Kombi shqiptar, shëmbull i tolerancës fetare
Shkruar nga Kushtrim Gashi
Një ditë duke biseduar me kolegë të punës me rastisi qe të takohem edhe me një koleg timin i cili është biolog me profesion dhe në tryezen tonë të gjithë ishim intelektual, qka me gezojë fakti qe diskutimi dhe debati do të jenë shumë frytëdhënës.
Një nder temat qe e diskutuam ishte edhe çështja e fejes dhe ndikimi i saj në mesin e kombit shqiptar!
Kolegu im biolog në njerën anë thoshte se feja të kombi shqiptar gjatë terë historisë nuk ka pasur ndikim pozitiv, por vetem negativ, ndërsa në anën tjetër potenconte se shqiptarizmi ka pasur ndikim shumë me të madh se vetë feja.
Në rast se ka pasur ndikim shumë me të madh shqiptarizmi se vetë feja të shqiptaret, atëherë cila është e keqja fejes në ketë aspekt, meqense se kjo e fundit nuk paska qen faktor vendimtar!
Me vetë shprehjen se shqiptarizmi ka pasur ndikim shumë me të madh se feja kolegu im e përjashtonte ndikimin e fejes si në aspektin negativ, ashtu edhe në atë pozitiv dhe nuk mund ti thuash në të njëjten kohë qe të dyja sepse ato janë kontradiktore.
Të kombi shqiptar toleranca fetare dhe ndikimi i fejes gjithmonë ka qen për çdo lakmi, bile është shëmbulli më i mirë në Evropë edhe pse përpjekjet e armiqeve përher kanë qen evidente për të përqare popullin shqiptar.
Në mesin e shqiptareve çdo herë ka mbizotruar toleranca dhe kurrë nuk është derdhur gjak për çeshtje fetare, përderisa në vendet tjera të Evropës ka pasur luftra fetare.
Mark Milan kryeministër i Malit të Zi thekson se sa herë që ne përpiqeshim të ndërsenim në Shkodër katoliket kundër myslimaneve apo anasjelltas e kishim betejën e humbur sepse Shqiptaret e kishin ndjenjën kombëtare shumë më të fortë\".
Një nder faktet qe vlen të përmendet se gjatë etapave historike feja në mesin e shqiptareve nuk ka pasur ndikime negative dhe vllavrasese është edhe një seancë e mbledhjes së Lidhjes së Kombeve, më 17 dhjetor 1920, ku delegati i Indisë, duke miratuar e quajtur si vepër të mirë pranimin e Shqipërisë në Organizatën e Lidhjes së Kombeve, nënvizonte:
\"Kur në botë zhvilloheshin ende luftra ndërfetare, në Shqipëri, myslimanët, katolikët e ortodoksët, jetonin në harmoni dhe ishte fakt i shkëlqyeshëm për një vend me shumicën dërmuese të popullsisë myslimane të kishte këtu përfaqësues një të krishterë dhe një prift.\"
Edhe në raportin e fundit të Departamentit amerikan të shtetit për Liritë Fetare Ndërkombetare për vitin 2012, Kosova ze një vend të veqant, ku nder të tjera theksohet se Kushtetuta dhe ligjet e tjera dhe politikat i mbrojnë liritë fetare dhe në praktikë, përgjithësisht, qeveria i ka respektuar liritë fetare.
Kolegu im biolog terë kohën pothuajse e potenconte termin shqiptarizmi, gjë qe me ketë deshironte të aludonte se feja e shqiptarit është shqiptaria.
Edhe vet Pashko Vasa autor i kësaj thenje të famshme nuk ka pasur për qëllim qe të krijojë fe me emrin shqiptaria, por qëllimi i tij ka qen për të kapërcyer ndasitë fetare dhe për t`u bashkuar në emër të çlirimit të vendit për të zgjimin kombëtar të shqiptarëve.
Shqiptaria apo shqiptarizmi nuk është fe edhe askush nuk ka pretenduar se ai të jetë i tillë. Shqiptaria është një tërësi kombëtare, të cilës i takojmë ne si komb, dhe krenohemi se jemi të tillë.
Nuk guxon një njeri i thjeshtë e aq me pakë një intelektual qe ti krijojë vetës një komoditet dhe rehati duke u mbështetur në atë së është një atdhetar i mirë dhe kjo gjë do ti mjaftojë, ashtu sikurse që nuk mjaftojnë që të jesh një besimtar i mirë e të mos bësh asgjë për Atdheun sepse nuk do të mund të kryesh ritualet fetare po qese nuk je i lirë, e gjithashtu do të jesh i humbur dhe jeta nuk do të kishte kuptim nëse mbetesh pa qëllim dhe besim në Zotin e Madhëruar.
Shpesh ndodh qe ti ngaterrojnë të kuptuarit e fesë dhe kombit deri në atë masë sa fillojnë të mendojne se feja dhe kombi kundërshtohen njëra me tjetrën.
Shumë shpesh ndodh sikurse koleget e mi atë ditë qe të anojnë nga njera përball tjetres duke krijuar kështu një betejë mes dy gjerave qe në fakt nuk atakohen fare.
Feja dhe kombi janë si dy anë të faqes së një libri, pra të pandashme.
Shembull qe vlen të permendet se feja dhe kombi nuk konfrontohen në mes veti është familja e komandantit legjendar Adem Jashari, të cilët kanë predikua fenë islame dhe kanë berë kthesë historike në historinë e kombit shqiptar.