22 Prill 2025

Komuna e Mitrovicës po bllokon idetë dhe draft rregulloret që po vinë nga Komitetet Konsultative

Shkruar nga Elvis Feka

Komuna e Mitrovicës në zbatim të nenit 73 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe nenit 41 pika 5 të Statutit të Komunës së Mitrovicës, ka nxjerrë vendimin 02/06-1275302/06-12753/8 të datës 24.04.2014 për formimin e Komiteteve Konsultative.

Ju deshën 5 muaj kohë deri në nxjerrjen e vendimit  02.06-40857/7B të datës 04.09.2014 për emërimin e anëtarëve të Komiteteve Konsultative.

Pas gjithë kësaj procedure të stërzgjatur Komitetet Konsultative në Komunën Mitrovicës filluan punën e tyre në bazë të kompetencave të dala nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale dhe Udhëzimi Administrativ 2008/10 për organizimin dhe funksionimin e komiteteve konsultative.

Komitetin Konsultativ për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport të cilin unë e kryesoj edhe pse kohë e shkurtër ka arritur që në vitin 2014 ti mbaj 3 takime ku ndër të tjera ka përgatitur planin e punës për vitin 2015 i cili parasheh katër takime të rregullta, ku përfshihen një numër i madh i projekt-ideve ndër më kryesoret është Draft-Rregullorja për Fuqizimin dhe Promovimin e Vullnetarizmit në Komunën e Mitrovicës.

Draft-Rregullorja për Fuqizimin dhe Promovimin e Vullnetarizmit në Komunën e Mitrovicës është iniciuar në mbledhjen e 4-të të KKAKRS të datës 19.01.2015.

Prej kësaj kohe ne kemi insistuar që kjo draft-rregullore të shkoj në komisionin për politikë dhe financa e pastaj të del si pikë e rendit të ditës në kuvend, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur tash e 6 muaj.

Jemi interesuar sa herë por nuk na është dhënë një sqarim se pse ka ndodhur një gjë e tillë. Bllokimi i punës së komitetit konsultativ ka ndodhur edhe me rastin e dërgimit të tri projekt propozimeve tek zyra e Kryetarit të Komunës, që ka rezultuar pa përgjigjeje qoftë pozitive apo negative.

·    Projekt-propozimit për hulumtimin e sfidave nëpër shkolla.
·    Projekt-propozimin për orët plotësues (shtesë) për maturantët.
·    Projekt-propozimin për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Librit.

Edhe pse ne si Komitet Konsultativ për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport po bëjmë punën tonë tash e 9 muaj, Kryetari i Komunës nuk gjeti as edhe një moment të vetëm që të na takoj, përkundër kërkesës dhe obligimit ligjor që buron nga neni 6 pika 6.3 e Udhëzimit Administrativ nr. 2008/10.

Duke shkuar edhe më tutje Komuna e Mitrovicës për të ngulfatur rolin e shoqërisë civile dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje, nuk e dimë se si dhe ne bazë të çfarë vendimi nuk i ka paguar mëditjet e anëtarëve të komiteteve konsultative.

Duke parë mos gatishmërinë e Komunës së Mitrovicës për të kontribuar në të mirën e përgjithshme dhe duke parë mekanizmat bllokues që po përdor Komuna e Mitrovicës ndaj nesh, nuk na mbetët tjetër veçse të ju tregojmë qytetarëve për mosgatishmërinë e komunës për bashkëpunim dhe përkrahje të ideve për të mirën e përgjithshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)