26 Dhjetor 2024

Koalicion me mandatarin

Shkruar  nga Blerim Muriqi

Diku nga fundi i pritshmërive në qytetin tim, duket të jetë rezultimi i zgjedhjeve me qeverisje! Hiq gjë e çuditshme! Të gjithë e dimë se ne kemi pollitikan Nazegji. Edhe që ua kana e presin t’i lusin! Si fundi i axhendës qytetare nuk është dhe aq keq.

Në pamje të parë, duket, sikur heshtja po përpinë gjithçka, gati gati edhe zgjedhjet të quhen të paqena.  Edhe kupolat e Partive po heshtin.

Ato bëjnë se janë në hallin e asnjëjësisë. Thotë populli: hyp se të vrava zbrit se të vrava. Por nuk është tamam kështu. Gjërat duket se po lëvizin më shpejt se herave tjera. Karizma e Ramush Haradinjat dhe pesha e tij në shoqëri sikur po lëvizë teknotikisht skenen. 

Me rëndësi është, se ata thellë në nëndijen e tyre e kanë të ngulitur njnë gjë, pa qeveri nuk bënë të mbetet.

Anijet kozmike sipas NASA-s nuk kthen deri në fund të këtij mandatit. Kështu që nga Marsi nuk do vijë kush t’ua bëjë detyrat e shtëpisë. Për mandatin tjetër mësohemi e nuk do kemi nevojë t’i presim.

Bërja e institucioneve të reja është më shumë se detyrë sot. Me shkuarjen e fundit të Presidentit në Bruksel, u pa, sa e brishtë është shoqëria jonë dhe sa të pavlera institucionet karshi tij.

 Ai, jo vetem se i dhunoj institucionet, por edhe talli shoqërinë tonë. Ai thejshtë, e trajton Kosoven si livadhin e babës Haxhi.

 Atje në Brojë, nuk e di a janë ndarë vlaznisht e sa i ka ra, por këtë Kosoven tonë po e ladron, sikur me i pas ra krejt.

Para se ai ta ndaj me Vuçiqin është mirë të ngutemi, që të pakten ta mbajmë nën kontroll.
Në një intervitë të tijen, Ramushi si mandatar i fituesve të zgjedhjeve gaboj rëndë.

Ndoshta, ata edhe i kanë ndarë kompetencat që në bërjen e koalicionit, por sido qoftë ishte heret t’ia ndezte semaforin për Bruksel Presidentit, sikur dhe bëri kur delaroj në një intervitë në një media, se ai po vinte ta drejtonte Kosoven për hallet e shumta të brendshme të saj e tonat. Derisa, për ato të jashtmet tha: janë presidenti e organizma si ministria e jashtme e komisionet etj.

 Kjo përbën edhe faj kur kemi parasyshë presidentin që nënshkruan gjithçka që i kërkohet e ndoshta edhe çka nuk i kërkohet. Mos ta harrojmë Volfgang Petritch-in çka ka pas thënë për Ibrahim Rugoven.

 Tashmë kemi diçka më shumë. Nënshkrimet e atëhershme të Rugovës po i deligjitimonte në sytë e bashkësisë ndërkomtare UÇK-ja, siq i quante ai “ ata të Malit”.

Sot nënshkrimet merren të jenë nga të zgjedhurit e ligjshëm dhe ato obligojnë. Duhen ndërmarrje të tëra për t’i zhbërë dhe mund të ketë prej tyre që nuk zhbëhen dot.

 Ato që nuk zhbëhen mbse mund të modifikohen si punae marrveshjes për “Bashkësinë serbe”, por ato bartin gjithmonë shumë të këqia brenda vetes. Falja e Debelldes është një marrëveshje e tillë.

Veçanarisht nga marrëveshja e 13 Prillit 2013, ai mund të quhet  varrmihësi i vendit tonë. Populli uroj ta sheh kështu një ditë dhe ajo mos qoftë e largët, se po u vonua nuk kthehemi dot nga rrathët e poshtëm të ferrit ku po na zbret.

Edhe për këtë fakt ata që moren besimin në zjgjedhje duhet të reflektojnë aksion në drejtim të mos lënjes peng të vendit.

Sot, kërkohet jo vetem përgjegjësi, por edhe veprim i shprejt. Në këtë vazhdë, një burim nga LDK-ja thotë se atje po reflektohet përmbajtësisht që vendi të mos bjerë në të panjohura, dhe po përpiqen të mos ketë nevojë për rrjedhje votash me çka do digjeshin disa emra në dobi të një qeverisjeje jo të qëndrueshme, por të lëvizet si tërësi. Lëvizjen si tërësi do e dëshironin të gjithë sot.

 Një qeveri me mbi 61 vota shqiptare në Kosoven me 95% shqiptarë për proceset në vijim është më e pakta që politika mund të na jap në këtë moment ne qytetarëve. Proceset do jenë të mëdha, efektet e rënda dhe përgjegjësia poashtu duhet të reflektojë si asnjëherë më parë.

Poashtu, në të njëjtën linjë përgjegjësie na del të jetë një burim tjetër nga këndi tjetër i skenës VV-ja. Edhe pse shumë karizmatik dhe emër që imponon respekt, ai ka një qasje me praktikë vetvendosëse por mosbllokuese.

 Për të do ishte e pranueshmë një ndihmë Ramushit për ti bërë institucionet nën disa rregulla dhe me marrëveshjen që sapo të kalohen emergjencat e temave të mëdha të shkohet në zgjedhje të reja.

Pra, sipas tij, para se një ngerç, për të do ishte e pranueshme një qeverisje dhe bërje e institucioneve edhe me marrëveshje me VV-në pa pjesmarrje të saj, por një qeverisje jo në mandat të plotë, të marrëveshur deri dy vjeçar.

