29 Dhjetor 2024

Koalicioni PDK - LDK realitet i ngërçit

Shkruar nga Blerim Burjani

Ky koalicion  shumë interesant ndodhi  pas ngjarjeve shumë dramatike më për plotë paqartësi, dhe luftë politike në mes spektrit opozita dhe fituesit të  zgjedhjeve.

Shumë  mendime dhe analiza pa vend dhe shumë njerëz të cilët pretendonin që dini diçka nga realiteti politik i vendit dështuan,  u patën lodhe do TV private duke thirrur njerëz të njëjtë  për të përkrahur opozitën dhe bllokun pa ndal, duke thirr për çdo natë njerëz të njëjtë për të folur, edhe pse shumica e  tyre nuk paraqesin asgjë për shtetin tonë, ata moti kishin dështuar qysh në fillim , dhe ishin marr me grumbullim dhe retorik boshe për 5 muaj me radhë .

Shumë entuziast të cilët dëshirojnë të kenë hise në politik janë marr me këtë temë, realisht kjo temë është valide vetëm për disa prej neve që njohim mirë këta njerëz që sot përbëjnë  jetën politike e plotë 14 vjet flasin “kush është prej tyre më  I mirë prej tjetri?  Realisht dhe objektivisht kjo skenë dhe këta njerëz janë të njëjtë pa dallim,  a janë pozitë a opozitë. Prandaj nuk ka nevojë shumë me u shqetësua se janë bërë koalicion ose të ishin  edhe ata  tjerët me këta, te gjithë janë të njëjtë.

Më rëndësi me funksionuar shteti se për ta ne e dimë si funksionojnë? Dhe si kanë funksionuar. Pas të gjitha këtyre gjerave për 5 muaj me radhë jemi marr më kurrgjë, dhe epilogu në fund është “kurrgjë”.

Unë kam thënë moti se këto subjekte politike asnjëherë deri me tash nuk kanë sjellë asgjë tjetër vetëm interes të tyre dhe për familjet e tyre dhe rrogën të cilën e kanë marr për veti. Përderisa politika vazhdon te jetë kreacion dhe interes i dorës parë në Kosovë- jemi larg zhvillimeve evropiane, dhe se ne po merrem vetëm me këta njerëz të dështuar prej kur janë në pushtet.

Kam vërejt disa pesimizma të disa të tjerët gjoja “se e kanë e ditë e se kanë ditë “, që këta bëhen bashkë me qeverisë, u dukshin qesharak sikur disa njerëz të panjohur që kanë hapur portalla me u bë analist dhe më u marr me politik.

E vërteta e jonë politike shihet në rrugë e shtetit dhe në autobusët që nisen drejt perëndimit, e disa njerëz të pushtetit nga këto parti të gjitha së bashku po i vajtojnë dhe po I lëvdojnë njëkohësisht njerëzit të cilët e kanë lëshuar vendin moti dhe jetojnë jashtë, një pjesë e këtyre njerëzve të emëruar ministra e  ambasador shkojnë e mbajnë fjalime se ne kemi një diasporë të mirë,  por po harrojnë se ne jemi prodhuesit me të mëdhenj evropian të njerëzve të migruar dhe emigruar, për plotë kampe kudo në shtetet e Evropës janë produkt i një politike të sotme dhe te dikurshme.

 Disa njerëz ne momentin e fundit para zgjedhjeve prej ministri e ministre shkuan u benë ambasador e çka jo tjetër,  duke ditur se ambienti dhe klima në vend nuk është më e mire,  dhe se nuk e dini fatin e tyre pas zgjedhjeve dhe shkuan para kohe për tu rehatuar  dhe jetuar në gënjeshtra se ata janë dikushi  dhe përfaqësojnë diçka atje? Pra edhe ata shkuan për interesa të tyre  dhe i rehatoj partia.

Kam dëgjuar dëshpërime të njerëzve të opozitës për koalicion, s’ka dëshpërim në politikë ose je për këtë punë pra për politik ose  nuk je, asnjëherë në politikë s’ka “tradhti” ka inteligjencë dhe mençuri, kush kënd po e lenë në lloçë”, ashtu ata dikur si i kanë lanë njerëzit në lloçë, e  tash edhe I kanë lanë tjerët, andaj s’ka çudira këtu, pushteti  he gara për pushtet është virtyt i pluralizmit politik.

