Koncerti për pavarësinë, iritues i dështuar, antikombëtar dhe i pa vlerë
Shkruar nga Asllan Dibrani
Pas një manifestimi qe u pa përmes ekranit televiziv dhe përmes mjeteve elektronike për vlerat e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, për gjithë ditën ishin mbresëlënëse e sidomos parada ushtarake që ishte simbolizuesja ma serioze e shtetit të Kosovës. Në orët e mbrëmjes u rezervua sheshi në qendër të Prishtinës për një koncert të madh kushtuar kësaj feste.
Edhe se ishim pjesemarrës në takime të ngjashme të kësaj feste madhështore ju përmbajtëm programit informativ, pas përcjelljes së ditarit të mbrëmjes në TV-të, RTK dhe, RTV.21 , programe me monopol në Kosovë qe ndanë orën 20.h të shfaqin program koncentral, kushtuar ditës së Pavarësisë me këngëtaret e estradës dhe artistët ma të mirë. Bile bile paralajmëruan si pjesëmarrëse edhe yllin botëror me prejardhje shqiptare Rita Oren .
Në ora 20.h sheshi i Prishtinës u stërmbush me dashamirë të artit muzikor, po edhe shfaqen gëzime për këtë ditë të shenjtë. Po ashtu edhe pran ekraneve u ulen shumë qytetarë qe prisnin pa durim të fillonte ky koncert siç e quanin ata të \"famshmit organizatorët të këtij koncerti të Prishtinës.
Siç duket ishin ata të RTK-së me një \"gazetar\" të tyre Berat Miftari qe zëri i kumbiste pa fije arti akustik !. Për fillim dalja dhe klithja e tij la publikun pa koment, qe çka ishte duke ndodhur? Nuk e kuptonte as publiku pa kurrfarë kriteri u zhvillonte një skenë rrëqethëse pa përgatitje!?...
Pamje e qytetarëve duke pritur nje koncert nga estrada e këngetarëve ma të mirë të Kosovës me të cilën pa përfunduar mbi gjysma e tyre iken nga nje koncert i deshtuar antikombëtar dhe i pa vlerë!
Fjalori i tij ishte i dobët , me një gjysme shqipe . Injoranca e tij shkonte e rritej me kalimin e minutave qe si fillim menduam se ishte një rast spontan sa për me e përmbush mungesën e organizatorëve të estradës siç kishin informuar publikun.
Fjalët e tij ishin pesëshja duke numëruar deri ne numrin 5 , tjera fjalë \"ku je Kosovë? , \"qoni gishtat\",\"hajde Kosovë\" , \"qoni grushtet\" ,\"qoni duart\" \"bini , rrëzohuni\" etj . Por me të kaluar minutazha monotonike iku gjysmë ore pa kuptuar se ç\'po ndodhë?
Vjedhurazi në formë të egër u paraqitën dy të tjerë , me një veshje të çuditshme , pa kur far shije elegance. Të mbështjellur me shalla , pantollana të lëshuar ma poshtë se beli, nja 10 centimetër, të gjerë e të grisur, por edhe të pa pastër tip drogirantësh!?...
Filluan, por prapë nuk menduam se do të jetë ( koncert i premtuar me njerëzit e estradës së Kosovës), akoma ishim në dilemë se a dolën ata nga rruga apo si u përvodhën aty në skenë?.
Pranë ekraneve televizive dhe në shesh prisnin njerëzit se po fillon programi, por ai vazhdonte me ta duke mos t\'i përngjaj asnjë zhanri muzikor.
Asaj nuk mund ti thash as muzikë popullore, as folklor, as muzikë klasike por as muzike e \"reperëve\" qe në mesin e bindes u gjet repisti Memli Krasniqi një \"ministër qe i përngjante ma tepër një mangupi folklorik, si një kuller i pa gdhendur,se sa një ministri qe e udhëheqë një sektor ministrie në kulturë për rini\".
Me këtë shfaqje aq te pa vlerë u sajuan kaheje dirigjuese me një pseudolulturë i dështuar ,antikombëtar dhe i pa vlerë!
Zhurmagjinjtë e kiçit muzikor duke e injoruar atë popull qe dha sakrificat e tij për liri e shtet ,nuk u përmend edhe me të vetmen fjalë!
Memli Krasniqi i tha 4-5 fjalë para publikut, mezi i bëri kryq pa letër të përgatitur. Siç duke repisti Memli Krasniqi i paska sjellur këta pseudo këngëtar këtu qe nuk i përngjajnë as këngëtarëve as budallenjve as analfabetëve duke e shëmtuar melosin dhe këngën e mirëfilltë shqiptare.
