29 Dhjetor 2024

“Kombi Kosovar” dhe sindromi austriak

Shkruar nga Arton Musliu

Në një nga rrugët regjionale të  Kosovës dy udhëtarë po lëviznin me një automobil. Njëri ngiste automobilin, tjetri i bënte shoqëri. Vozitësi meqenëse filloi të rritë shpejtësinë, shoqëruesi filloi të frikësohet.

Për rrjedhojë ky i fundit lutë vozitësin që të zvogloj shpejtësinë, në të njejtën kohë i bënë me dije se nuk është shumë i sigurt në vozitje. Xhevapi e vozitësit erdhi me shpejtësi të rrufeshme, me plotë vetëbesim, pa menduar dy herë. Për besë të Zotit edhe aeroplanin e vozis, mjafton që ta shikoj pilotin se si po e dhezë atë, vazhdoi ai me vetëbesimin e tij plotë prepotencë.

Të dashur Shqiptarë të Kosovës, ky është realiteti ynë i trishtueshëm shoqërorë. Ky është mjerimi ynë prej profanëve. I dijmë të gjitha pa ditur pothajse asgjë. Në rastin më të mirë i dijmë të gjitha gjërat nga pak, e në fakt nuk e zotërojmë asnjë në tërsi.

Vetëbësimi ynë për  “gjithëdijen” tonë, për mendimin tim formësohet nga tre faktorë. Faktori i parë ka të bëjë me sistemin tonë arsimorë i cili është kriminal. Kriminaliteti i këtij sistemi manifestohet nëpërmjet diplomave të  mastereve e doktoratave të cilat kompenzojnë mungesën e dijes së titullarëve të këtyre diplomave.

Natyrisht, pa i futur të gjithë në një thes. Faktori i dytë ka të bëjë me hapsirën që rrjetet sociale krijojnë për secilin që dëshiron të shprehë atë që e mendon apo që se mendon fare por vetëm e shprehë duke qenë se e ka dëgjuar apo lexuar kalimthi prej dikuj tjetër.  Dhe, faktori i tretë është, nëse jo kriminal, gjithsesi përgjegjës,  kategoria e njerëzve të dijes së njëmendwt. Kjo kategori duhet të flas, ka për obligim të adresojë çështjet për të cilat është e thirrur.

Heshtja e mendjeve të pasura dhe pushtimi i hapsirës publike, sociale, mbase edhe mediale, nga diletantët, profanët, sentimentalistët kombëtarë e nostalgjikët jugosllav, përkitazi me debatin e dhezur për kombin shqiptar dhe atë potencial kosovar, është vetëvrasje shoqëroe. Nuk duhet të heshtet. Duhet të flitet. Me argumente, pa paragjykime, me komparacione. Debati megjithëatë sjellë diçka.

Përkitazi me kombin si kategori politike dhe sociologjike janë shkruar shumë libra. Kan shkruar shumë autorë. Mirëpo, edhe përkundër përpjekjeve, askush deri më tani nuk ka arritur që të sajoj një definicion rreth se cilit shumica do të pajtoheshin. Etnia, kombi, nacionalizmi, populli, populli minoritar, minoriteti kombëtar, minoriteti etnik, grupet kombëtare, komunitetet kulturore, ato religjioze, të gjitha këto nocione në doktrinën juridike dhe sociologjike janë relative. 

“Le të vendosë populli”! Ishte doktrina e Presidentit amerikan Wilson, për vetëvendosjen. Robert Lansing, Sekretarë i Shtetit, duke ironizuar me Presidentin, ndër të tjera kishte thënë se  “populli nuk mund të vendosë përderisa dikush të vendosë se çfarë është populli”! Nëse doktrina e vetëvendosjes kombëtare e Presidentit amerikan merret si e tillë, atëherë si mund të spjegohet lënia e dy milion Gjermanëve (Gdansi) nën autoritetin e shtetit polak të formuar pas Versajës.

Kombi në përgjithësi kuptohet si komunitet i njerëzve me origjinë (prejardhje), gjuhë, kulturë, traditë, dhe religjion të përbashkët, elemente të cilat konsiderohen si objektive, dhe me vetëdijen e tyre se janë të tillë dhe do të jenë të tillë, elemente këto subjektive.

Tani, dy librat e shenjtë më të përqafuar në botë përgjatë shekujve, Kurani dhe Bibla, përkitazi me prejardhjen  e njeriut kan të njejtin rrëfim. Sipas tyre, i gjithë njerëzimi ka prejardhjen nga Hava dhe Ademi, rrespektivisht Eva dhe Adami. Kjo teori na “detyron” të themi se i gjithë njerëzimi është i një kombi, apo jo. Pra, elementi i prejardhjes së përbashkët është i rrëxueshëm.

Edhe etnia lidhet me prejardhjen e përbashkët, e cila në fakt është e natyrës bilogjike (Donald L. Horoëitz). Ndërkohë që autori George W. White, në librin e tij “Ethnic Groups in Conflicts”, pretendon se etnia ka kuptimin e prejardhjes së përbashkët dhe ka kuptimin e njejtë ashtu sikurse kombi.

Në anën tjetër nëse e origjina apo prejardhja e përbashkët e një komuniteti është element i kombit, si ka mundësi që prej një entiteti etnik, të formohen kombe të ndryshme. Ta zëmë, Serbët dhe Kroatët janë Sllav.