Pasi u benën horë para qytetarëve dhe bashkësisë ndërkombëtar u bë një gjysmë marrëveshje për dalje nga ngërç politik

 Koalicioni interesant në mes dy  gjigantëve politik në vend ndodhi pasi u dekonspirua politika e një subjekti LDK, e cila me mjeshtëri ashtu si kam thënë shumë herët me parë :se LDK po tregohet mjaftë inteligjente për interesa t e veta,  arriti të korrë fitore dhe të ruaj ndikimin si partia me e madhe opozitare e shtetit, pak kush kishte menduar si unë  e asnjë tjetër kur pata thanë shumë muaj më parë se po që se LDK hynë në koalicion me PDK atëherë e tërë ishte lojë  politike e të mençurve, LDK arriti të ofrojë poste të pa ekzistueshme për tjerët në opozitë duke ditur tërë kohën se ky koalicion është antikushtetues dhe asnjëherë I mundshëm që të qeverisë më shtetin.

LDK arriti të ruaj liderin tyre politik dhe arriti të tejkalojë krizat e brendshme partiake pa reformë pa mbajt zgjedhje të brendshme politike.

Çka më tutje?

Sillu sillu botë e vjetër, shumë mirë u bë, opozita shpëtojë prej dështimit të mundshëm në zgjedhjet që mund te ishin t ë jashtëzakonshme, arritën të jenë të punësuar në “Kuvendin e Kosovës” për katër vjet me radhë, të gjithë ambasadoret e PDK u gëzuan që ata arritën të mbesin në pushtet,edhe ministrat aktual u gëzuan përtej mase, pse jo?

Ata janë figura potenciale të mbesin në këto pozita ose te iu ndërrohen vetëm vendet ne dikaster qeveritar. LDK vetëm ka mbet edhe nëse mundet me marr pozitën e kryeministrit edhe ata të gjithë janë të lumtur dhe t ë kënaqur ,por edhe nëse jo, mirë bëhet më rëndësi që shteti me  funksionuar.

Pozita e presidentit është e nxanun deri me 2015, s’ka kurrgjë vetëm nëse e shkarkojnë presidenten me 2/3 që mirë ish kanë edhe të gjithë ishin rehatuar në pushtet për katër vjet me radhë.

Shumë bukur pas një kohe dy a tre vjet, mund të dehet dikush nga ky koalicion dhe në ora 1 të natës të thotë se u prish qeverisja edhe super “për të gjithë”, rehatohen në ndërkohë shumë njerëz partiak nëpër borde, ambasada, e poste sekretari pastaj mirë bëhet …

Ç ka do të ishte mirë tash për këtë koalicion?

Nëse veç dëshirojnë të ndalin praktikën e keqe të qeverisjes së shtetit do të kishin hartuar një program për të dal nga kriza e vlerave brenda shtetit tonë.

1. Ky koalicion do ta lente  gjyqësorin dhe prokurorin me punuar në mënyrë të  pavarur ;

 2.Të distancohen prej njerëzve që  janë të dyshuar për vepra t ë ndryshme penale dhe dosjet do ti kishin dorëzuar  apo do  të bashkëpunonin me EULEX dhe Gjykatën Speciale.

3.Do të zgjedhin në pozita ministrore njerëz që nuk kanë qenë deri me tash në pozita dhe ata  te jenë teknokratë  profesionist.

4.Do të shpallnin konkurs për të gjitha pozitat e ambasadoreve jashtë vendit për këtë të ndërtonin panel profesional për përzgjedhje.

5.Të punojnë në drejtim të rimëkëmbjes ekonomike  të shtetit pra të formojnë Fondin për Zhvillim Ekonomik të vendit;

6.Të vazhdojnë dialogun me Serbinë, për të arrit në fund  një marrëveshje për fqinjësi të mirë;

7.Të punojnë në drejtim të rimëkëmbjes së sistemit shëndetësor.

8.Të punojnë në drejtim të konsolidimit të sistemit arsimor në vend.

9.Të mbrojnë kategoritë e varfra dhe invalidët e luftës në mënyrë adekuate dhe institucionale.

10. Ta rishikojnë procesin e privatizimit.

Normal s këto gjera do të ishin të mirëseardhur për qytetarët e lodhur dhe të rraskapitur nga pa aftësia dhe interesi partiak dhe individual I partive politike.

11.Te  bëjnë reformën kushtetuese  dhe reformën zgjedhore
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)