Njerëz të tillë për nga pamja , kërkojnë lëmoshe ndihmese nëpër rrugët e Evropës, ndërsa Memli Krasniqi dhe RTK-ja aktuale i reklamon me i shit dushk për gogla këtij populli me zhurmagjinët rrugaç.
Nuk din njeriu ku ti rangoj pasi qe orët po ikën dhe u bindem se ky qenka ai \"Koncerti i premtuar për ditën e shpalljes se pavarësisë\" , për ditën madhështore të mijëra patriotëve qe jetën e tyre e dhanë për këtë tokë tani rrugaçët ti nëpërkëmbin i përdhunojnë i anashkalojnë?!.
Me mijëra luftëtarë luftuan qe ta shohin një ditë Kosovën e pa varur nga pushtimet shekullore te huaja,por edhe nga analfabetët bashibozuket injorantë, puthadorët dhe intrigantët me apetite antishqiptare siç janë këta askusha qe marrin flamurin e huaj pa ja pas anën dhe lendojnë me mijera plagëtë njerezve qe sakrifikuan dhe e çliruan Kosovë.
Këta injorant kanë sjell shumë iritim edhe të njerëzit qe akoma nuk i kane gjetur njerëzit ma të dashur dhe ma të vlefshëm qe u zhdukën gjatë luftës , irituan njerëzit qe akoma i shërojnë plagët nga lufta , i irituan shumë njerëz qe janë këngëtar , gazetarë dhe artist të mirëfilltë...
Pjesëmarrja e njerëzve intelektual qe ishin prezent po dhe pran ekraneve u zhgënjyen me rrugaçët e Prishtinës dhe dirigjuesit e tyre qe i fyen si njerëz të nivelit.
Këngëtarët , artistët dhe krijuesit qe janë ata qe merren me kulturën e këtij populli dhe artin e tij u gjeten ne një cep pesimizmi me rastin e pamjes së gjërave të pa vlera pran një kombi me merita të mëdha, që sipas pseudorepistëve rrugaç me dirigjuesit e tyre la përshtypjen se Kosovën e paskan çliruar rrugaçët dhe pseudorepistët.
Dita e pavarësisë ishte për ta si manifestim i tyre , duke harruar mesolin e bukur shqiptarë , këngëtaret e estradës shqiptare qe asnjeri nuk ishte i ftuar, harruan këngën e mirëfilltë qytetare qe ju mungoj dashamirëve te muzikës shqiptare në këtë mbrëmje qe nën pushtimin jugosllav me te zitë e ullirit u nxor një kulture edhe edukatë tamam shqiptare, pa diktimet e repistëve, rrugaçëve dhe pa ndikimin e këngëve tallava maxhpqe që është dominante sot në Kosovë.
Te dashur lexues jeni edhe vet dëshmitar te ati epilogu nga të famshmet televizione qe i quajnë kombëtare.
Kosovarët nuk e çliruan Kosovën me prodhuar pseudokëngatarë, po me avancuar, me kultivuar me zhanre qe e ngrehin në nivel kulturën dhe vlerën tonë kombëtare.
Gazetari tip analfabeti u krekoste me një gjysmë shqepje duke aluduar se po kanë xhelozi qytetet tjera ndaj Prishtinës qe një fjale popullore thotë se i përqeshuri të përqesh . Tirana dha koncertin e vet për mrekulli për pavarësinë e Kosovës.
As ndonjë qytet tjetër se kam parë me ndonjë organizim të tillë aq të dobët sa ishte në Prishtinë!. Fjalori i dobët i \"këngëtarëve\" qe asnjë here nuk u morën vesh se çka flisnin, por fjalët e shprehura , primitive banale dhe të thjeshta ishin të shpeshta siç ishin \"pse po rrini , kërceni , qoni grushtet , jemi ma të çarturit,\" jemi ma të çmendurit\", \"shtynu\" ,\"bërtiteni\" , \"fishkëlleni\" , \"brohoritëni\" , \"folëni a jemi ma te mirët \".
As pak nuk i përngjante një koncerti për një festë madhështore pa u përmendur asnjëherë vlerat e kësaj dite . Kjo injorancë është për tu gjykuar , është për tu shqyrtuar nga njerëzit kompetent , muzika jonë dhe gjuha jonë të bukur mos te manipulohen nga baktagjinjë ,injorant bashibozuk dhe tip analfabetesh qe e turpëruan estradën dhe kombin shqiptar me rastin e festës s e pavarësisë së Kosovës.