Pyetja është se: Cili do ishte ai trim a trimneshë, nga antarët e VV-së, që do guxonte të shkonte, me një zjarrë aq të ndezur, në bunkerin e akulltë të Albini Kurtit?!!!

Nga brrenda sot për sot nuk ka! Ndoshta nga Brukseli edhe mund të bëhej! Pse jo, ai ndau përfaqësuesit e VV-së edhe nga shqiponja e gjoksave të krekosur në Kosovën.

Shyqyr që i thirren një herë a shkuan vet, kjo nuk ka rëndësi, se gati po na e mbushnin mendjen në kaq shumë vite, se ata ba vaki e kanë zbuluar falmurin me shqiponjë. Besa edhe bashkimin kombëtar ata e kanë zbuluar, mos tu hyjmë në hak!

Me ba e me i qu zoti ata përtej ujërave, nëse thirrin në telefon, me ju thanë:  Zoti Ymeri, prej përtej oqenaneve po thrrasim, pak ka rëndësi janë Zelanda a Kanada edhe Australia mund të jetë, se për SHBA-të mos të flasim, mjafton me folë në anglisht, dhe telefoni i ndrron nja dy tri duar vdekatarësh deri te Albin qëndrestari.

 Ma merr mendja edhe daten e formimit të VV-së e harrojnë se le ma misionin. Atyre flamurin ua hoqen në Bruksel.

Pa flamur misioni sikur nuk ka lezet. Po ndoshta janë lodhë me të e dojnë me e ndrru. Veç uroj të mos ia bëjnë si Agimi i artë në Greqi. Ata ia kanë pas nisë me flamur shqiptar e përfnunduan në fashizem grek.

Pacolli nuk ka se si të mos e ketë instalu në AKR frymën sociale e solidarizuese. Ai e ka më së lehti. E ka bërë dhe herë tjera. Psh. shkoj te Millosheviqi si vet inicaitivë, siç thotë ai, dhe ia pregaditi takimet Rugovës. Një sakrifikim i denjë për trillerë oskarësh. U sakrifiku, kur kohën e shtrejtë ia mori firmës së tij (një emër mes të paktëve në botë, sidomos në atë të lindjes), dhe nuk la derë pa trokitur kudo ku i kishte mbetur miqësia e painkuadruar jugosllave për njohjet. Ca u bënë realitet, Ca thotë i ka në pritje në telefon.

Thuhet se punoj pa rrogë por dorën në zemër do privatizime e një renovim të pallatit të shtypit edhe i qëndrojnë në ngarkesë.

Përjetoj fatin e një Kryetari të shkarkuar dhe nuk u dekuraju, por vazhdoj me punën sikur të ishte ndalur sa për të pirë pak ujë.

Një zell prej puntori të madh vetmohues, e quajti ai veten nëpër intervistat e tij, por edhe një dëshirues i madh i të mirës për vendin e tij.

 Mes politikës dhe biznesit ai ka zgjedhur jeten në Kosovë. Pse-në e di ai vet! Ne as që do e dimë ndonjëherë sepse është krejt jashtë fokusit shoqëror.

Por raporti i tij me veten, edhe nga ato që reflekton ai në paraqitjet e tij, por edhe nga kërkesa intime që duhet ti jetë bërë nga vllau i madh i koalicionit, në mos si tërësi kaolicioni e që ka shumë mundësi, të pakten ai do shtyhet në krahët e qeverisë Haradinaj, pse jo edhe në tepsinë, siç thotë Rama, të PAN-it.

Mimoza tashmë e relaksuar nga gabimi i përjashtimit të PDK-së nga koalicioni qeverisës në komunën që ajo drejton, por që në fakt ishte efekt ekstaze kolacioniste.

Ajo mësoj se të tregosh besueshmëri të tepruar në një martesë kalicioni nuk është si në martesë çiftesh. Ajo u tregu e paditur dhe kjo do t’ia bëjë rrugën me të pa njohura tëhu në politikë.

Në krahët e VV-së ajo do jetë e veja pa burrë e pa jetima. Një antarësim me përmsa të kalimit të Donikës edhe mund ta merr, Iliri vështirë se do bëjë rrugë tjetër nga ajo që e kishte bërë herë tjetër dhe kjo do nënkuptonte vdekjen e tij edhe politike, sepse si zë tashmë ai nuk vërehet.

Në rast të tillë AAK-ja është treguar bujare e dyerve të hapura sa herë që fatkeqësia ka trokitur në dyert e kujtdo figure të skenes. Ju kujtohet Termokollka e kryeparlamentarit?

Një praktikë e re Koalicioni me mandatarin e fituesit të zgjedhjeve Ramush Haradinajn, do të ishte konstantja e një kthim-ngrirjeje të gjendjes dhe emocioneve elektorale në para koalicionet e Territ LAA dhe PAN, të cilat asfiskuan skenen paszgjedhore.

Një qeverisje e tillë do e u jepte të gjithëve mundësi të shfaqeshin para mbështetësve të tyre me ftyrat e vërteta e që ishin pozicionet e para koalicioneve të fundit dhe Kosovën do ta mbanin në trasen ligjore e funksionale.

Fundja rrita institucionale e vendit dhe mirëqenjes së tij janë më shumë e në radhë të parë konsensus ligjor e të pranueshëm për të gjithë, se sa një shkëndijë mendjeje të ndritur qoftë edhe mbinjerzore.

Po të ketë kaq energji pozitive e vullnete për ta dashur vendin më shumë se katunin tim politik siq thotë Kryeministri Rama, padyshim se sot do i uroja Ramush Haradinjt si kryeministri im. Për kritikat do na mbetej t’ia themi gjatë punës.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)