Koha e patriotizmit modernë
Shkruar nga Adrian Z. Kamberi
Politikanet Shqiptar, në veçanti Vetëvendosja dhe Aleanca Kuq e Zi dita e ditës në mediet tona, rrisin dozën e tyre të patriotizmit, duke kërkuar me ngulmë bashkimin kombëtar, por nuk janë vetëm këto dy subjekte politike shpeshherë dalin në skene edhe individ të tjerë, të cilët çështjen e bashkimit e shfrytëzojnë për famë e Like (pëlqime) duke ju shitur njeri-tjetrit me patriot, më atdhetar, madje ata duken edhe me patriot se Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Së pari këta duhet ditur se koha e këtij lloj patriotizmi ka kaluar dhe bashkimi kombëtar nuk është Kosovë - Shqipëri, bashkimi kombëtar është bashkimi i gjithë trojeve Shqiptare, ndërsa bashkimi i Kosovës me Shqipëri është bashkimi vetëm i dy pjesëve Shqiptare.
Por realisht a është koha e bashkimit?! Për gjithë këtë lëmsh politikë i cili sa vjen e shtohet, sidomos kur jemi ne prag të zgjedhjeve apo të ndonjë marrëveshje të rëndësishme për fatin e Kosovës, duhet të themi se jo, Kosova dhe Shqipëria janë larg bashkimit të tyre, dhe këtu nuk janë fajtor vetëm politikanet, pjese të fajit bart secili qytetar shqiptarë.
Për mos bashkimin e këtyre dy pjesëve Ilire janë shumë faktor, që nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë (28 nëntor 1912) e deri të lufta e fundit në Kosovë (1998-1999). Lufta kjo e cila u bë për çlirim nga armiku e jo për një bashkime, ani pse trimat dhe trimëreshat në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këndoni për Shqipërinë Etnike, por politika ushtarake dhe shtetërore e atëhershme e Kosovës, kishte në mendje vetëm çlirimin dhe krijimin e një shtetit të ri Shqiptarë në Evropë.
Pastaj mos përfshirja direket e Shqipërisë në lufte e Kosovës, kur vëllai nuk hynë në luftë për vëllanë tij atëherë mos prit një ribashkim të tyre, e shumë arsye të tjera.
Andaj gjithë këta që bërtasin rrugëve, medieve, portaleve e në facebook janë patriot të votave dhe të lekeve, ëndërrimtar të një karrige udhëheqëse.
Patriotizmi nuk është asgjë tjetër veçse dashuria për atdheun e për popullin e vet dhe gatishmëria për t'u shërbyer atyre me besnikëri, ndjenja e lartë e detyrës për të mbrojtur me vetëmohim interesat e atdheut dhe të popullit të vet; atdhetari.
Andaj secili nga ne duhet të jemi pak patriot edhe pse lufta ka përfunduar, armiku është largu deri ne Mitrovice, jemi nën udhëheqje shqipfolëse nga vëllai ynë edhe pse me shumë të meta që kurrë nuk i kishim planifikuar. Prandaj koha është për patriotizëm modernë.
Çka në të vërtet tentoj të quaj patriotizmi modernë. Koha që të marrim armët, të brohorisim rrugëve, të kërkojmë çlirimin e vendit, të sulmojmë pushtuesin, të protestojmë dhunshëm deri ne vdekje, u ka kaluar koha, ne duhet në mënyrë intelektuale dhe institucionale ti ndjekim proceset, gjithsesi se jam pro protestave paqësore kundër proceseve negative në vend.
Të protestojmë dhe të kërkojmë të drejta tona, të mbrojmë historinë, traditën, kulturën, të mbrojmë kushtetutën etj..
Është e tmerrshme kur para disa ditëve në pjesën shqiptare të Maqedonisë, shqiptarët përkrahnin kryeministrin turk Erdoganin, pasardhësin e armikut të tyre, falë sundimit të tyre ne jemi kaq larg shtatëve perëndimore, jemi të ndarë e copëtuar në disa shtete.
Është çështje personale e secilit por, do ishte me e udhës sikur këta vëllezër shqiptar të kërkonin të drejta për shqiptaret në Turqi, të cilëve ju mungoj edhe ato elementare, sa të përkrahim kryeministrin e tyre (shqiptareve ne Turqi) që nuk ju jep të drejta, të përkrahim Kosovën dhe Shqipërinë për një integrim në Evropë, të përkrahin shqiptaret në Rumani, Argjentinë, Serbi, Mal të Zi, Greqi e në vende tjera, sa të mbrohet Erdogani.
Ditë me parë në Kosovë na nderoj një shqiptarë, misionari Branko Manojlovski, i cili ishte thuajse i asimiluar krejtësisht në maqedonas dhe ai po punon me të madhe për çështjen kombëtar, rikthimin e shqiptareve të asimiluar në rrënjët e tyre, për të cilët nuk janë vetëm ata fajtor dhe regjimi sllav që arriti ti asimiloj por edhe secili shqiptarë që nuk i përkrahi dhe i injoroj, pastaj rastin e priftit shqiptarë në Argjentinë, Arzobispo Aleksander, i cili me flamur Shqiptar predikonte në Meshën Shenjte për një pjese shqiptare që jeton atje, për të cilin po mos të dilte ky prift në skenë ne nuk do dinim as që ekzistojnë, që i kanë shpëtuar asimilimit dhe kanë ruajtur gjuhen dhe atdhedashurinë
Udhëheqësit tanë duhet të punojmë konkretisht për forcimin e identitetit shqiptarë dhe një lidhje të qëndrueshme shqiptare në gjitha vendet ku gjendemi, si p.sh. një takim liderësh i gjithë udhëheqësve shqiptarë, nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Romania, e deri në Argjentine e Australinë e largët.
Unifikimin e teksteve shkollore të paktën atyre fillore, hapjen e shkollave shqipe pse jo edhe private nëpër shumë vende ku ka shqipfolës, duke ruajtur historia, kultura dhe gjuhen ne do jemi me të fortë, sidomos në këto momente kritike që po kalon identiteti jonë, kur edhe të zgjedhurit e popullit në parlamentin e Kosovës kundërshtojnë historinë, madje shkohet aq larg saqë të gjithë paraardhësit tanë i quajnë të paditur.
Kjo është mënyra e vetme e forcimit shqiptarë dhe e bashkimit të tyre, e rëndësishme është të jemi të unifikuar , të ekzistoj raporti shqiptaro-shqiptarë, kjo është ajo që na duhet, fundja pse ekziston ministria e Diasporës në Kosovë?