21 Prill 2025

Komentari i Kushtetutës së Kosovës

Shkruar nga Daut Xhemajli

Më ka pas thënë një ekspert dhe shok i mirë: ” Me ba me ditë të gjithë njerëzit se si bëhet sugjuku dhe ligjet në Kosovë, askush nuk e kish hangër suxhukun, por kishin me u gërditë edhe prej disa ligjeve të Kosovës”.

Kur më tha kështu dhe mua duke njohur realitetin në Kosovë, kjo mu duk shumë interesante dhe e përdora shpeshëherë me shokë, sidomos atëhere kur isha i revoltuar nga papërgjegjësia hartuesve dhe deputetëve të K. të Kosovës, se si i kalonin ligjet në Kuvendin e Kosovës, të cilat detyroheshim ti “hamë” ne qytetarët e këtij vendi, ndërsa për suxhukun nuk u lodha fare, sepse edhe ashtu nuk e haja asnjëhere !

Këto ditë, duke dëgjuar dhe lexuar komentet e Kushtetutës së Kosovës dhe sidomos nenet 84 dhe 95 për Kompetencat e Presidentit për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë ( kandidatit për kryeministër) dhe Zgjedhjen e Qeverisë u binda edhe për diqka tjetër, se ligjet mund të jenë të mira, por komentet e tyre mund të jenë bajate fare.

Pra, nenet 84 dhe 95, janë shumë të qarta dhe kush di pak shqip e ka shumë lehtë ta kuptoj, ndërsa ata që dinë anglisht e kishin edhe më lehtë të kuptojnë në lidhje me këtë çështje ( edhe pse ndoshta këto nene kanë mundur të jenë më të qarta!), e cila pa asnjë arsye u bë tema më problematike, ende pa përfunduar këto zgjedhje në Kosovë.

Komentari i Kushtetutës së Kosovës në vend që të sqarojë dhe definojë apo të zbëthejë më saktë nenin 95 (edhe pse për mua eshtë gati 100% i definuar ! ), ai në kundërshtim me përshkrimin e saktë të materies në këto nene e bënë komentimin më të keq të mundshëm.

Ja përse : Sepse Termit “koalicion “ i referohet vetëm si koalicion parazgjedhor dhe jo edhe si koalicion paszgjedhor, duke harruar se pas zgjedhjeve partitë apo koalicionet shëndrrohen në numëra apo ulëse në Kuvend.

Sidomos e ditur se partitë apo kolaicionet parazgjedhore mundet që mos të jenë fituese të shumicës në Kuvend dhe detyrimisht duhet të ketë edhe koalicione paszgjedhore për qeverisje, prandaj si është e mundur që të bëhet ky komentim i këtyre neneve dhe sa është korrekte dhe në përputhje me ligjin kjo, kur neni 95 i Kushtetutës së Kosovës është shumë i qartë dhe komentimi i tij është në kundështim me përmbajtjen e nenit.

Komentet nëpër gazeta dhe libra (komentar) në kundështim me nenet që saktësojnë shumë mirë këtë çështje janë të tepërta sepse: Cilido që të jetë mandatari dhe cilindo që Presidenti/ja, detyrohet ta procedojë pasivisht në Kuvend, ai duhet të ketë së paku përkrahjen e shumicës së nevojshme të deputëtve ( në rastin tonë 61 deputet), pra ky detyrim i Presidentit/es për të propozuar kandidatin për kryeministër është një funksion ceremonial, ku Presidenti/ja i Republikës nuk është i autorizuar të zgjedhë apo refuzojë kandidatin e preferuar të partisë apo koalicionit fitues, që ka shumicën e nevojshme në Kuvend .

Absolutisht dhe saktësisht e lexuar dhe e zbatuar Kushtetuta e Kosovës nuk merret me koalicione para apo paszgjedhore, ajo saktësisht merret me Partinë apo koalicionin që ka fituar apo siguruar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar qeverinë.

A ka në Kosovë, parti apo koalicion parazgjedhor që ka fituar shumicën e nevojshme për të formuar Qeverinë ?

Jo, nuk ka dhe nuk ka patur as në zgjedhjet e kaluara, prandaj ka patur dhe duhet të ketë koalicione paszgjedhore për të formuar Qeverinë dhe kështu e thotë saktësisht edhe Kushtetuta e Kosovës.

Kush, do ta bëjë shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë, pas certifikimit të zgjedhjeve mbetet të shihet, sepse Kosova ( sipas komentarit të E. Hasanit ! ) nuk mund të bëjë zgjedhje dhe gara zgjedhore çdo 4o ditë, derisa një parti politike apo koalicion parazgjedhor të arrijë të fitoj shumicën e nevojshme në Kuvend prej 61 deputetëve.

Prandaj unë, jo vetëm suxhukun por edhe këso farë lloj të komenteve në kundështim me përmbajtjen e nenit 95 (shumë të qartë !) të Kushtetutës së Kosovës, nuk i ha, por as qytetarët e Kosovës nuk i hanë dot !

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)