23 Dhjetor 2024

Komsumatori në shënjestër, tani rrezikohet nga mielli kancerogjen

Shkruar nga Selatin Kaçaniku

AUV i Maqedonisë njohtoi  se ka bllokuar  8 tonelata  miell të dyshuar për përbërje kancerogjene - import nga Sërbia.

AUVM dhe Mediumet e Portalet e Informimit në Maqedoni njohtojnë se 1.5 tonë e këtij mielli  kanë arritur deri te konsumatori.

Këto janë informata për sasitë zyrtare ndërsa gjendja e përgjithëshme e sasisë së miellit të kontaminuar që ka hyrë në territorin  e Maqedonisë dhe e sasisë që ka arritur deri te kuzhinat dhe sofrat e konsumatorit në Maqedoni  nuk dihet akoma ?! 

Poashtu nuk dihet se, krahas misrit kancerogjen, cila është sasia e miellit të kontaminuar që eventualisht ka hyrë në Kosovë?

Mielli I kontaminuar përkundër faktit se kishte arritur në Maqedoni me çertifikatë valide doli të ishte i kontaminuar me AFLATOKSINË – bashkdyzim kancerogjen, si dhe doli se Sërbia megjithate nuk I garanton dokumentet që i lëshon për produktet me destinacion eksportin ose se prodhuesit / tregtarët e zhdërvjelltë ( të paskrupullt e abuziv,  kryesisht recidivistë ) ia dalin të korruptojnë burokracinë dhe të sigurojnë dokumente falso për eksportin e produkteve. 

Natyrisht se ky veprim bëhet në bashkpunim me importuesit dhe tregtarët lokal vendor.  AUVM ka marrë vendim që, krahas bllokimit të kontingjentit të miellit, të kërkojë nga Instituti kompetent në Sërbi analiza shtesë të miellit të kontaminuar me sasi enorme e të rrezikshme të AFLATOKSIN-ës si dhe shpjegime shtesë.

Duke pasur parasyshë problemet e shumta në tregun e Kosovës nga prodhuesit e Sërbisë dhe të importuesve të produkteve të tyre ( të cilët në deklaracionet e produkteve të importuar deklarohen  si ”distributor“ duke e deklaruar Kosovën si pjesë të Sërbisë ), duke pasur parasysh edhe faktin se Sërbia akoma nuk e njeh Kosovën e së këndejmi nuk merr përgjegjësi  për pasojat nga produktet e eksportuara, duke pare edhe përvojën mes Maqedonisë e Sërbisë, anise këto dy shtete,  ish anëtare të Ex YU, njihen atëherë pasojat që I ka dhe të tjerat që mund ti ketë tregu i Kosovës dhe konsumatori, mund të imagjinohen si tejet të mëdha dhe me mundësi rrezikshmërie të shkallës së lartë.

Lidhur me këtë, edhe këthimi, bllokimi dhe pengimi I eksportit të miellit të Kosovës në Maqedoni  imponon projektime të ndryshme, edhe hipotetike. Nëse dime se një pjesë e mire e grurit për miellin që bluhet në Kosovë është nga Rajoni dhe nga Sërbia mund të paragjykojmë se ky fakt mund të ndimojë në reflektimin e problemit?! 

Dimë poashtu se në Kosovë kryesisht tregtohet mielli me sasi të tepruara aditivesh – të dëmshme për shëndetin e konsumatorit.

Poashtu është e ditur se Kosova akoma importon shumfishin  e nevojave për aditive të bukës dhe të pjekurinave.

Nëse marrim parasysh se prodhuesi  Italian i miellit e thekson në ambalazh se produkti që e shet në Kosovë nuk përmban ADITIVE ndërsa prodhuesit vendor të  miellit, për paketimet / ambalazhimet e produktit e miellit,  nuk njohtojnë  fare konsumatorin  se produkti në fjalë, përmbanë ose jo aditive – ATËHERË DYSHIMET BËHEN TEJET TË ARSYESHME.

Dhe sërish Mekanizmat e Mbikqyrjes / Inspektimit të tregut nuk reagojnë ose reagojnë me vonesë – përkundër  faktit se konsumatori taksapagues dhe gjenerues kryesor i Buxhetit të Kosovës është punëdhënës dhe finansues i tyre?!

Shqetësimet e konsumatorit në Kosovë janë të arsyeshme dhe të mëdha nëse kemi parasyshë importin e MISRIT KANCEROGJEN nga ndikimi i të cilit që tani ankohen disa fermerë duke u brengosur për simptomat shqetësuese që u janë shfaqur kafshëve të ushqyera me misër; Rezultatet / të gjeturat e analizave të misrit të kontaminuar  vonojnë dhe  po këto analiza nuk i janë bërë  produktit vendor; Ndërsa DOMATET FITOHORMONALE akoma na “ ushqejnë “ nga tregu të cilin Shteti e “ Kontrollon, e mbikqyrë dhe e inspekton “?!

Shteti I Kosovës duhet të jetë më i vendosur, më i përkushtuar dhe më serioz në mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit taksapagues. Në këtë kontekst Institucionet e Republikës së Kosovës duhet t ia njohin e t ia mundësojnë konsumatorit të drejtën ligjore të masë e të vlerësojë cilësinë e prodhimeve, mallrave e shërbimeve, edhe të shërbimeve të Administratës Qendrore e Lokale.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)