25 Dhjetor 2024

Koha për patriotizëm real

Shkruar Faik Krasniqi

Sot, më shumë se kurrë është koha për patriotizëm. Por, për një patriotizëm ndryshe nga ai i pushkës dhe gjakut!

Sot patriotizmi duhet të jetë ekonomik. Nëse do të kishim krijuar me kohë një treg të përbashkët ekonomik midis pesë njësive shqiptare që jetojnë në pesë shtete të ndara, do të ishim patjetër njëri ndër shtetet më të fortë ekonomikisht në Ballkan.

Sipër Greqisë dhe Serbisë, do të kishim influencë më të madhe, mbase dominuese në Ballkan dhe do të ishim një nga partnerët më të mirë të Evropës apo SHBA-ve…!

Tregu i përbashkët ekonomik do të rriste ndjeshëm idealet, identitetin, personalitetin dhe dinjitetin e shqiptarit! Cilësi të domosdoshme për të zhvilluar virtytet dhe për të shkatërruar veset të cilat i ka stimuluar kaq shumë kjo kohë e tranzicionit, si vazhdim i asaj të diktaturës!

Por, një treg i konsoliduar ekonomik, e tmerron klasën politike shqiptare, sepse do t\'ia rrezikonte burimet e fitimit. Pasi ai do të funksiononte me norma dhe ligje.

Një funksionim i tillë do të zgjonte domosdoshmërisht edhe patriotizmin, të cilin e mohon Lubonja sot, por që nuk mund ta mbrojë dot as Fevzua në një emision, dhe ca më pak një forum si mbi një faqe gazete.

Nuk është turp të shprehesh hapur, por nuk është as nder të thuash gjëra të turpshme sikur bëjnë shumë njerëz, qoftë nëpër emisione televizive, qoftë nëpër forume, sapo t\'u jepet rasti. As idealizmi, as patriotizmi, as atdhedashuria, por as besimi në Zot nuk ngrihen dhe as ushqehen në boshllëk, me fjalë sokaku, me thashetheme...

Shumë njerëz i manifestojnë këto dobësi. Lodhën gojën në vend se të përdorin hundën për frymëmarrje.

Nxjerrin konkluzione dhe imponohen, kur thonë se nuk shikojnë emisione. Udhëzohen sapo nxjerrin sëpatën nga nën-bluza se çfarë duhet të bëjnë shqiptarët me Shqipërinë. Flasin për unitet fetar për vende që kanë pajtuar me dhjetëra besime dhe ideologji...

Më vjen keq që bëhen personazhe dhe të denjë për antenën. Por, meqë ka rëndom tipa të tillë nuk është e sjellshme të rrish e dëgjosh se më shumë dëm i bëhet atyre se çështjes!


(Autori është redaktor në gazetën e përditshme\'\'Lajm\'\')

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)