Korigjimi i 'lehtë' i kufijve dhe degradimi i rëndë i Kosovës
Shkruar nga Behxhet Sh. Shala
A është e realizueshme zgjidhja e uçkurit kufitar: Njeriu i mençur edhe problemin më të madh e bënë lehtë të menaxhueshëm dhe të papërfillshëm, budallai edhe fijen e barit e bënë si trashësia e trarit.
Kosova, 20 vjet pas përfundimit të luftës dhe 11 vjet pas shpalljes së pavarësisë u gjet në rolin e budallait duke diskutuar për tërësinë territoriale, si hap i parë, pastaj edhe për sovranitetin, si hap i dytë për të përfunduar edhe për statusin politik dhe subjektivitetin ndërkombëtar, si përfundim logjik dhe i pashmangshëm nëse bëhen hapat e parë dhe të dytë.
Fjalët që i tha Nil Armstrongu kur e shkeli për herë të parë Hënën:'se ky është hap i vogël për njeriun por është hap i madh për njerëzimin ...”, e bëri dhe po e bënë presidenti Thaçi në Kosovë me propozimin me shumë koka; për ndërrim territoresh, korigjim kufijsh, ndryshim kufijsh apo korigjim i lehtë i kufijve dhe, sipas parafrazimit të Armstrongut:'ky është hap i vogël për Kosovën por është hap i madh për Serbinë...”.
Kjo lojë e ndyrë për dhe rreth kufijve i ka kushtuar dhe po i kushton shumë Kosovës për faktin se të gjitha aktivitetet, debatet, dialogjet, monologjet dhe tensionet brendapolitike dhe brendakombëtare po sillen rreth uçkurit të kufijve!
Presidenti Thaçi po e luan lojën e pandershme falë kotillës politike që e rrethon për të cilën fe, komb, atdhe, njerëzillëk dhe moral është mbushja e xhirollogarisë me euro, dollarë , lira turke, denarë të Gruevskit dhe dinarë të Vuçiqit, nuk ka aspak rëndësi dhe të cilët mercenarizmin e kanë shndërruar në art të imoralitetit dhe nënshtrimit!
Në kotillën përcjellëse të presidentit Thaçi janë bijtë dhe bijat më të përbetuara të patriotizmit jugosllav dhe serb, denoncues të shokëve të ilegales, kundërshtarë dhe sabotues të luftës çlirimtare të cilët janë bindur se lufta është e nevojshme dhe e domosdoshme vetëm pasi kanë kaluar'kurën e Shopenhauerit - kurën e trajtimit me stupc druri .. “, dhe plehra tjerë që, edhe kur Shefi hesht, ata flasin në emër të Shefit.
Këtij kori i është bashkuar edhe Edi nga Tirona, i cili po përpiqet ta luaj rolin e dragoit, jo duke nxjerrë tymë dhe flakë nga goja por pordhë dhe fendë nga pjesa e prapme, si pasojë e dobësimit të muskujve shtrëngues të prapanicës.
Këtë korigjim apo ndryshim të kufijve po e përkrahin, deri në orgazëm, dyshi mashtrues i Brukselit, violinisti i dështuar nga Vjena apo Johanes Sebastian Han dhe kryesuesja e organizatës Cosa Nostra nga Brukseli, Donna Federika Mogerini që pretendon se e përfaqëson politikën e jashtme të këtij bashkimi shtetesh i quajtur BE.
Edhe eksponentë të administratës Trap - Molton po e përkrahin këtë ide të presidentit gjenial, zotni Hashim Thaçi.
Mos të flasim këtu për çetnikun demokrat, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që tani, si në përrallat e Andersonit, është lakuriquar fare me kërkesën se Serbia nuk i pranon kufijtë në Jarinje dhe Bërrnjak sikur edhe se Serbia duhet të fitojë diçka për të dhënë diçka !
Dinak, kriminel dhe i marrë është Aca, i biri Fahriut ! Fillimisht ishte caktuar afati prej 120 ditëve për pezullim të taksës, kërkesë nga ar-miqtë ndërkombëtarë, kohë e mjaftueshme për arritjen e një marrëveshjeje'histerike -obliguese'midis Serbisë dhe Kosovës dhe kjoi tregon sa largë kishin hecur këmbakëmbës Hasha dhe Aca, Sanço Panço dhe Rosinanti i politikës ballkanike, me pretendime të protagonizmit global, si kreatorë dhe auditorë të historisë së ardhme.
