Konsumatori dhe viti 2012
Shkruar nga Selatin Kaçaniku
Dëshira dhe pretendim angazhimi për të bërë vitin 2012 më të mire se sa vitet paraprake është dëshirë e arsyeshme dhe e drejtë. Por, nuk mund të premtojmë as nuk pretendojmë se vetëm dëshira premton ose, aq më pak, garanton diç. E shoh të kundërtën. Kjo e kundërta më bën skeptik e ma imponon dyshimin dhe hezitimin: T ju uroj ose jo Vitin e Ri 2012 konsumatorë të dashur?!
Konsumatorëve të besimit islam dhe të tjerëve të cilët nuk e kremtojnë festën e Vitit të Ri iu drejtohem vetëm në aspektin e këmbimit të mendimeve. Jamë i rezevuar edhe ndaj atij 55%-shi që jeton në varfëri, ndaj pensionistëve dhe ndaj të tjerëve ( të cilët nuk e kanë askend në mërgatë për t ju ndihmuar) që nuk kanë mundësi ose i kanë mundësitë e kufizuara përkundër dëshirës për të kremtuar Vitin e Ri.
Më vie keq që një mori tregtarësh në vend se të përmbyllin një vit bashkpunimi me konsumatorin me pazare të ngrohta e ulje çmimesh ata na largojnë si konsumatorë e na indinjojnë me ç mime të ngritura, me artikuj të skaduar, me mashtrime nga më të ndryshmet, me
?!
Më vie keq që Shteti njomak i Kosovës akoma nuk diti as nuk ia doli të krijojë mekanizma efikas për mbrojtjen dhe kujdesin ndaj konsumatorit.
Shprehim bashkfajsinë dhe kërkojmë falje që nuk ditëm as nuk ia dolëm t i zgjedhim ata që na duhen, ata që do të dinin më së miri të angazhohen për intereset, për të drejtat dhe për dinjitetin tone. Më vie keq që përkundër angazhimeve të mëdha akoma nuk ia dolëm të ngrisim shkallën e emancipimit të disa politikanëve e të disa zyrtarëve t i aftësojmë e t i sensibilizojmë ata për më shumë kujdes ndaj konsumatorit, për më shumë angazhime për kauzën e konsumatorit, t i bindim e t i vetëdijësojmë se edhe ata, edhe familjet e tyre janë konsumatorë..
Tepër keq e ndiejmë vehten sepse vitjn 2012 e prognozojmë edhe më të vështirë se këto vitet që i lame pas, sepse:
- Qeveria e Kosovës i ndau MTI-së (e cila kujdeset për konsumatorin e Kosovës) 500.000 më pak për Buxhetin e vitit 2012. Kam frikë se kjo ulje do të reflektohet pike së pari ndaj konsumatorit ?!
Asnjë Ministri nuk merret me satisfaksionimin e asaj pjese të konsumatorit të cilën e targeton ose të cilës i atribuon oferta ja shërbime. Asnjëra asnjë cent nuk e ndau për konsumatorin anise nga konsumatori taksapagues dhe gjenerues kryesor i Buxhetit të Kosovës marrin rroga e mjete për shpenzime ?!
Asnjë ministri nuk ia mundëson konsumatorit të vet të drejtën që i takon me ligj e buron nga logjika dhe mekanizmi i delegimit të të drejtave e të autorizimeve, por edhe të punëve e obligimeve, me votën e lire të konsumatorit i cili në momentin e duhur shfaqet në rolin kushtetues të elektoratit që t i evaluojë të gjitha ato oferta e shërbime ?!
Të gjitha ministritë, si kadiu të paditë kadiu të gjobitë , vetë projektojnë, vet realizojn, vet vlerësojnë
pa bashkpunuar e pa u konsultuar me konsumatorin - nga konsumatori taksapagues ato marrin para pa dhënë kurrfar përgjegjësie ?!
- Shumica e ministrive, Qeveria pra, harruan, nuk ditën, neglizhuan planet e nevojave dhe të shpenzimeve, nuk rrespektuan intereset as prioritetet por as balansin e tyre imediat për konsumatorët e lëmenjëve të caktuar të mbuluar me obligimet, kompetencat dhe planet e atyre ministrive ?! Tepruan 280 MLN , tepronin edhe viteve të kaluara miliona dhe askush nuk u kujtua, askush nuk kujtohej ta ndajë ndonjë cent për intereset, për të drejtat dhe për dinjitetin e konsumatorit.
Qeveria me ministritë brënda saj janë të obliguara me ligje që t i sigurojnë ato në kontekst të sigurimit të tetë të drejtave themelore të konsumatorit?
