Komandant urime datlindja heroi i yn
Shkruar nga Avni Ajeti dhe Ali Hertica
Sot më 1 Nëntor 2016, festojmë 54 vjetorin e lindjes së Kryetrimit shqiptar, shenjtëria e tij , Komandanti dhe themeluesi i UÇK-së, Zahir Pajaziti.
Në këtë datë dhe në këtë muaj madhështor, të lavdishëm dhe sublim për kombin tonë , lindi shpresa dhe guximi, mburoja dhe qëndresa shqiptare kundrejt regjimit hegjemonist serb.
Kur stuhitë dhe fortunat shoveniste dhe serbo-madhe gllabëronin trollin dardan me synime e plane të gatuara që nga Garashanini e këndej, me qëllimi.
Në këtë datë dhe në këtë muaj madhështor , të lavdishëm dhe sublim për kombin tonë, lindi shpresa dhe guximi, mburoja dhe qëndresa shqiptare kundrejt regjimit hegjemonist serb .
Kur stuhitë dhe fortunat shoveniste dhe serbo-madhe gllabëronin trollin dardan me synime e plane të gatuara që nga Garashanini e këndej, me qëllimin e vetëm, spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë, Zahir Pajaziti ngriti tytën e pushkës dhe u tha jo këtyre politikave asimiluese të Milloshqeviqit.
Zahiri i Madh , mori përsipër mbi shpatullat e tija , organizimin e një lufte guerile , e cila la gojëhapur dhe i futi frikën në palcë sistemit diktaorial milloshevian.
Ai bëri një luftë guerile të pastër , luftë e cila gëzoi edhe përkrahjen ndërkombëtare.
Ngase, Kryetrimi kishte në plan një luftë të drejt dhe çlirimtare nga okupimi shekullor i Serbisë.
Ai vuri themelet e para dhe bazamentin e krijimit të një ushtrie gjithëpopullore, të mirëorganizuar dhe të totalisht të fokusuar në çlirimin e vendit.
Zahiri është simboli dhe kreatura e rezistencës së armatosur shqiptare kundrejt regjimit serb.
Ai njihet edhe për koordinimin e të gjitha strukturave ilegale në Kosovë dhe më gjerë, me të vetmin qëllim , t\'a bëjë Kosovën të lirë dhe t\'a dërgoi drejt bashkimit kombëtar.