Taksa e Kadrisë dhe Enverit nga Gjiro - Reka ,e që e mbajti dhe po e mbanë Rambo nga Gllogjani, ishte pengesa kryesore e konkretizimit të kësaj marrëveshjeje që do të prodhonte një kostum elegant për Serbinë dhe një çefin (kostum për të vdekur) për Kosovën!
Presioni për heqje të taksës ishte i madh, që nga firmani i presidentit Tramp, te fatva e mashtruesve Mogerini - Han, nga Bororamizi i LDK-së, nga Xhaviti M16, nga presidenti legjendar, Luani i Burojës, nga biseksualët politikë dhe moral të LDK-së dhe deri te arvanitasi i Kazakistanit, Gjet Macolli.
Pastaj, kësaj kërkese iu bashkangjitën agresivisht Kuraci i Austrisë dhe Makaroni i Francës sikur edhe'tre gjermanët e trashë' të Angela Merkelit dhe Luanët e rraskapitur dhe ekstraevropianë të shën Terezës May.
Deri pra një jave kam qenë krah Ramushit 100% për taksën por gjërat po ndryshojnë me dalje të kërkesave të reja, të pakundërshtueshme dhe në planin afatgjatë, të shëndetshme. Po kush ndikoi aq shumë te unë që të më luhasë qëndrimin ?!
Presidenti legjendar, ish shefi im i dikurshëm që ma morën padrejtësisht këta të PSD -së, Isa,'kërcënimi para muajit Ramazan' i presidentit Tramp apo bileta për koncertin e 1 janarit 2020 të Filharmonisë të Vjenës e premtuar nga Kuraci i Austrisë ??!!
Asnjëra, më besoni ! Më bindi kërkesa e një ministri elokuent, ekstravagant, ekstraordinar ,jashtëzakonisht inteligjent dhe atraktiv e që përfaqëson një superfuqi politike në Kosovë, ministri i AKR-së, Fatmir Matoshi - Leci.
Dhe i takon kjo kërkesë e rëndësisë së jashtëzakonshme aq më parë që është ministër për mbrojtje të mjedisit më të ndotur politikë dhe moral në Ballkan dhe Europë!
Kur e kam dëgjuar kërkesën e tij, më janë mbushur sytë me lotë, kam pasur një aritmi (rrahje të shpeshtuar të zemrës) dhe gati se nuk i kam humbur ndjenjat !
Vetëm dy herë në jetën time kam qenë në këtë situatë; herën e parë nga hidhërimi kur Behgjet Pacolli, presidenti më i mirë i të gjitha kohërave, që nga Pirroja, Aleksandar Obrenoviqi, kral Pjetri e deri te Karagjorgje Petroviqi u detyrua që për shkaqe krejtësisht morale (kjo është e vetmja arsye që i bindet Begja) të dorëhiqet nga posti i presidentit.
Rasti i dytë është i ministrit atraktivohiperaktiv, Fatmir Matoshi - Leci që, me fakte që nuk diskutohen, miqësia e përjetshme me Amerikën dhe për brekushet e Milicës, duhet të pezullohet taksa.
Besoj se edhe Ramushi e ka dëgjuar këtë prononcim dhe do ta shqyrtojë me seriozitetin më të madh; jo për hatër të Trampit por për shkak të gjenialitetit të mbrojtësit të mjedisit në Kosovë, Fatmir Matoshi - Leci. Jam i dorëzuar në këtë drejtim .
A ka miqësi të përjetshme , sidomos në politikë: Sot kemi miq të ndryshëm; të shpirtit, të jetës, të idealit (na ishte dikur), të vuajtjeve, të aventurave, të politikës, të tenderave, të dallavereve, të interesit e sidomos të fejsbukut.
Mjafton një kliktim atraktiv dhe keni mundësi të zëni shumë miq. Prej qeverisë aktuale, me dëshirë do t’i bëja miq të përjetshëm vetëm dy minitra; Fatmir Matoshin - Lecin për shkak të elegancës që e ka, mençurisë së padiskutueshme dhe orientimit për mbrojtje të një ambienti skajshmërisht të ndotur.
