22 Dhjetor 2024

Kompensimi ndaj Trustit diskriminues

Shkruar nga Skender Berisha

Ngadalsimi në zhvillimin ekonomik dhe rënia e kurbës në nivel vendi ka bërë qeverinë të mendojë ide për dalje nga situata e krijuar.

Qeveria nuk hoqi dorë nga propozimet që mund të vinin nga shoqëria civile apo të tjerët, ajo vendosi në tavolinë diskutimi një propozim që u erdhi së fundi, me të vetmen arsye, t'i bëjë të mundur ekonomitë biznesore të mbijetojnë, të ruajnë fuqinë puntore, dhe të ruaj bilancin tregtar dhe sistemin financiar në vend.

Në fillimet e pandemisë përveç qeverisë pati propozime edhe nga subjektet politike opozitare për ndihmën e shtetit ndaj ekonomive vendore.

Edhe pse ishin perafërsisht të ngjashme propozimet, kontributi i tyre ishte i mirëseardhur, pasi qëllimi i vetëm ishte ruajtja e stabilitetit makrofiskal.

Mosmiratimi i marrëveshjes ndërkombëtare në seancën e fundit ishte një veprim i ngutshëm i deputetëve, pasi që çdo ditë e humbur rrezikon humbjen e vendeve të punës apo mbyllje aktiviteti të një biznesi.

Së fundi, kemi një propozim interesant që po shqyrtohet seriozisht. Si propozim ka qenë e mirë, ngase një pjesë nga mjetet e trustit pensional mundë të futen në qarkullim, dhe ato të mbulojnë hendekun e mungesës së parasë në qarkullim që ka pasur Kosova muajt e fundit.

Tërheqja e një pjese nga trusti pensional, respektivisht 10% e propozuar nga shuma totale, qytetarët i bën të shpenzojnë më tepër duke rritur kërkesën, dhe kurbës në rënie do t'i bënte presion të ndalojë për një kohë shumë të shkurtë, derisa të mundësohen edhe mjete tjera të futen në qarkullim nga qeveria e Kosovës.

Kompensimi i mjeteve i mundësuar nga shteti ndaj qytetarëve që vendosin me dëshirë t'i tërheqin mjetet e tyre nga trusti pensional, do të ishte jo i drejtë dhe diskriminues ndaj qytetarëve tjerë që nuk kanë fare mjete në trustin pensional, si dhe atyre që kanë shuma të vogla të arkëtuara.

Kompensimi gjithsesi do të kishte impakt edhe në bugjetin e shtetit, prandaj alokimi i mjeteve për kompensim këtë vit pa rishikim të bugjetit do të ishte i pamundur, veprim i cili do të vlente edhe për vitin tjetër kalendarik.

Është e natyrshme pra se secili qytetar që ka mjete në fondin e trustit pensional do t'i tërhiqte mjetet e tij duke e ditur se ato do t'i kompensohen nga shteti.

Por askush nuk i obligohet askujt që t'i kompensojë paratë e tërhequra me dëshirë.

Shtetin e përbëjnë vetë qytetarët, dhe sakrifica është e përbashkët, prandaj duhet të gjithë të japin nga vetja për t'ia dalur.

Të gjitha vendimet që mirren në raport me trustin pensional të Republikës së Kosovës duhet konsultuar mirë, dhe nuk duhet t'i fusin qytetarët në borgj ndaj trustit pa pasur nevojë për të, por duhet gjetur modalitete tjera të favorshme për të gjithë qytetarët pa dallim, dhe ky propozim nëse vendoset të realizohet, të përfundojë pa implikime në bugjetin e shtetit dhe pa zvogëluar planet dhe projektet e përbashkëta që ka kjo qeveri apo tjetra pas saj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)