Përkundër gjendjes tejet të pafavorshme, të drejtave të papërfillura, paaftësisë për t u marrë me kauzën e konsumatorit Qeveria ka injoruar dhe vazhdon ta injorojë kërkesën e KONSUMATORI-t për të themeluar Ministrinë e mbrojtjes së konsumatorit.
- Investimet kthimet e taksave të konsumatorit në mirëqenien e përbashkët, në veçanti investimet kapitale, nuk janë në harmoni as në raport të drejtë me nevojat, me kërkesat, me intereset, me të drejtat ( në proporcion me kontributet dhe me koeficientin e emergjencës ) e konsumuesve, palëve, klientëve..në mesin e të cilëve bëjnë pjesë edhe konsumuesit e shërbimeve e ofertave mjeksore, shëndetsore, spitalore e farmaceutike ?!
- Politikat e gabuara ose politikat e mosbërjes me qëllim të evitimit të gabimit, bërja e gabimit më të vogël për t iu shmangur gabimit tragjik (sepse kaq janë kapacitetet dhe potencialet tona për të bërë politika ) kanë bërë të jemi konsumatorë të ngujuar udhëtimesh e të turizmit si dhe të privuar nga kjo e drejtë. Por, jemi të privuar edhe nga e drejta për udhëtime për studime, për biznese
për vizitë familjarëve që na e mbajnë Shtetin e Kosovës me 500 MLN / vit. E drejta dhe liria e qarkullimit janë të kufuzuara edhe brënda Kosovës ? Kriminaliteti e mafioziteti, politika e paaftë për t u ballafaquar me to, nepotizmi dhe politizimi
shumë izma tjerë e kanë shndërruar Kosovën në geto ndërsa neve na kanë mbyllur në burgun shtëpiak ?!
- Fushën e shëndetësisë e rëndon edhe më shumë neglizhenca e ministrive tjera dhe e Qeverisë në përgjithësi sepse lejon: Ndotjen e ajrit i cili sulmon shëndetin tonë; Shitjen dhe konsumimin e artikujve të rrezikshëm për shëndetin; Konfliktin e interesit, korrupsionin, abuzimet ligjore në shumë institucione shëndetsore; Ndotjen e klimës retorike e etike duke ngritur tensione, strese e shqetsime të cilat reflektojnë me trauma ( deri te ato më të rëndat ) psiqike; Politizimin e shëndetësisë, të prioriteteve dhe të politikës kuadrovike; Ndarjen e shëndetësisë në sfera interesi partishë politike ?!
- Mjedisi i shëndoshë dhe i sigurtë është një nga garancitë kushtetuese të çdo shteti, pra edhe i Shtetit të Kosovës. Për fat të keq Shteti i Kosovës nuk po mund të përballët me këtë obligim kushtetues sepse i mungon vullneti, ose shkathtësia, ose
ose ndokush nga zyrtarët është drejtëpërsëdrejti i implikuar në lidhjen e kontratave të dëmshme, privatizimet, komercializimet, koncesionimet
e pasuksesëshme.
E gjithë kjo bën shëndetësinë më të kushtushme se që kemi përfitime nga bizneset psh. Përderisa bizneset ( privatizuesit e huaj ) përfitimet i fusin në xhep Kosova nga Buxheti gjeneruar nga konsumatori taksapagues mbulon e subvencionon të gjitha dëmet e shkaktuara nga paratë tona ?! E gjithë kjo e bën më kushtueshme bujqësinë dhe pengon zhvillimin e disa kulturave por edhe i bën të dyshimta ( disa lloje të tyre për shkak të ajrit të ndotur ose për shkak të ujit e tokës së kontaminuar ), pengon zhvillimin e turizmit, zhdukë disa specie
?!
- Konsumatori i Kosovës akoma nuk di me çka ushqehet e çka blenë ?! Mekanizmat e mbikqyrjes, kontrollit, inspektimit të tregut ( qëllimisht ?! ) janë lënë të pamotivuara në aspektin e kuadrove, në aspektin teknik por edhe në aspektin finansiar. Inspeksionet e tilla i shërbejnë vetëm institucioneve dhe të zyrtarëve të udhëhequr nga politika ditore e cila nuk pretendon të kujdeset për intereset, të drejtat e as për dinjitetin e konsumatorit.
Kjo qasje zvarritë hapërimet tona drejtë integrimeve europiane, e lë konsumatorin e pambrojtur, të pakënaqur, të frustruar, të indinjuar dhe të diskriminuar. Kjo qasje për asnjë milimeter nuk do të avansojë pozitën e konsumatorit në vitin 2012, në veçanti jo në RAPORTIN E PROGRESIT PËR KOSOVËN PËR VITIN 2012 ?! Sivjet nuk kishte fare përmirësim në Raportin
e për vitin e ardhëshëm rrezikohemi të krijojmë pasqyrë edhe më të keqe para KE-së, pasqyrë tejet negative?!