E keni parë se si vishet në mënyrë elegante, me një frizurë të punuar nga këmbët e Sellmës dhe një shikim prej Marlon Brandoje. Ministri i dytë është ministri i Drejtësisë, Abelardi. Kam lexuar se Abelardi ka qenë zot apo sinonim i Drejtësisë në vendet anglo-saksone e që është edhe te ne. Kjo është dëshirë e njëanshme apo, siç thotë një ministër (Gjeti Nacionale) që e çmoj shumë por që pakthyeshëm e kam humbur miqësinë me te për fajin tim sigurisht, kjo miqësi është unilaterale apo jednostrana (shprehje e nostalgjikëve jugosllavë).
Të tjerët ministra nuk i shlivati fort dhe, përveç respektit të madhe që e kam ndaj institucioneve dhe institucionalizmit tim antologjik, nuk kam asnjë ndjenë tjetër. Besimin nuk e kam mik sepse aspak, përkundër emrit që e ka, nuk i besoj.
Enverin, përkundër sinqeritetit dhe ndershmërisë që e karakterizojnë nuk e dua për shkak të Enver Hoxhës nga Gjirokastra ndonëse ky është nga Suva Reka (Lumi i Thatë).
Uranit i iku si djalli nga kryqi për shkak të Uran-iumit të varfëruar. Bedriut ia kam frikën shkaku se kur isha fëmijë dhe çoban i improvizuar, për shkak të lëshimeve - neglizhencës profesionale (më hynin loptë në ara me grurë), polari Bedri më ka rrahur me shkop thane deri sa jam pëshurrur. Edhe tash, kur edhe rastësisht e takoj Bedriun, iku me vrap deri te WC -ja më e afërt.
Më ka lënë pasoja të përjetshme për fshikzën urinare. Dhuratën e sotme e respektoj shumë për dallim të një Dhurate tjetër që më shpuri deri te bunari dhe nuk më la të pijë as edhe një pikë uji. Në kohën time nuk kishte ujë Akulli apo Miros por vetëm ujë bunari dhe ujë nga Kroi i Hasan Agës.
Ky Valdrini i KEDS-it dhe ZRRE -së po më përngjanë shumë në Valdrinin disejnator, natyra shumë delikate. Kurse, ministri i Labit për Punë të Brendshme është rast tipik se :” kur mjekët hyjnë në politikë kryesisht e bëjnë m..skllotë “.
Më mirë i shkon uniforma e Papë Françeskut, se e ministrit për punë të brendshme. Ministri Lekaj vetëm emrin e ka të shenjtorit Shën Pali kurse Mahiri dhe Rasim Demiri janë minoritarë dhe, për hatër të Hashimit (nuk e them të vërtetën se e kam nga frika) nuk po i kritikojë.
Sidomos nuk mund të merrem me ministrat e Lista Serbe sepse hidhërohen shumë Hashimi dhe Aca, në njërën anë kurse, në anën tjetër mund edhe të më bëjnë më të butë shpinë se barkun, sikur që ia bënë Sllobës !
Nuk jam kundër Luginasve: Hashim Thaçi më ka hasmuar me Luginasit (Hashimi është i prrojeve e jo luginasit) sepse, ai qenka për bashkimin e Luginës me Kosovën, pa i dhënë Serbisë as edhe një qime të'opingave të rruara'kurse, unë po ju them se, sa i përket kësaj pune, nëse i besojnë Hashimit atëherë i bie sikur të silleni'rreth dardhës së Ahmatit “.
Hiç nuk e besoj se mund ta marrim Luginën por se nuk e përjashtoj mundësinë që, në vend të një toke shumë të pasur të Veriut të Kosovës mund ta marrim Tërrnovcin e Madh me nja 112 xhamia shtesë.
Nëse Hashim Thaçi e merr Luginën e Preshevës, pa i dhënë asgjë Serbisë, botërisht premtoj se do të shkoj zhagas, prej kryeqytetit të Luginës së Preshevës, deri në Burojë duke e puthur çdo milimetër të tokës, për të vazhduar deri në Sukth të Tironës për t’ia puthur mbetjet koçore të Edvin Ramës e do të përfundojë në Hajvali për ta puthur çdo arterie, kapilarë, nervë dhe neuron të arvanitasit Behgjet Pacolli.
Nëse nuk e bëni këtë unë e kam një kërkesë shumë më pak të kushtueshme dhe më të lehtë për këta tre musketarë:'të m’i rruajnë opingat ...”