Koha e rrahagjoksëve
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Mos mendo se je i madh vetëm pse sapo të ketë lindur dielli, hija e trupit tënd është e madhe. (Confucius)
Tashmë kur lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së është larguar pa ndonjë problem nga xhandarmëria sërbe, nga vendi para Kuvendit Komunal të Preshevës, ku qëndroi vetëm dy muaj, më kujtohet një detaj i cili ndodhi pas një takimi që pati pasur delegacioni i liderëve të Luginës së Preshevës me njerin ndër liderët kryesorë kosovarë dhe kuptohet pas fjalëve shumë të mëdha që foli, sidomos njëri nga liderët preshevarë, me të dalë në korridor, njëri nga liderët tjerë preshevarë iu drejtua paksa duke qeshur me fjalët: Tash shtrëngoje
se nuk është fer të japësh kaq premtime dhe kërcënime të mëdha
Përgjegjia ishte: Ska problem, di unë çka flas e mos ta
.
Nuk dua ta akuzoj këtë lider lokal për këto qëndrime të tij të zjarrta, sepse kam bindjen se më së paku është fajtor për këtë gjendje të krijuar edhe pas intervenimit të xhandarmërisë sërbe, por është një fenomen gjeneral që po na përcjell, pothuaj, gjithë neve shqiptarëve, në veçanti liderët në të gjitha trojet shqipëtare, e që ka të bëjë me deklaratat në afekt inercioni, të pamatura mirë, gjithnjë po ngutemi nuk po e vlerësojmë realisht veten kush jemi e sa jemi, po i nënvlerësojmë të tjerët dhe në momentet më të duhura nuk po kooperohemi si një trup, domosdoshmërisht, me ata që e kanë fuqinë e diplomacinë, dhe nuk po ia dimë, në radhë të parë, hallin vetit.
Deklaratën dhe reagimin e këtij lideri po e ndërlidh edhe me pankartën kryesore të paraqitur nga Plisat, po ditën kur u largua lapidari e që rezultoi me një protestë nëpër rrugën kryesore Nëna Terezë në Prishtinë, ku shkruante: Qeveri, shko në Veri kallëzo forcën me Serbi, mos u bëni ju tradhtarë se ju vret populli shqiptar.
Po këtë ditë, pati edhe mesazhe e opinione të shumta, nga qytetarë nga Presheva, por edhe viset tjera, të cilët kuptohet nën emocione shumë të arsyeshme, iu adresuan në mënyrë shumë ironike drejt Qeverisë në Prishtinë dhe Tiranë duke i falënderuar për ndihmë
në këto momente, në të cilat po kalon Lugina e Preshevës.
Sa i përket Qeverisë në Tiranë (jo vetëm kësaj qeverie aktuale), mund të themi se ka kohë që patriotizmi dhe atdhedashuria në këtë shtet ka kohë që ka vdekur dhe tashmë është varrosur, hiq deklaratat folkloriste, dhe për konsum të brendshëm elektoral, e për përfitime, që po i bën edhe lidershipi aktual në Shqipëri, sepse me keqardhje mund të numërojmë shumë raste kur shteti shqiptar është treguar më respektativ karshi Serbisë, Greqisë e të tjerëve sesa ndaj shqiptarëve të Kosovës. Maqedonisë, Luginës së Preshevës
! Kjo është argumentuar edhe gjatë kohës së Xhaxhit, edhe gjatë embargos
edhe nga Edi, por edhe Sala.
Me të drejtë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, ditë më parë alaramoi opinionin kosovar me një të dhënë shqetësuese dhe shumë irrituese për ne kosovarët se në Shqipëri kurrë nuk ka qenë më shumë prezent biznesi dhe tregtia serbe sesa viteve të fundit, kurse bizneset kosovare edhe nëse janë hapur në Shqipëri nuk po mund ti mbijetojnë skenarëve dhe presioneve të pista, që vijnë pikërisht nga zyrtarë të këtij shteti vëlla.
Sala nëse do të tregojë se është vërtet patriot karshi jo vetëm ngjarjeve në Preshevë e që po e bën me deklarata bombastike, mesazhin dhe selamin më të qartë mund ta dërgojë dhe ta fuqizojë sikur të largonte barakat në Morinë dhe të lejonte që produktet kosovare dhe ato preshevare të futen në tregun shqiptar pa procedurë doganore e peripeci dhe me këso veprime do të çonte selame edhe në Beograd, por edhe të tjerëve, dhe do të tregonte se vërtet Jemi një
Sa i përket edhe Qeverisë së Kosovës, pos tjerash, edhe në raport me ngjarjet në Luginë të Preshevës, gjithashtu, të gjithë liderët patën deklarata, sipas momentumit dhe interesit për të përfituar poena politikë, por edhe prej cilave anë jepeshin dhe para kujt deklaroheshin, por një gjë që duket haptas dhe nuk do shumë koment e analizë.
Kosova me kapacitetet që ka, me këto institucione të brishta dhe e monitoruar dhe e menaxhuar në sferat më vitale nga ata që kanë edhe fuqinë edhe forcën, kur Serbia në Kosovë ka hyrë dhe po hyn kur po do e kah po do dhe po ia përdhos policët e Kosovës e po ia kidnapon kur veriu është krejt me ikonografi serbe e i ambientalizuar si të ishte Shumadi, me pushtet të Beogradit e aspak dhe me asgjë nuk i gjason Kosovës të presësh që të prishin rahatinë, për Juve preshevarë ky lidership është utopi dhe e pabesueshme, sepse ku ka më mirë se të jesh në pushtet në Kosovë, apo të udhëheqësh se aty ku popullata është shqiptare.
Pra fajet i kemi ne të gjithë për gjendjen në të cilën jemi dhe ku jemi. Edhe liderët e juaj janë pothuaj një brum, apo edhe më të zinj, andaj kthjelluni dhe punoni e mos pritni tju vajtojnë, mallkojnë, ata që kanë probleme me vetveten.