Nëse janë Sllavë i bie që ka qenë dasht të formësohet kombi Sllav dhe jo kombi Serb dhe ai Kroat. E njejta  vlenë edhe për Shqiptarët. Nëse Shqiptarët përgjatë shekujve, si pasardhës të Ilirëve, janë formësuar si komb, a do të thotë kjo se edhe Kosovarët duhet të ndjehen të tillë?  Edhe Gjermanët, si pasardhës të Habsburgëve, ndjehen komb në vete, por a vlenë kjo edhe për Austriakët. Rastë të tilla në botë ka mjaft, mirëpo për këtë duhet të shkruhet më gjatë.

Përkitazi me gjuhën duhet të thuhet se edhe gjuha, si element imanent i kombit, nuk është absolute. Mjafton të përmendet se sot në botë janë afërsisht 5000 grupe të ndryshme etnike, 600 grupe gjuhësore dhe afërsisht 200 shtete. 

Kombe të ndryshme, të veçanta, të cilat flasin gjuhë afërsisht të njejtë janë Serbët dhe Kroatët, Suedezët dhe Norvegjezët,  Çekët dhe Sllovakët, Anglezët, Amerikanët e Kanadezët, Spanjollët e Portugezët me një pjesë të konsiderueshme të kombeve të Amerikës Latine. Në anën tjetër, në Indi flitën shtatëmbëdhjetë gjuhë të ndryshme.

Ndërkohë që në Spanjë gjuha baske dhe ajo katalanase janë gjuhë të ndryshme nga gjuha kastilinane. Gjë që e vë në pikëpyetje ekzistimin e kombit Spanjoll. Gjuha ka pasur rol të madh edhe në sajimin e identitetit kombëtar të Latvisë, Estonisë dhe Lituanisë, ashtu sikur edhe në Bullgari. Duhet theksuar gjithsesi se ka shtete entitetet etnike të të cilave flasin gjuhë të ndryshme, kan prejardhje të ndryshme, por kan religjion të njejt.

Një element tjetër me rëndësi është religjioni. Religjioni ka pasur impakt të madh në formësimin e kombit Kroat, Serb, Bullgar. Kombin kroat në masë të konisedrueshme e ka influencuar Krishtërimi Katolik, ndërkohë që atë Bullgar dhe Serb Krishtërimi Ortodoks. Mirëpo edhe këtu nuk mund të themi se religjioni është element i pa rrëxueshëm i kombit. Kombi Gjerman është Katolik dhe Protestant, Kombi Shqiptar  edhe më religjioz.

Relativizimi i këtyre nocioneve është një gjë që nuk mund të kapërcehet. Mirëpo, eksplorimi i një tematike të tillë kërkon kohë, studim, komparacion dhe profesionalizëm mbi të gjitha. Prandaj këtu do të ndalem për shkak se është e pamundur që t’i ipet përgjigjje këtyre dilemave përmes një opinion të shkurtë.

Në këtë kontekstualitet politik dhe juridik, duhet ta kemi të qartë se formimi i shteteve mbi bazën e kuadrit territorial dhe jo etnik, ka bërë që pjesë të caktuara të kombeve të mbeten jasht trungut kombëtar. Shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Çamëri, Serbët nw Bosnjë e Kroaci, një pjesë e Armenëve në Azerbejxhan, Somalezët në Etiopi, Keni dhe Gjibuti, e plotë raste të tjera gjithandej nëpër botë.

Gjithashtu duhet theksuar se si rezultat i vetëvendosjes territoriale entitete të veçanta etnike dhe kombëtare kan mbetur brenda shteteve tjera. Abkhazët dhe Osetianët në Gjeorgji, Armenët (Nagornih Karabakh) në Azerbejxhan, Çeçenët në Rusi, Hungarezët në Serbi dhe Rumani, Sikhwt nw Indi, Tamilwt nw sri Lankw, Kuebekasit nw Kanadw, Katakunasit dhe Baskwt nw Spanjw e shumë e shumë raste të tilla gjithandej. Nuk mund të mos e potencoj edhe faktin se megjithëate ka shtete monoetnike. Në Europë me gjasë është vetëm Islanda, ndërkaq në Afrikë janë Svasilendi, Botsvana, Lesoto dhe Somalia.  

Ajo që dua të them për fund përkitazi me ekzistimin potencial të kombit kosovarë ka të bëjë me elementët subjektivë të kombit. Kombi si kategori politike dhe sociologjike nuk mund të formohet, por as të qëndroj, pa ndjenjën e të qenurit si i tillë dhe pa vullnetin politik të tij  që  të ardhmën e vet ta projektoj si të tillë. Ky është një proces gradual. Vetëm koha do ta dëshmoj. Nuk mjaftojnë, vite e dakada, duhen shekuj gjithsesi. Në këtë ecje të gjatë dhe përmes kësaj ecje të gjatë rezultat do të ketë gjithsesi.

Ajo çfarë unë druaj, është sindromi austriak. Austriakët janw “bashkuar” dy herë brenda 30 viteve të bashkohen me Gjermaninë, dhe atë në mënyrë institucionale.

Në të dy tentimet ka dështuar për shkak të refuzimit të komunitetit dhe të drejtës ndërkombëtar (neni 80 i Marrëveshjes së Versajës dhe neni 4 i Marrwveshjes mbi formimin e shtetit tw Austrisw , e vitit 1955).

 Pas Luftës së Dytë Botërore në Austri ka nodhur një prerje, një lëvizje e madhe politike e cila synonte prerjen pwrfundimtare tw idesw kolektive pwr Anschluss-in dhe  krijimin e kombit Austriak. 60 vite më pas, Kosovën, siç po duket e ka kapluar sindromi austriak.

… elaborimi për këtë temë vazhdon….vazhdon…. Just, take it easy!
 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)