhe malli e deshira per te pasur edhe me tej ,, miqt e tyre te vjeter,, pa te cilet veshtire e kishin te jetonin.

Ata, shin mbledhur tinezisht ne oda e vende tjera gjysem ilegale dhe kishin bere planin se si te gjinden tash ne kushte dhe rrethana te reja. Meqe kishin pasur afer 100 –vjet force dhe pushtet, ata kishin edhe para, kishin edhe diploma, kishin edhe aftesi politike e oratorike, kishin rrethin e tyre qe kishin ne dore mediat, nderrmarrjet e medha, por mbi te gjitha kishin kryer shkollen politike te Kumrovcit dhe dinin te pershtateshin sipas vendit dhe kuvendit.

Ata filluan tu silleshin verdalle si prostituta komandanteve dhe gjeneraleve te luftes, te beheshin sherbetor te tyre, ti joshnin me para dhe me femra dhe keshtu e dinin se mund te rimarrin perseri pushtetin. Ata nuk u nguten, por punuan vite te tera per te ardhur deri ne vendet kyqe ne poste, ne KEK, ne aeroport, ne spital, ne Universitet, ne TV e ne Radio publike, ne shkolla fillore e te mesme, dhe ne nendege e dege te ,,partise se luftes,, qe quhej - PDK.

Lushi dhe shoket e tij, ish pushtetar te LKK-se, ushtar e polic te Kralit, me nuk kishin force te mirreshin me politike, nje pjese e tyre kishte vdekur, por djemt e tyre sherbetor te regjimit te Tito-s e te Rugoves, tani per qudi kishin krijuar rrethin e vete me kujdes dhe shiheshin gjithnje e me shume ne vendet publike duke qendruar me luftetar dhe pushtetar te rinje.

Agroni djali i madh i Lushit, qe mbi dhjete vite kishte bere qejfe ne shtetet e perendimit, tani ishte bere deputet ne paralment, Petriti, djali i dyte i Lushit qe kishte studiuar per Ekonomi ne Beograd ne kohen e luftes, tani eshte bere drejtor financiar ne Komune, Drita vajza e Lushit qe ishte martuar me nje polic serb para luftes, tash  punon ne nje pozite te larte ne poste, Lulja, vajza tjeter e Lushit, eshte gazetare ne RTK,  ndersa Iliri, qe njihej ne popull se kishte punuar hapur me policet e Millosheviqit dhe paramilitaret e Arkanit, tashme eshte udheheqes i nje firme te madhe dhe biznesi i tij me tendera e hajni bashke me pushtetaret e rinj i kalon miliona euro dhe eshte kryetar i nje nen-dege i ,,partise se luftes,,.

Une dhe miku im Jurist i diplomuar, ish – i burgosur politik, te varfer e te nenqmuar edhe pse kishim hequr te zite e ullirit neper llogore serbe, edhe pse kishin vrapuar dite e nate per te bindur popullin se duhet perkrahur UCK-ne, edhe pse me kaqikun tone kishim ardhur ne lufte bashke me shoke ne male dhe kishim prishur rahatine e luksin  ne perendim, tash bredhim rrugeve ne Kosoves se lire, pa shtepi e katandi, pa respekt ne familje, neper oda e tubime, sepse prap ne balle  dhe ne pushtet, jane djemt e vajzat e ish sherbetoreve te kralit, te policeve e sherbetoreve te Titos, te spiujve te Millosheviqit e bashkepuntoreve te Arkanit, tash milioner.

Populli prap shkon pas tyre, i respekton ata, i voton dhe u thurre ndere e lavde, sepse ata dijne te nderrojne lekuren ne baze te kohes dhe rrethanave, ndersa une dhe shoku im, akuzohemi qe nga familja e te afermit, por edhe nga shoket, se nuk po dijme te ecim ne hap me kohen, se ende kemi mbetur nacionalist te demoduar dhe me kete mentalitet nuk mund ti sherbejme as shtetit e as kombit, prandaj nuk meritojme as pune, as nder e as pushtet…. !!!

Mr.sc Metush Zenuni, veprimtar i LPK-se, i fondit ,, Vendlindja Therret,, ushtar i UCK-se, qe nuk i duhen asgje as vertetimi i burgut, as diplomat e as librezat e luftes dhe te partise…..i pa pune, i diferencuar ideo – politikisht si ne kohen e Jugosllavise se Tito-s… !!! 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)