Koncepti i demokracisë
Shkruar nga Faik Krasniqi
Për ti dhënë përgjigjen kësaj pyetjeje, marrë për temë debati, është e nevojshme, sipas meje, të nisemi prej konceptit kulturë. Prej nivelit të saj dhe dallimit të saj me konceptin tjetër shoqëria.
Në fakt përbën një vështirësi jo të vogël ky termikulturë, për shkak të gjerësisë së tij, vështirësisë për ta përkufizuar, për ta dalluar atë, bie llafi, prej termit shoqëria. Pse vallë?
Sepse kultura, sipas Markushit, është një koncept dyshtresor:Ai përmban një qasje antropologjike dhe qasje sektoriale(pra me ngarkesën vlerësuese), ndaj fenomenit.
Sipas të parës, përdorur më së shumti nga antropologët dhe sociologët,(e cila, gjithsesi, ndikon edhe në leksikun e gjuhës së përditshme të komunikimit, siç po bëhet në ...mbledhjet e qeverisë së qeverive tona) mund të vimë tek definicioni:Kultura është tërësia e të gjitha veprimtarive njerëzore të cilat nuk i kryejmë instinktivisht, por që i mësojmë, i atyre aftësive që i Kultivojmë...dhe që në tërësinë e tyre - i japin - i japin kuptim jetesës, vetë jetës njerëzore.
Ky koncept është aq i gjerë, duke përfshirë gjithçka që quajmë njerëzore, sa që...duket si tautologji. Por nuk është hiç i tillë. Është paderman përshkrues, por jo drejtpërsëdrejti vlerësues;sepse sidoqoftë, në të fshihet një element kuptimi(dhe vlerë shtesë):Një ndarje ashtu e qëllimtë e botës njerëzore prej......Mbretërisë Natyrë.
Në këtë konceptim tipik modernist(që sa kuptohet ndjek tendencën e Hegelit, në lidhje me statusin e ulët të natyrës), elementi njerëzor bëhet i dallueshëm nëpërmjet veçimit të TIJ hap pas hapi nga lënda e parë natyrore, si e brendshme po ashtu edhe e jashtme.
Prej këtij koncepti lehtësohemi për të kuptuar dhe pastaj për të debatuar mbi ATË, si qenie njerëzore, që mëson dhe vepron gjithnjë e më shumë(gjer sa të mos i punojë më goja, se mendja ka kohë që e ka lënë), të mos e sundojë më natyrën e vet shpellore , të brendësuar, me një dëshirë kukudhi për të pushtuar gjithë botën e jashtme, për ta shndërruar...Në Mbretëri individuale të TIJ!
Kultura dhe Demokracia, niveli i saj në një shoqëri të caktuar janë të ndërvarura e dyta prej të parës. Perceptimi i këtij raporti që në këtë vend është e lehtë fare, duke parë vetëm të parin, për ta qarë me llahinke gjendjen e të dytës-......Demokracisë!
Duke analizuar nivelin e Kulturës duhet të na shpërthejë......Një lumnajë vajtimesh, mbase elokuente si e atij hatërit me shokë, por që gjithsesi, e kemi për ta qarë me ligje. Mjafton njeriu të lexoje fare pak rreshta prej ideve te Tukevilit, për tu bindur se në cilat ujëra ecën kjo Trata jonë e prishur e që pa qëruar kjo vemje e vemjet si ky, nuk mund të gatitet ...MË!
(Autori është publicist dhe redaktor në gazetën e përditshme \'\'Lajm\'\')