26 Dhjetor 2024

Kosova 6 vjet pas pavarësisë

Shkruar nga Mr. Fidan Mustafa

Derisa ditët e festimit të 6-të vjetorit të shpalljes së pavarësisë të Kosovës, pakë ditë më parë u pikturua monumenti “Newborn” në qendër të Prishtinës me ngjyrime të uniformes ushtarake, si një element për të mbështetur transformimin e forcës së sigurisë në Ushtri të Kosovës.

Rishikimi i qeshjeve të cilat janë zhvilluar para shpalljes së pavarësisë dhe pas sajë, është normale të shohim ndryshime pozitive me theks të veçantë si kurorëzim i Lirisë së vendit, madje infrastrukturën rrugore më të mirë dhe disa zhvillime më pake të theksuara pozitive.

Ndërsa vitet kalojnë që nga shpallja e pavarësisë, prosperiteti, mirëqenia sociale, qeverisja jo efikase e vendit, organet e drejtësisë të korruptuar, mbeten ende të metat më të mëdha të Kosovës. Edhe perfektin se kanë kaluar 6-të vite që nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës, realiteti në terren është mjaftë shqetësues, mbasi që pritjet e popullit kanë qenë mjaftë të mëdha, ndërsa në fakte është bërë shumë pakë në çështjet më elementare të popullit siç janë uljen e papunësisë, luftimin e korrupsionit, deficit i madhe tregtare me një ekonomi mjaftë të dobët etj.

Mungesa e një strategjie dhe politike kombëtare të kësaj qeverie, e cila i ngjason më shumë një qeverie kukull, e cila e humb legjitimitetit e saj që në momentin e zgjedhjeve  që konsiderohet plotësisht e korruptuar, duke e rritur hendekun midis forcave politike, gjë që paralajmëron një fazë të re të zhvillimit politik në vend, e cila ndërton rrugën drejt ecjes së sovranitetit të ëndërruar të vendit.

 Skena aktuale politike në vend është jo transparente, me një informim te medieve mjaft me censure, veprimet e qeverise nuk  përputhen me deklarimet e saja, flasin për suksese kur shohim se rezultatet na tregojnë tërheqje dhe humbje të vazhdueshme, kanë mungesë të theksuar të transparencës gjatë bisedimeve karshi Serbisë, madje shumë shpesh ndodhe që edhe kuvendi i republikës së Kosovës anashkalohet.

Lufta e Kosovës ka kaluar qe 15 vite që nga përfundimi i saj, ne jemi dëshmitarë të asaj që nuk është zbardhur fati i disa mira personave të zhdukur në luftën e vitit 1999-të, madje nuk është bërë asgjë për veteranet e ushtrisë çlirimtare të Kosovës, të cilët në mungese të ligjit për veteranët, ata po përjetojnë ditët më të vështira. Ne jemi dëshmitare të asaj se është bërë madje e përsëritshme të vetëvriten ish pjesëtaret e UÇK-së, si shkak i dëshpërimit ndaj institucioneve të vendit.

Ketë pasqyre të gjendjes së mjerueshme të veteranëve të UÇK-së e kupton mesë miri me bojkotin e tyre ndaj festimit të ditës të shpalljes së pavarësisë, të cilët që disa vite me radhë bojkotojnë atë në shenjë pakënaqësie ndaj institucioneve të vendit, të cilat nuk kanë bërë asgjë për ketë kategori.

 Diskutimet e shpeshta për integrimet evropiane janë bërë temë debatesh gjatë gjithë këtyre viteve që prej shpalljes së pavarësisë së vendit. Strategjia qeveritare karshi integrimeve evropiane është strategji me pak fjale shumë primitive, mbasi që duhet pasur një baze të brendshme për të kërkuar integrime evropian. Nuk munde të anëtarësohet asnjë vend i cili ka mungesë të zbatimit të drejtësisë së vendit, diskriminim dhe raporte jo të mira me fqinjët.

Kosova e pavarur, me një prezence të fuqishme ndërkombëtare, duhet të bëjë kthesën e duhur që të bënë përpjekje të shumëfishta për t’i unifikuar legjislaturën sipas standardeve evropiane. Duhet ndërtuar kapacitetet për të ofruar një zhvillim ekonomik, sipas parametrave të pranuara duke i dhenë parametrat e një standardi evropian.

Dështimet institucionale duhet t’i kthejmë në sukses, ndërsa transparencën publike duhet të rrisim ndaj qytetarit të këtij vendi, mbasi që meritori i këtij vendi nuk janë njerëzit e politikes, por qytetarët e sajë.

Studiues i shkencave politike dhe diplomatike





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)