Kosova dhe organizatat ndërkombëtare
Shkruar nga Blerim Burjani
Politika e jashtme e Kosovës deri me tash ishte e copëzuar e udhëhequr edhe me njerëz jo profesional dhe kush ka mundur, pastaj dialogu u zhvillua me Serbinë me një përfaqësuese, pa ekip ekspertesh, në shumicën e situatave u zhvillua duke injoruar ekspert të ndryshëm, duke mos punuar me një ekip erdhi deri këtu.
Gabimet më të mëdha u bënë në udhëheqjen e politikës së jashtme të vendit dhe mosdija për të mbrojtur interesin e shtetit. Ideja e kësaj garniture politike ishte me injorua të gjithë e me tregua se këta janë supermena, edhe janë diplomat edhe janë ekspertë edhe politikanë e gjithçka tjetër.
Këta njerëz anarkik injoruan inteligjencën, e shtetin kuptuan si te partive të tyre jo te qytetarëve, e shpërfillën qytetarin e gjunjëzuan plotësisht dhe sundojnë më të, tepër larg kemi shkuar deri këtu, ka mundur edhe shumë me keq të ishte, paramendoni fusnotën dhe gënjeshtrën se Kosovës do ti hapën rrugët e anëtarësimit në mekanizmat rajonal, e në anën tjetër Serbia përkundër premtimeve qe nuk do të ndal anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat rajonal ndodhi kjo e UNESKO-s dhe do te ndodhin si duket edhe shume tjera.
Serbia nuk përfilli asnjë qëndrim ndërkombëtar, ende ka politikën e saj ën dy karrige njërën në Evropë apo perëndim e tjetrën në Rusi të gjithë patëm besimin e se kjo punë është e kryer por ja ndodhi ajo që askush në Kosovë se dëshironte që për pak të mos pranohet Kosova në UNESKO.
Dështime të një pas njëshme të politikës së jashtme të Kosovës
Gabimet:
· Fusnota(premtim i pa mbajtur se Kosovës do ti hapin rrugën e anëtarësimit të saj e ne realistet të gjithë takimet rajonale ke dhe ske Serbia prezentë vendoset fusnota.
· Lobimi individual duke luajtur rolin e supermenave, dhe duke u krekosur se munden edhe pa askënd, pra pa punë ekipore Kosovën ta anëtarësojnë në mekanizmat ndërkombëtar.
· Diplomaci e kunatave e partiakëve, dajave dhe kunatave.
· Marrja me politik te jashtme të shumë njerëzve jo kompetent, politika e jashtme pa krye dhe e verbër, veç për shkak të kureshtjes po i përmendi këta njerëz jo kompetentë që merren me këto punë, kjo punë ishte ekskluzive e partisë më të madhe në pushtet: ministri i punëve të jashtme, ministri i integrimeve, me herët zëvendëskryeministri, ministra për dialog edhe pse kjo tingëllon krejtësisht qesharake, ku një njëri merret me dialogun dhe pretendon që merr vesh në këtë punë,ministri MPJ,ministri i MPB, madje edhe deputet e dikur ministra të ish qeverisë së kaluar.
Kjo politik anarkike e jashtme ka sjellë dëme dhe pa zotësi totale, andaj nëse mendojnë që këto fjalë që po i themi për shkak xhelozisë ndaj tyre, se ata kanë bërë shumë, atëherë ne i inkurajojmë që edhe me tej të merren me këtë punë derisa sa të humbasin plotësisht.
· Që e kemi ditë se janë dështues moti e kemi thanë, po sikur mos të ishin miqtë tonë ndërkombëtar, ashtu si e kam thënë shumë herë me politik të jashtme sjemi kërkah, se më staf diplomatik te kujdesshëm e të përgatitur, as që mund te flasim se ata janë turistë hesapi, ska kurrfarë hairi prej tyre. Partitë ne pushtet veç kanë zgjidhë probleme partiake e familjare asgjë tjetër.
Realisht nuk e di ku do të na shpien kjo pozitë dhe kjo opozitë, të dy palët kanë humbur rrugën në oborr, luftojnë për pushtet e akuzohen ndërmjet veti dhe askush nuk i kupton, pse e bëjnë këtë e më së paku populli?
Populli i ynë duhet të analizojë mirë ka po e shpien kjo pozitë dhe opozitë atë? Dhe a ia vlen kush me u marr me këtë klasë politike, që më së paku janë politike por janë para -politike, unë shpesh i kam quajtur entuziast me u marr me politikë por jo që ata dinë diçka për këtë punë.
· Kosova pranoj marrëveshjet por asgjë gati pothuajse nuk fitojë nga ato, tregoj dëgjueshmëri në rregull por për se dëgjueshmëri dhe për çka?
· Këto marrëveshje të lidhura aktual vetëm 3-4 zbatohen e asnjë tjetër.
Kosova ka lëshua pe në shumë gjera që asnjë shtet i pavarur nuk kishte lëshuar pe, shikoni ku jemi mbet, pa liberalizim, me një MSA që skemi as ekonomi për të implementuar pakon e MSA,me një rend e ligj të lodhtë, me ndërmarrje publike nën sundim te partive.
E lodhën popullin me debat
E terën popullin me debate shterp, e duke treguar për çdo natë ne televizione pa aftësinë e tyre për tu marr me këtë punë, duke u fyer ndërmjet veti e duke u popullarizuar në familjet e tyre, sepse kjo kategori e njerëzve as që i bëjnë kujt përshtypje. Interesant, kemi ardhur në një situatë komike e tragjike dhe nuk po dihet çka po bëhet dhe çka po donë me bërë këta njerëz me popull?As ide skanë qysh me veprua.
Koha është për të menduar dhe rishikuar politiken e jashtme ose duhet të punohet me ekip të gjerë njerëzish, partish e intelektual ose me pa filma të tjerë dështues. Unë mendoj se duhet të rishikohet kjo punë e deritashme e politikës jashtme të Kosovës, duhet të mendohet qartë çka po dëshirojmë?
Pasi që te dimë çka po dëshirojmë, atëherë duhet bërë ndryshime ne koncept dhe strategji të politikës së jashtme.