21 Prill 2025

Komuniteti Shqiptar në Amerikë shtyllë e UÇK-së dhe Kombit

Shkruar nga Erald Selca

Mërgata shqiptare kudo në botë me shekuj dhe dekada ishte pranë atdheut Shqipërisë dhe viseve etnike të saja në cdo pikepamje dhe Komuniteti Shqiptar në SHBA dha kontribut fundamental sidomos në vitet e 90-ta dhe në mbeshtetje te luftës së  UÇK-së dhe simotrave te UÇK-së.

Shqiptaret në Amerikë kurrë nuk qëndruan indiferentë dhe ishin aktiv në lobingje duke rivalizuar me lobet antishqiptare serbe dhe greke dhe duke dhenë atomin e fundit për Shqipërinë dhe ceshtjen Kombëtare.

Komuniteti shqiptar ne Amerike ishte dhe eshte i fuqishem gjigantë me shumë traditë dhe me njerez me emer në biznese ,art kulture sport ekonomi dhe atdhetar të flaktë kete e deshmuan edhe në tre lufterat tona Clirimtare ku trima te shumtë me qindra erdhen luftuan nga Batalioni Atlantiku madje kemi edhe deshmor dhe dhane dhjetra miliona dollar amerikan paisje dhe te holla aq shume te nevojshme per luften e drejte per clirim kunder okupatorit barbar serb e maqedonas.

Shqiptaret ne Amerike mbeshteten rezistencen paqesore dhe te armatosur me tere potencialin e tyre mandej lufterat ne Presheve e Iliride kurre su ndalen se kontribuari.

Ne vazhdimesine e shkrimeve të mia modeste për mergaten shqiptare do cek për respekt dhe mirënjohje si bashkëluftetar i juaj disa patriot pasi lista e tyre eshte e madhe e duhen dokumentar televizive me pershkru kontributin e komunitetit shqiptar në Amerikë.

Ju kujtojmë se jemi një ne dhe ju ,ani pse Kosova dhe Shqiperia duhet bejnë me shumë për ju ju duhet jeni pjese e qeverive dhe parlamenteve te ardhshme dhe duhet regjistrohet popullsia shqiptare në emigracion.

Amerika ishte frymearrja jone me Zvicren Europen etj ,shqiptaret me veprat e tyre te mira ne Amerike fituan edhe simpati dhe ne na erdhi me vone mbeshtetja nga Wesley Clark ,Vokeri Bill Clinton,Bushi i ri dhe i vjeter kjo eshte merite e juaja vellezer dhe motra.

Më kanë befasuar për te mire intelektualet dhe luftetaret e shquar Astrit Huskaj dhe Adem Krasniqi që terë kohen me modestine e tyre flasin vec per shoket e tyre atdhetar ,deshmor te gjallë me sa pasion kujtojnë vlerat dhe kjo meriton respekt dhe perulesi ndaj ketyre heronjeve te gjallë me zemer të madhe humane dhe njerëzore.

Duhet cekur kontributin e madh të Shefki Mexhuanit Drejtor ekzekutiv per Amerike dhe Kanada ne kohe lufte nje patriot i thekur ,nje njeri shume i perkushtuar ndaj atdheut ,dhe Frank Ivezaj nga Malesia jone Gruda heroike i cili ne Detroit dhe qendra tjera të Amerikes Michigan,Vashington ishte organizator i shume protestave dhe mbeshtetes i luftes se madhe Clirimtare te udhehequr fuqishem e dinjitetshem nga Hashim Thaci.

Nje tjeter patriot i shquar në SHBA është edhe Os Lajci nje atdhetar i flakte i cili ishte pjese e logjistikes se  UÇK-së dhe i cili me kater vellezerit me intelektualin ,patriotin dhe atdhetarin Mustaf Lajcin vllaun e tij dhe tre vllezerit tjerë ishin pjesë e luftes ne vijat e frontit ne logjistike dhe derguan mijera dollar per Fondin e luftes Vendelindja Therret.Kjo familje brez pas brezi i dha kombit shqiptar burra dikur mbrojten kufirin nga malazezet dhe dhanë provimin Familja e cmuar Lajci edhe në lufterat e fundit Clirimtare.

Nuk ke si mos të emocionohesh kur shkruan për bashkeatdhetaret në mërgim ,nuk ke si mos te mburresh me këto shqiponja kuq e zi të atdheut ,nderi dhe respekti ju takon përjetë deshmoreve dhe ju heronjëve të gjallë atdheu shoket nuk ju harrojnë ne jemi një.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)