Komuna e Mitrovicës apo Komuna e Mitrovicës së Jugut
Shkruar nga Mr.Elvis Feka
Në bazë të Statutit të Komunës që është akti më i lartë juridik në nivel lokal, Mitrovica quhet zyrtarisht Komuna e Mitrovicës.
Në bazë të Statutit të Komunës së Mitrovicës, Neni 75 pika 1 thotë: Pas hyrjes në fuqi të këti Statuti, shfuqizohen të gjitha dispozitat e akteve normative të Komunës të cilat janë në kundërshtim me të.
Që nga muaji shtator i vitit 2014, Komuna e Mitrovicës ka lëshuar vendime, rregullore dhe akte te tjera duke shkelur Statutin e Komunës me emrin Komuna e Mitrovicës së Jugut.
Të gjitha këto ndryshime të emrit nuk janë pasuar fillimisht me ndryshimin e Statutit të Komunës, e që direkt konsiderohet edhe si shkelje e ligjit për vetëqeverisje lokale Nr. 03/L-040, neni 6 i cili thotë:
Komunat kanë emrat dhe kufijtë e tyre, siç përshkruhet në Ligjin për Kufijtë administrativ të Komunave dhe mund të ndryshohen vetëm në përputhje me atë ligj.
Pres që Komuna e Mitrovicës të respektoj Ligji për vetëqeverisje lokale dhe Ligjin për kufijtë administrativ të Komunave dhe të bëjë plotësim ndryshimet e nevojshme në Statut duke u bazuar në ligjin për vetëqeverisje lokale Nr. 03/L-040, Neni 12.3 i cili thotë: Statuti i komunës miratohet dhe mund të ndryshohet me, së paku, votim të dy të tretës së anëtarëve të kuvendit të komunës.