- Prania e qytetarëve, e palëve dhe e klientëve të administrates së komunave të Kosovës në takimet e komunave me qytetarët dëshmon për interesimin, për bashkpunimin
për suksesin, për funksionalitetin e administratave komunale dhe për satisfaksionimin e qytetarëve me shërbimet e departamenteve komunale.
Administratat komunale komunikojnë me palët, me klientët
me qytetarët e tyre në trajtën urdhërore dhe të bëjnë të besosh se qytetari është krijuar për administratat komunale e jo e kundërta. Administratat komunale nuk janë akoma të bindura se pala, se qytetari, se konsumatori taksapagues është finansuesi dhe punëdhënësi i administratës komunale. Është situate e njëjtë edhe me administratat qendrore. Administratat janë më të apostrouarat për korrupsion një barrë shumë e rëndë mbi klientin, konsumatorin fizik e juridik të këtyre shërbimeve.
- Ndërmarrjet publike, të menaxhuara nga partite politike, janë çerdhe të infeksioneve sociale, juridike, politike, biznesore
ligjore. Ato, shumica prej tyre, janë modele të keqmenaxhimit, janë çerdhe të nepotizmit, janë të mbipopulluara me fuqi punëtore nga militantët partiakë dhe si të tilla, duke i penguar njëri tjetrit, shpenzojnë shumë e punojnë tepër pak. Ndërmarrjet publike, në veçanti KEK-u nuk e plotësojnë asnjë standard kërkojnë tepër shumë nga konsumatori e ofrojnë shumë pak ?! E dihet se standardet janë të rregulluara me Ligj dhe parashihen edhe me ligjet tjera që rregullojnë fusha tjera komplementare.
Kapacitetet dhe potencialet e partive politike peshohen te performansat e ndërmarrjeve publike e morali i vërtetë i tyre dëshmohet në Kuvendin e Kosovës ku ato përfaqësojnë intereset partiake, grupore e individuale e jo ato kombëtare e shtetërore, e jo të popullit. Të qytetarit të konsumatorit ?!
- Një dyzinë universitetesh, pa hapsira e laboratore ose kabinete të mjaftueshme, me nxënës të papërgaditur si e sa duhet për shkollim universitar, nuk garantojnë studime cilësore. Pedagogët, shumica tezgaroshë e në konflikt të thellë të interesit, që aftësojnë sipas sistemit të degraduar eks katedra, pa kushte për punë shkencore, me kritere të ndryshme të evaluimit të diturisë, me produkt ku edhe njohja e gjuhës amtare është e diskutueshme flet për vjedhje flagrante e mashtrim të nxënësve e të studentëve por edhe të konsumatorëve taksapagues, të cilët poashtu nuk kanë mundësi as të drejtë të evaluojnë cilësinë e mësimeve e as të studimeve ?!
- Sistemi i drejtësisë i gjymtuar për të mos qenë funksional dëshmon për pretendimet e veprimit afatgjatë të një klike politike e liderësh të cilët më shumë veprojnë nëndheshëm se sa që e bëjnë transparent punën e tyre. Prokuroritë, gjyqësia e policia joefiklase, të paafta të kujdesen për vetvehten e tyre e lëre më për ne 2 MLN sa jemi, janë instrumentalizuar dhe janë programuar që (mos) ta ndihmojnë popullin, qytetarin, konsumatorin, elektoratin, palën, klientin, pacientin, nxënësin e studentin
Mbi 300.000 lëndë të pazgjidhura në të gjitha nivelet e formatet gjyqësore flasin e dëshmojnë vetvetiu?! Policia me afera prokurimi e (vet)vjedhjeje dëshmishë, të drogës, të kuadrit të dështuar e të rënë në konflikt me ligjet e me kodin etik, e
me mbi 20 agjensi të mbrojtjes fizike që i dalin në ndihmë nuk i dëshmon dot performansat e proklamuara, të synuara ose të prezantuara si model ?! Ky sistem i drejtësisë krijon klimë të volitshme për të gjitha të ligat, për të gjitha të këqijat, për të gjitha krimogjenitë, mafiozitetet, korrupsionin, mitologjinë , nepotizmat, konfliktet e interesit
?! Të gjithat i paguan konsumatori taksapagues i Shtetit të Kosovës ?!
