Koment i Kryeministrit i Thaçi, në gazetën prestigjioze The Hill
Derisa Konferenca e Mynhenit për Siguri feston 50 vjetorin e saj dhe mbledhë liderët botëror për të diskutuar mbi sfidat urgjente me të cilat përballemi sot, Kosova së shpejti do të shënojë 15 vjet që nga koha kur forcat e NATOs intervenuan me guxim për ta ndalur vrasjen masovike të popullit të Kosovës nga regjimi i Sllobodan Milosheviçit.
Pesëmbëdhjetë vjet nga lufta që na solli në buzë të humnerës - u kushtoi me jetë mijëra kosovarëve, shkatërroi infrastrukturën dhe shumë objekte kulturore e fetare dhe shndërroi gjysmën e e popullatës sonë përafërsisht 2 milonëshe në refugjatë - Kosova tash qëndron mëvete si shtet i gjallë, i pavarur dhe përfaqëson suksesin e politikës se jashtme amerikane dhe evropiane.
Sot, Serbia dhe Kosova janë në paqe. Prillin e kaluar, me përkrahjen e patundur të Zonjës Catherine Ashton dhe Sekretares së atëhershme amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, kryeministri serb Ivica Daçiq dhe unë nënshkruam një marrëveshje historike duke i vënë gurthemelet normalizimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve tona.
Ashton, Daçiq dhe unë do të ulemi bashkë në një panel në Konferencën e Mynhenit për të reflektuar në të arriturat tona dhe për të diskutuar për pikësynimet tona në të ardhmen.
Përkundër të qenit e re si komb, Kosova tashmë po hyn në fazën e ardhshme të zhvillimit. Që kur e shpallëm zyrtarisht pavarësinë në vitin 2008, 106 shtete anë e mbanë botës - duke mos harruar të shumë-rëndësishmin Facebook - na kanë njohur si shtet sovran.
Mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë sonë ka përfunduar dhe kemi mbajtur zgjedhje demokratike në nivel kombëtar dhe lokal, kemi zhvilluar ekonomi gjithpërfshirëse dhe të drejtë, e kemi zhvilluar infrastrukturën duke pasur parasysh intergrimin rajonal dhe i kemi dhënë ndihmesë të rëndësishme paqes në rajon.
Tetorin e kaluar, filluam bisedimet me Bashkimin Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, si hap i parë drejt anëtarësimit në BE.
Sfida ka ende. Derisa unë personalisht jam përkushtuar që ta çoj gjer në fund, ne do të vazhdojmë t\'u bëjmë ballë sfiadeve në zbatimin e marrëveshjes së prillit me Serbinë. Ne gjithashtu duhet të vazhdojmë ta forcojmë ekonominë dhe të krijojmë vende pune për të diplomuarit tanë të mençur, të rinj dhe të papunë. Ne kemi për të punuar ende për t\'u siguruar që shtetasit tanë kanë strehim të duhur, përkujdesje mjekësore dhe arsim cilësor, si dhe vazhdojmë të punojmë për të siguruar energji për të ardhmen dhe për t\'i ringjallur sektorët e bujqësisë dhe të xehtarisë. Këto sfida vështirësohen nga pengesat e vazhdueshme për integrim ndërkombëtar, përfshirë pamundësinë për t\'u anëtarësuar në organizata të rëndësishme multilaterale si Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ne poashtu duhet të vazhdojmë zhvillimin e përgjegjshëm të forcave tona të sigurisë. Strukturat e reja të sigurisë që do të dalin si rezultat i një procesi të hollësishëm e transparent përmes rishikimit të vazhdueshëm të sektorit të sigurisë do ta rrisë edhe më shumë nivelin e sigurisë dhe të stabilitetit në rajon.
Kjo fazë e re do të krijojë edhe më shumë kushte që Forcat e NATO-s në Kosovë ta zvogëlojnë edhe më tej praninë e tyre dhe gradualisht t\'ia kalojnë detyrat e veta institucioneve të Kosovës të sigurisë, duke ia bërë kështu të mundur Kosovës që të ofrojë siguri e jo vetëm ta konsumojë atë.
Kosovarët gjithashtu do të kishin dëshirë t\'ua kthenin nderin atyre të cilët vunë jetën e tyre në rrezik për të na shpëtuar ne. Për shembull, përmes partneritetit me forcat anë e kënd botës, kemi zhvilluar aftësi në fushat e deminimit, ndihmës në raste shkatërrimesh dhe përgjigjes së shpejtë në rast të fatkeqësive. Kosova shpreson që një ditë do të ketë mundësi t\'i vë në përdorim këto aftësi për t\'i dhënë ndihmesë NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare për të ofruar mbrojtje dhe ndihmë kur të jetë nevoja kudo në botë.
Në prag të samitit të 2014 të NATOs në vjeshtën e këtij viti, përulësisht i inkurajoj përpjekjet e vazhdueshme për ta bërë zgjërimin prioritet kyç të Shteteve të Bashkuara dhe të aleancës. Kërkoj nga aleatët e NATO-s që të sigurohen që Kosova si aleate e patundur e Shteteve të Bashkuara së shpejti të mund t\'iu bashkohet fqinjëve të saj si anëtare e Parneriteti për Paqe dhe kështu t\'i hapet rruga për anëtarsim në aleancë kur të jetë koha.
Përkundër sfidave dhe mundësive, Kosova në të 15-tën më nuk është \'\'fëmijë i vogël\'\'. Shteti më i ri në Evropë po rritet dhe ndonëse shpresojmë të rritemi e të zhvillohemi me ndihmën e Shteteve të Bashkuara e të Evropës, jemi të gatshëm për të ndarë barrën dhe për të mbartur më shumë përgjegjësi në fushat si ajo e sigurisë, mbertërimit të ligjit dhe reformës së gjyqësisë.
Ashtu si ndodhë shpeshherë, bashkësia ndërkombëtare duket të jetë rritur bashkë me shtetin tim. Më 1999, ashtu si ndodhi edhe me gjenocidin në Ruanda në vitin 1994 dhe në Luftën e Bosnjës në vitin 1995, diskutimi kryesisht definohej me frazën \'\'nëse po ose jo\'\'. \'\'Nëse\'\' bashkësia ndërkombëtare duhej të intervenonte për t\'i mbrojtur njerëzit që përballeshin me krime në masë në duar të qeverisë \'\'ose jo\'\'? Sot nuk duket të ketë debat \'\'nëse po ose jo\'\'. Debati pas 15 vjetësh me të drejtë duket se përqëndrohet në \'\'si\'\'. Edhe pse pergjigja e bashkësisë ndërkombëtare në këtë pyetje gjatë konfliktit në Libi në vitin 2011 ishte ndryshe nga qëndrimi që ka marrë ndaj konfilktit aktual në Siri, të gjitha anët duket se e kanë përqafuar idenë se bashkësia ndërkombëtare e ka rolin e saj në mbrojtjen e jetëve të pafajshme dhe në promovimin e paqes.
Si përfaqësues i popullit të Kosovës, ju falënderoj për veprimet e guximshme në vitin 1999, si dhe për ndihmën tuaj të vazhdueshme për shtetin tonë të ri. Shpresojmë se do të mund tju bëjmë krenar edhe më tej dhe do të mund të shndërrohemi në partnerin tuaj të mirëfilltë.