Koalicioni hakmarrës

Shkruar nga Valë Rudari
Të dielën pas mesnate më 08 qershor 2014 Partia Demokratike kishte fituar zgjedhjet, duke lënë prapa Lidhjen Demokratike, të tretën Lëvizjen Vetëvendosje, Aleancën e Kosovës dhe Nismën për Kosovën ne krye me Fatmir Limajn, Jakup Krasniqin që befasisht kalon pragun, dhe Aleanca Kosova e Re që njëherë përnjëherë mbetet jashtë. Befasitë nuk u ndalen!
Ende pa u publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare Nisma për Kosovën në krye me Fatmir Limajn, me Lidhjen Demokratike të Isa Mustafës, dhe Aleanca e Kosovës e Ramush Haradinajt, dolën me një marrëveshje trepalësh me përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje për ta formuar qeverinë.
Ata dolën me një marrëveshje e cila do ti jepte fund një qeverisje te dikurshme, sepse sipas tyre mjaft ka qeverisur korrupsioni. Këto i thotë pandërprerë edhe Jakup Krasniqi duke harruar se dikur ai na qeveriste po në atë qeveri të korruptuar, dhe më e keqja që flet për të kaluarën se si kanë arritur të fitojnë, ai thotë duke vjedhur vota
Çudi!! Ku ishte Jakup Krasniqi atëherë me na tregu, besoj se do të ishte më interesante sa ishte pjesë e Partisë Demokratike, por Krasniqit si duket po i konvenonte edhe tash po i konvenon. Ramush Haradinaj nga AAK, nuk ishte keq me vota, as nuk është keq me pozitat të cilat i kërkon, prej që kishte provuar para disa viteve karrigen e Kryeministrit, ai e kërkon me çdo kusht edhe tani dhe si duket i ka bindur Mustafën e Limajn dhe nuk ka kthim prapa. Isa Mustafa pati thënë në qoftë se nuk i fiton zgjedhjet do japë dorëheqje.
Nuk fitoi. As dorëheqjen nuk e dha. Ishim mësuar me ngrënien e fjalëve të politikanëve tanë, mirëpo këtë here Mustafa përnjëmend e theu besën, ai si duket po e kompenson këtë me marrëveshjen që ëndrrën për kryeministër ia hedh poshtë, ëndrra i mbetet ëndërr edhe pse ka mundësi ta bëjë realitet, por diçka po zihet
Përveç kësaj Mustafa do ti humb votuesit pak nga pak sepse ata e duan kryeministër por ne rregull se atij po i pëlqen kështu dhe këtë po e bën jo për votuesit e tij e as për shtet por pranon çdo kusht që Thaçi mos të jetë prapë ne pushtet duke lënë prapa simpatizantët e Partisë dhe interesin e shtetit.
Një lojë edhe më interesante dhe të mençur po e luan Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, që thotë i përkrah për rrëzimin e qeverisë ama këtë po e bën jashtë loje. Parti me principe që asnjëherë nuk i thyen me vota keq jo, e pas katër viteve mundet edhe me na udhëheq deshëm, sdeshëm. Nëpër fushatat zgjedhore këta politikanë thoshin Populli vendos ,populli i jep fund kësaj qeverie.
Edhe pse kjo marrëveshje ka shumicën prapë nuk po u intereson vendimi i popullit Populli e deshi Hashimin por kësaj radhe mbeti vetëm nuk iu bashkua askush. Kur simpatizantët e PDK-së po festonin të dielën ai nuk dukej fare, sepse asnjëherë si pat lëshuar këto raste dhe dikur vonë doli uroi popullin dhe partinë e tij. Edhe pse Nisma la hapur mundësinë për koalicion prapë iu bashkua shokëve për luftë për pushtet.
Nisma për Kosovën me udhëheqësit e saj Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin, bashkë me LDK-në e Isa Mustafës, AAK-në e Ramush Haradinajt u bënë bashkë këtë herë, nuk mund ta duronin Hashimin edhe kësaj here në krye vendi pak më shumë po u pëlqente të ishte Ramushi pastaj LDK dhe Nisma për Kosovën të merrnin disa vende në qeveri.
A e lejon Kushtetuta ende spo e dimë? Po japin mendime analistë disa thonë nuk e lejon,disa thonë po, e lejon e më së paku po dëgjohet Enver Hasani. Ai thotë me lexu Kushtetutën e kurrfarë përgjigje nuk jep. Shtrohet pyetja, ku ishin Ramushi, Fatmiri, dhe Isa para zgjedhjeve, pse nuk bënë koalicion? Besoj që tash nuk do të kishin probleme me Kushtetutë, edhe nuk kish me ju ra me lexu.
Duke pasur besim në vetvete u nisën vetë, për një ndryshim, për një shpresë etj etj.. dhe mbaruan tek një mision që nuk po ua qet lehtë tash. Kjo marrëveshje ka një qëllimi të largojë PDK-në, jo për të bërë ndonjë të mirë për shtetin siç dalin me deklarimet e tyre sot dhe synimeve që kishin dikur.
Ramushi prej që ka ardhur nga Haga, thotë Unë Kryeministër, Isa, punonte në atë drejtim, Nisma për Kosovën me Fatmirin dhe Jakupin, veç sa ka hy në këto ujëra e hiç nuk dihet. Sidoqoftë marrëveshja e tyre i ka disa gjëra të mira sepse është shumica dhe dëshiron me zhdukë një qeveri të korruptuar, por këtë marrëveshje e ka kapluar një luftë e ashpër dhe lakmitare për pushtet.
Autorja është studente e gazetarisë në UP