- Mos rrespektimi i nivelit kaq të lartë i ligjeve dhe i Kushtetutës së Kosovës nuk mund të quhet ndryshe veq: PUSHTET PARALEL ?! Pushtet paralel kanë krijuar ministritë, partitë, bizneset e interferuara si donator e sponzorë partishë politike, bossat e niveleve e të llojeve të ndryshme, komunitetet
Kjo më së miri shifet te komunat të cilat dallojnë në bazë të kompetencës partiake e nacionale; Te ndarja e tregut sipas intereseve e sipas veprimit oligopol e kartel; Te mënyra dhe te adresat e ndarjes së tenderëve, të privatizimit; Te konkurrenca e ngulfatur në treg për ta monopolizuar e për ta këthyer mbrapsht.
Pushteti paralel mund të vërehet edhe në Kuvendin e Kosovës ku nuk shohim veprim integrues për çështjet kombëtare e shtetërore, për çështjet e interesit të përgjithëshëm të të gjithë konsumatorëve: Partitë politike në Kuvend luftojnë për çështjet e interesit partiak, grupor e individual. Ku janë ligjet, ç vlenë e ç obligon këtu Kushtetuta e Republikes së Kosovës. Çdo veprim ndryshe që bie në kundërshti me Kushtetutën nuk don të thotë asgjë tjetër veqse PUSHTET PARALEL, për t mos thënë pushtet ilegal ?!
- Kjo listë mund të jetë shumë më e gjatë por po e përmbyllim me mediumet e informimit. Kuvendi i Kosovës, ligjëvënësi i Kosovës, për t mos i mbetur eksik ekzekutivit u ndesh me mediumet e informimit dhe me gazetarët, të vetmit që treguan disponim, vullnet dhe gatishmëri për t i dalë krah konsumatorit në funksion të transparencës.
Me tendencat e vazhdueshme për të fshehur të vërtetën, për t ia mjegulluar vizionin dhe perspektivën konsumatorit, institucionet e Kosovës luftojnë transparencën e premtuar në këmbim për votën dhe taksën tone. Ato na mbajnë peng dhe i zvarrisin dëshirat e përpjeket tona për integrime europiane.
Në vend të përfundimit:
Një nga kushtet dhe standardet e rëndësishme të Kosovës për Integrime Europiane është përmbushja e obligimeve karshi kauzës së konsumatorit, për mbrojtjen e tij dhe për të drejtat, intereset dhe dinjitetin e konsumatorit. E, për ta arritur këtë Qeveria e Kosovës duhet të sigurojë një bashkpunim, një proaktivitet mes ministrishë, mes institucionesh, mes asociacionesh e mes agjensishë.
Me këtë organizim, me këto forca, me këto mjete finansiare është e paimagjinueshme se mund të bëjmë ndonjë ndryshim respektiv pozitiv. Çdo ministri, fillimisht, duhet të komunikojë me target grupin e vet dhe t ia mundësojë evaluimin e cilësisë së ofertave ose të shërbimeve. Vetevaluimi është vetkënaqësi.
Çdo ministri duhet ta përmbushë obligimin ligjor për ta aftësuar konsumatorin për komunikim e bashkpunim të barabartë. Për t i koordinuar të gjitha këto, me finanasim nga paratë e veta ( e thamë dhe u bindëm se konsumatori është takspagaues dhe gjenerues kryesor i Buxhetit të Kosovës ) të formohet Ministria për mbrojtjen e konsumatorit e cila nga afër do t i përcjell të gjitha nevojat dhe zhvillimet. Nga përvojat tona të hidhura na imponohet të insistojmë që ministri të jetë jasht ndikimit të partive politike?!
MTI-në duhet ndihmuar në monitorimin e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, gjë që nuk po ndodhë. Rreth aplikueshmërisë gjendja është edhe më e keqe te Programi për mbrojtjen e konsumatorit 2010 2014 që është udhëzues për të gjitha ministritë, institucionet, asociacionet e agjensitë, por që asnjë prej tyre nuk thirret, nuk mbështetet dhe nuk frymëzohet nga ai.
Në momentin e pikërishëm, me gjithë ato drejtori, departamente, dikastere e agjensi MTI nuk ka kapacitete, as potenciale, as vullnet për t u marrë edhe me konsumatorin. Kjo po vërehet edhe nga Këshilli për mbrojtjen e konsumatorit, Këshill ky që vepron në kuadrin e MTI-se e është emruar nga Kryeministri i Kosovës, e të cilit nuk i mundësohen kushtet e duhura kuadrovike, teknike e finansiare për punë.
Ky këshill trajtohet si një OJQ e detyrohet të kërkojë donacione nga jasht ?! E sa për shoqërinë civile: Asnjë ministri akoma nuk e ka paraparë asnjë formë bashkpunimi as stimulimi të aktiviteteve të tyre ?! Nëse Qeveria dhe ministritë bëjnë aktivitetet sa për t i pëlqyer KE-së e për të nxjerrë një Raport Progresi
sa më të volitshëm atëherë ky mision do të jetë i vështirë dhe i pamundur !